Vettingu i politikës, zv.ministri i Mbrojtjes: Propozimi i Bashës nuk ka këmbë për të qëndruar, s’ka shenjë barazimi mes...

14 Shtator 2018, 10:41Politika TEMA

Zv.ministri i Mbrojtjes, njëherësh dhe zv.sekretar për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat në PS, Petro Koçi është shprehur se propozimi i kreut të PD për vetingun e politikës nuk qendron.

Koçi ka nënvizuar se nuk mund të vihet shenja e barazimit mes punonjësve të drejtësisë dhe deputetëve, ndaj propozimi i Bashës nuk qëndron dot në këmbë.

“Përsa i përket Vettingut nuk mund të vëmë shenjen e barazimit mes punonjësve të drejtësisë dhe deputetëve.

Sepse gjyqtarët, prokurorët emërohen. Deputetët zgjidhen.

Në rastin e të parëve populli nuk ka asnjë pushtet për të promovuar apo për të larguar prej tyre.

Ndërsa në rastin e deputetëve, zgjedhësit kanë pushtetin për t’ua bërë Vetingun.

Duke i votuar ose jo!

Prandaj propozimi i Bashës nuk ka këmbë për të qëndruar”, reagon Koçi.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje