Arabët blejnë kompaninë më të madhe ushqimore në Serbi

15 Shtator 2018, 17:34Rajoni TEMA

Ministria e Ekonomisë e Serbisë ka njoftuar zyrtarisht se “Al Dahra” është pronari i ri i kompanisë bujqësore PKB. “Al Dahra”, e cila është liere në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka ofruar 105.05 milionë euro për blerjen e PKB.

PKB zotëron 16,785 hektarë tokë, 70 kilometra rrjet kanalizimi për ujitje, 17,000 krerë gjedh, prona dhe pajisjeve.

“El Dahra” në Serbi ka funksionuar që nga viti 2014, kur morri 51% të kompanisë “Rudnap Agrar” të Vojin Lazareviç dhe u bë pronari i shumicës.

“El Dahra” po investon për të siguruar prodhimin e ushqimit për Emiratet e Bashkuara Arabe, duke poseduar dhe në Egjipt 54,000 hektarë, e ndjekur nga rreth 4,000 hektarë në Shtetet e Bashkuara dhe të njëjtën gjë, dhe në Spanjë, si dhe rreth 2,000 hektarë në Australi.

Arabët e kësaj kompanie, kanë njoftuar më parë se qëllimi i tyre është që të kenë 20,000 hektarë tokë bujqësore në Serbi.

8 komente në “Arabët blejnë kompaninë më të madhe ushqimore në Serbi”

  1. Olsi says:

    Ne Shqiperi sdo te kete kurre investime serioze per sa kohe mafia dhe maloket do te mbajne te pushtuara tokat e pronareve .

    1. Grigor says:

      Shumë e sakte. Me oak fjale, kjo eshte historia e Shqipërisë keto 30 vjet.
      Edhe Enver Hoxha i ruajti tapite e pronareve, që te vinte nje fare Sali Katunari dhe t’i shperndante pronat e ligjshme sikur ja kishte lene trashegimi Sheqerja.
      Sikur PD-ne ta kishte formuar klasa e pronareve te vjeter, sot do ishim baraz me Sllovenine dhe Kroacine.
      Por e moren komunistet e veteshpallur demokrate si Sali Kinezi dhe jemi ketu ku jemi.
      Pastaj, po te lexosh komentet poshte, e kupton edhe me mire pse jemi ketu ku jemi.
      Arabet kane blere klubet e futbollit PSG ne Paris, dhe Manchester City ne Angli, keta skerbythjet pa brekë na dalin patriote dhe thone nuk e shesim token tek Arabi.
      Nuk eshte problemi I tokes or kunguj. Eshte I kokës. Serbet vetëm token u kane dhënë arabeve, ndersa kokën e kane ne Europe.
      Ndersa shqipetarët kane token ne Europe, dhe kokën ne Arabi. Pra, seprapthi.
      Tata Corporation nga India ka blere industrine e çelikut be Angli o koqe kandari.
      Prandaj i nderuar Olsi, ti je I sakte ne ate që the. Investimet done ku t’i gjejne pronaret, Jo katunaret.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Serbia 1 euro. Mentaliteti I Sali Kermes.. Ben prodhim arabi dhe spaguan per produktin qe srritet ne shkretetire.. Keshtu eshte kur sflet me rrajonin dhe jemi te percare..

  3. arben says:

    Kurrë mos ardhshin të tilla investime në Shqipëri.Lexojeni mirë shkrimin e mësipërm.Bleu tokën sërbe dhe prodhimet që do bëjë do ti çojë tek arabët.Popullit sërb do ti lerë leshtë e k……..

  4. Baliu says:

    Tash ne Kosove do te vijne produkte “hallall” nga Serbia.

  5. Cobo says:

    Kur vine leket turke ne shqiperi thoni na mbyten myslimanet. Kur shkojne ne serbi I quani investime. Mgjate ne shqiperi nuk I gjen dot 16000 ha toke te lire sepse eshte bere rripa-rripa dy dylymshe

  6. Krishterimi ka ardh nga shkretetirat e Palestines says:

    Iliro Pellazgus

  7. Josif brozi says:

    Ballkani i perçare mbushur me urrejtje ….. keshtu do te perfundoje i shitur copa copa ,ndersa popujt ballkan-ez do te bejne rolin e argatit e do punojne xhaba tek pronaret e rinj :!!! Pa perjashtim ballkanasit jane koke gdhe , te manipulueshem , inatçi , e injorante . Te kishte arritur Tito ta krijonte Konfederaten Ballkanike ne ate kohe sot europianet do vinin te kerkonin azil ne Ballkan . Me keta politikane mesjetare ballkanik jo arabe ,turq, italiane ,ameriqane por dhe maliane ,somaleze, etiopiane etj do vine te blejne toka dhe biznese ne shtetet e ballkanit me nje euro !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje