VIDEO tronditëse: I burgosuri godet me sëpatë në kokë dy policët dhe arratiset

14 Shtator 2018, 10:46Lifestyle TEMA
VIDEO tronditëse: I burgosuri godet me sëpatë në kokë

Ky është momenti tronditës kur një burrë u arratis nga një stacion policor duke goditur me sëpatë  dy oficerë policie. 

Policia kishte arrestuar Vishnu Rajawat, 25-vjeç, dhe një mik të tij, por në vend se t’i mbyllte në qeli i kishin urdhëruar të ulen në korridor pa pranga në duar. 

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur i burgosuri u afrohet nga pas zyrtarëve policorë, Umesh Babu dhe Gajraj Singh, të cilët i godet me sëpatë në kokë. 

Si pasojë e goditjeve të forta që të dy policët rrëzohen në tokë pa vetëdije. 

Sëpatën I burgosuri e kishte marrë nga punëtorët që po kryenin renovimet në stacionin e policisë. 

Por, intervenimi i shpejtë i policisë bëri që Rajawat dhe miku i tij të arrestohen sërish në Madhya Pradesh të Indisë. 

Për fat të mirë të dy policët i kanë shpëtuar vdekjes dhe janë shtuar në spital. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje