Nga Mero Baze
Kompania e biznesmenit Francesco Becchetti, i cili vazhdon një betejë të gjatë ligjore me shtetin shqiptar, ka humbur gjyqin për hidrocentralin e Kalivaçit, dhe është i detyruar t’i paguajë shtetit shqiptar 7 milionë euro.
Vendimi vë në vend dinjitetin e shtetit shqiptar, pasi kontrata e lidhur për ndërtimin e hidrocentralit qysh në vitin 1998, është shkelur dhe zvarritur për vite të tëra, dhe në fund tentoi të mbrohej, duke hapur një stacion televiziv dhe ta paraqiste prishjen e kontratës, si luftë kundër shtypit.
Kësaj strategjie i shërbeu dhe mbledhja në televizion e disa emrave të njohur, deri “showman”, me çmime anomalisht të larta dhe për tregun europian, të cilët nuk gjenin dot më punë pas ikjes së Becchettit, çka tregon dhe faktin se më shumë se sa si gazetarë, ishin paguar si gardianë të një biznemeni problematik me ligjin.
Vendimi u Gjykatës së Arbitrazhit është sukses për qeverinë shqiptare, dhe tregon angazhimin e saj serioz në këtë çështje.
E kundërta ka ndodhur me gjyqin për pallatin e Lulzim Bashës në Vlorë. Qeveria shqiptare me sa duket, nën avujt e dashurisë Basha-Rama vitin e kaluar, jo vetëm që u përfaqësua në gjyq nga avokatja e palës kundërshtare, por lejoi që të bëhej një gjyq skandaloz, bazuar jo mbi thelbin e pretendimit ligjor që duhet të ishte çmimi i kompensimit, por u trajtua si një çështje që kishte të bënte për prishje të paligjshme dhe presione psikologjike e politike mbi “viktimat”.
Ndërsa Becchetti do të detyrohet t’i paguajë 7 milionë euro shtetit shqiptar, vjehrri i Lulzim Bashës, për llogari të dhëndrit do marrë 14 milionë euro, pas një procesi të pazakontë dhe procedure tërësisht të përshpejtuar, me leje politike.
Në rastin e sotëm, kur shteti shqiptar është treguar serioz dhe ka angazhuar studio serioze avokatie, duket qartë rezultati.
Aty ku shteti shqiptar i përdor gjyqet për pazare politike me kundërshtarët e tij, përfundimi është si ai i pallatit të Lulzim Bashës, që edhe pse i ndërtuar në det, në token e askujt, zaptuar nga vjehrri, edhe pse me dokumente të fallsifikuara, kishte marrë legjitimitetin e Edi Ramës, pasi ja kishte konsideruar legale të gjitha shkeljet dhe kishte vendosur t’ia shpronësonte.
I vetmi ankim mund të bëhej për çmimin, por objekti i ankimit është bërë sikur qeveria ka prishur një ndërtim legjitim në mënyrë të paligjshme, duke ushtruar presion politik, dhe kjo bëhej ndërkohë që Rama dhe Basha përjetonin muajin e mjaltit mes tyre.
Gjyqi i sotëm tregon se nëse nuk ke interesa, mund të mposhtësh jo vetëm oligarkët vendas, por dhe ata që kanë emër në botë si të tillë. Dhe kur bën “gjoja”, ndodh që të merr dhe vjehrri i Lulit 14 milionë euro para zgjedhjeve. Të paktën 7 milionë i kompensuam. Dhe 7 na mbetën. Nëse Luli s’ka ndonjë hall tjetër para zgjedhjeve.
Gjyqi i Lulit mund te apelohet…
undefined
Pergezime Mero qe me ne fund po ja fut dhe Rames me ne cikee me “lezet” vecse mendoj se toleranca e tij ndaj Krimeve te Lu-lit eshte me teper merite e ‘GARANTEVE TE TIJ NDERKOMBETARE’ ku fakti qe Luli dhe Rama jane derivate te Sorrosit tentakulat e te cilit shkojne deri ne komandimin e nje Briani qe erdhi si BULDOZER dhe..”nderhyri ” qe ti jepen 14 miljonet Lulit te dilte nga cadra.
.
Ate qe nuk I fal Edi Rames eshte se ne fund shtatorit 2013 deklaron solemnisht se
TE GJITHA V.K.M PAS 23 QERSHORIT 2013 QE JANE TE KUNDRALIGJESHME DO TE SHFUQIZOHEN KU ME KRYESORJA… MBETET DEBIMI I PD NGA NDERTESA E SHTEPISE QENDRORE..
.
jo vetem kaq por CA PS-ISTE FEMRA ME ZE BURRI Kodheli ..Kumbaro& company…deklaruan se nese nuk fusim Berishin ne burg do leme mandatet apo kolltuqet e ministrive..dhe me vone ne vend te deftereve te krimeve te salimatherfuckerit happen bunkaret e Enverit..
.Ju lutem vetem nje krahasim lexoni me kujdes:
Ne gusht shtator 2013 edhe pse zyrtarisht I rene nga pushteti Junta kriminale Berisheste me Nul Nokat dhe Karaosmanen e Bujar Hajvanishanit grabiti SHQUP-IN NE MENYRE TE DHUNESHME DHE TE KUNDRALIGJESHME..dhe PS-ja mbushi breket..
.
Ne problemin e Teatrit Popullor shkon problem deri ne Bruksel dhe merret Europamerika me pordhet e Saliut tyre..
.
Kush I ka fajet ?
.Fajtori eshte ai qe Iha vrasesit Berishe BURRE SHTETI pasi vrau kater qytetare te pafajshem bashek me ministrin e brendshem qe u justifikua VRAVA NE 21 JANAR SIPAS KORNIZAVE LIGJORE >>
.
Cfare duhet te bejme ne kokpalaret ? vetem bejte,..
,qofte per lul kriminelin qofte per rame impotentin qofte dhe per ate buldozerin qe gjeti celsin pikerisht ne 21 janarin qe iku I dha dhurate nje vrasesi plot 14 miljon dollare
..
Kollarisur, menderosur,
Brekegrisur, armatosur
Lehim n’ gajde t’ Saliqenit,
Anes Bunes, buzeLiqenit.
Ku e lame e ku na mbeti,
Lesh e li asht ba shteti,
Dy lekure na rrjep tregtari,
N’kandar te vjedh katundari,
T’rruen e t’qeth qeveritari
E ne mes t’dites t’ha zagari
Sec na vodhen fajdexhinjte
Alimucajt, Gercallinjte
Sec na prene sec na vrane
Futen ne sherr gjithe dynjane
Nga Korthpula ne Qaf-thane
Me rryshfet ktu blehet vorr,
Se han kot ti plumbin qorr
Te kalon makina ne shpine
Ne xhep t’fusin ndonje mine
Ne dritare kioskat mbine
qimet rriten, rrogat hine
.
Hall me vdeke e gjygj me rrnu
Neve dreqi na ka rru !
Pak bame se cna gjeti:
Zihen politikant nde vedi,
Majmen zyrtart si gjeldeti
Me e hangur e ha mileti!
Keq me Salen, zi me Tosin,
Heq malokun, ve qerosin,
Hala ne pershesh kosin!
.
Na premtoi Tosi aqik
U jap paret cik me cik
E s’na dha nji metelik.
Asht pak vetes me lehue name:
Neve Kina na e ka … nanen!
Si do na vej halli mbas tash
Jan ba punet laradash:
Bje per ne bota hashash
Co ne kurva e kallash,
Kurd, kinez e laluc,
Ja bame Evropes tete me puc !
Shume vune kryet ne rrezik,
E n’Evrope nisen me vrik,
Me fitu nonji metelik
Shkum per lesh e dulem te rrum
S’ na lane lesh as nen sume
Ne i bame emrat lesh e li
Jorgo ne pune e Gani ne shpi,
Lukes Zefit nga Ganjolla,
Po i thirrkan mis Fabiola
Cna ndodh ne s’po i ndodhka kuj,
Sa veme kamen n’toke t’huj,
Hup shqiptari si krypa n’uj!
Kush e bani e kujt i mbeti
N’kup t’qiellit thrret mileti:
` Prane detit i palare
Se jane vu katunaret ne gare
Kush e ban mutin sa nji mullar !
Vjen Gjeloshi m’corape t’leshit
Me nji cigare ne maje te veshit
Kryet sa nji mullar me kashte
Tri barre lesh i ka ne kafke
Me ia shtrydh i del vec nafte!
Shtrihet ne rane si garravac
Me nji dore djathe e nji kulac
Mbeshtet kryet mbi kallash
Me i ndejt afer t’ban helaq !
Prane sofres i pangrane
Se jane cue qimet ne hane
Shkon me ble ti ne Parruce
Hyn i veshun e del pa kpuce
……
Sido qe te jene punet me vjen keq qe jashte deshires se Rames ca koqedredhes qe Edi ju thote “garante nderkombetare” po bëjnë Papë një Pirat si Lul Basha qe Arvizu antiambasadori I tha yll ne ngjitje nje vrasesi dhe vetingu I komikut Donald Lu jo vetem qe se preku por I beri peshqesh me buldozerin plot 14 miljon dollare dhe pikerisht ne 21 janar per tja dhjere jo vetem Rames por dhe jetimeve te masakres boulevardit
Ku? Ne tenden? Ne te Lulit ? Apo ne te Rames
Yeap..
undefined
Per kete duhet te pergjigjet Z.Rama.Ai eshte sjellur si Cifligar me fondet Publike.Ne kete rast dhe Ai hyn ne Vorbullen e shkerdhatokracise Politike.
Mire ia ke nxjerre petat lakrorit, Mero. Mos ngurro ta kritikosh edhe kete qeverine e sotme. Duhet kritikuar nate e dite qe te detyrohet te punoje me mire, se ndryshe do ta pesojme si me Nanon. Qe na solli prape ne pushtet lukunine e zbritur nga shpellat.
Te lumte pena Mero !
Prandaj Luli nuk ben opozite se ja ka mbyll gojen me 14 milion euro !
Prandaj Luli nuk ben opozite se ja ka mbyll gojen me 14 milion ero !
Bukur mik.
nese gjyqi ka qene pazar, te apelohet seriozisht ose t’i paguaj Edi Rama nga xhepi i tij. mjaft u tallen me popullin duke bere sikur zihen me njeri tjetrin.
Edhe ti Mero nuk je kaq trim dhe i pavarur sa hiqesh!
Kur behen komente me sharje banale per qeverine dhge Ramen ti nuk ke problem nuk i censuron fare!
Kur behen komente me kritika vdhe akuza me fakte konkrete ti jo vetem i censuron komentet e tilla,por heq edhe vete shkrimin per te cilin behet fjale!
SHEMBULL KONKRET:
1- Kur Rama dhe intervisten e pare tek Eni Vasili,ju nxorret nje shkrim ne mengjes!
Kam bere nje koment me kritika konkrete per qeverisjen,qe ishte komenti i dyte ose i trete,paradite,por jo vetem nuk e zbardhet komentin tim,por e hoqet edhe si shkrim!
2-Te enjten ne mengjes Rama debatoi me nje qytetar qe e kritikoi per varferine ne popull!
Rama u pergjigfj harbutshe,sic di ai.
Ne komentin tim bera kritika konkrete rreth varferise dhe qeverise,por edhe ky koment jo vetem nuk u zbardh,por u hoq edhe shkrimi juaj!
Kam patur edhe disa raste te tilla,ndaj kam te drejte t’u them:Merrni shembull nga Migjeni e mos u beni lolo te qeverise!
Keshtu vepron edhe DITA njelloj si ju!
Mos valle ju urdherojne nga qeveria te veproni keshu?
Komentet e mija ne asnje rast nuk kane patur fyerje e banalitete,megjithese ju nuk keni patur problem per ato!
Hallin e keni qe qeverine ta kritikoni vetem ju,aq sa duhet e aq sa ua lejon interesi!
pallati i lulit ishte me karta te regullta ja kishte dhuruar shteti i lulit,si puna e atyre firmave qe i kane me kocension dhe qeveria nuk i zbon dot se duhet te paguaje miliarda.
Mero, qendro shkemb i patundur si Maja e Malt Dajt, per te nxjerre ne drite te verteten dhe vetem te verteten, nepermjet arsyetimit me logjike shkencore konsekuente, pavarsisht nga qendrimet subjektive te ciltdo pushtet te levizshem.
Mero…keshtu duhej trajtuar edhe …teatri…me gjuhen e ligjeve.Perse nuk e dinte Rama qe duhej gare e hapur…PS duhet te shkundet..eshte momenti qe 2..3 lider te rinj te evidencohen duke ndertuar nje program paralel..me te majte , ashtu sic po ndodh me laburistet angleze, demokratet amerikane , ashtu sic bene portugezet qe nuk pyeten per BE por realizuan nje program invrstimesh publike me ndihmen e kinezeve.Ka ardhur momenti tu shterngohet rripi oligarkeve qe kane morma fitimi te larta dhe japin rroga qesharake ..duhet te detyrohen te investojne ne Shqiperi ,sic po i detyron Trump ,sic i detyroi edhe Orban , sic bene polaket apo Putin te cilet nuk jane te majte por zbatuan politika te majta.Dikush i quan populiste, sovraniste, crendesi ka emri , rendesi ka rritja ekonomike, hapja e vendeve te punes , rritja e rrogave .Vetem keshtu dilet nga varferia , ulet korrupsioni dhe krimi .Nuk mjafton turizmi me sezone , as sektori i sherbimeve , duhet INDUSTRI MODERNE per ta modernizuar kete vend .Mero , vazhdo keshtu , ndryshe seshte cudi qe te ringjallet fantazma kriminale Berisha me banden e tij te Murrizeve,Basheve,Salinjaneve,Medive..dhe lumpeni qe indjek qe per fat te keq nuk eshte pak.
Po ti zoti Majko ku ishte kur flirtonin nen “avujt e dashurise” Basha-Rama.?
Po ti zoti Mere ku ishe kur…flirtonin nen avujt e dashurise Basha-Rama?
Te lumte Zoti Mero !
Çdo gjë qe ke shkrue èshtè e vertetë !!!
Fitorja e Rames (shtetit shqiptar) kunder Beshetit I kushtoj bugetit shqiptar plot 9 milione dollar per avokatet Franceze??????????/////////////////////////////////////////.Kush eshte fitues ketu????????? shteti shqiptar?????? Kemi nje injorant dhe idiot kryeminister dhe periderisa ai te jet ne krye te qeverise shqiptare shteti shqiptare vjidhet e do te vjidhet cdo dite.Sa pallate si te Bashes ka paguar shteti shqiptar nga injoranca dhe korrupsioni Golopant i qeverise shqiptare. I vetmi vend ne bote qe merr borxhe me interes 12% ,kush nuk e vjedh kete vend dhe popull injorant.
O Mentar formo nje parti dhe aty jep mend nqs gjen njeri te te degjoje .U bene gjithe idiotet te japin mend ,te behen eksperta dhe sa per te share e nxire dhe per letra anonime deri ne Stokolm jemi te paret (sigurisht nje pjese me ADN esadiste apo mentariste,n’a mbyten idiotet)
Zoti mero,shoku mero, servili mero, bythelepirsi mero,se nuk di si me car emer te them se mbiemrin ta di “gelbaze” nuk Eshte problemi vetem 7 million apo 14 million problemi me shume ini ju SERVILAT tipi jot dhe tipi balliu dhe shume te tjere si ju demi qe i behet shqiperise Rendon mbi ju. SERVIL = PLERE RACE MUT QELBESIRE
Zoti mero,shoku mero, servili mero, bythelepirsi mero,se nuk di si me car emer te them se mbiemrin ta di “gelbaze” nuk Eshte problemi vetem 7 million apo 14 million problemi me shume ini ju SERVILAT tipi jot dhe tipi balliu dhe shume te tjere si ju demi qe i behet shqiperise Rendon mbi ju. SERVIL = PLERE RACE MUT QELBESIRE………
Prandaj Ed Rama eshte burre leshi. Nuk i mori votat qe te kurveroje me Lul burbuqen dhe shantazhierin Frangaj. Harroi votat tone heres tjeter o Ed palla.
Populli duhet t’i beje thirrje BE dhe SHBA qe e gjithe klasa politike nga’92 e deri me sot te gjykohet nga Gjykata Nderkombetare per mekatet e ketij vendi.
Atehere: Vendimi i gjyqit te Becchettit nuk ka dale ende. Ky per te cilen ben propagande fuga eshte nje gjyq i hershem me avokat bogen ne trup gjykues. Gjyqi i arbitrazhit ne Newyork , Paris e Londer do edhe pak te nxjerre vendimin per te cilin Becchetti kerkon 500 milione euro. Vetem avokatet e becchettit ne Londer e Nework kane kushtuar 50 milione euro . Ndersa shteti shqiptar deri tani ka dhene 7 milione euro per avokatet e vet. Keshtu qe ky lajm nga zyra e fuges eshte vetem per publik rilindjeje. Prisni dhe pak se cfare do merrni vesh. Do duket ai 14 milionshi i bashes karamele. Beccheti 7 milione euro i harxhom per udhetime me jaht .
Gjygj i humbur nga shteti per pallatin e Lulit eshte nje sabitim apo blerje te avokateve qe perfaqsonin shtetin nga banda kriminale e Lulit duke filluar nga avokatja e “popullit” se vetem e tille nuk eshte e te tjeret.