Serbia duhet t’i plotësojë kushtet e vendosura në mënyrë të qartë dhe të vazhdojë punën në marrëveshjen mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, para pranimit në Bashkimin Evropian.
Kjo deklaratë ka ardhur nga zëdhënësja e përfaqësueses së lartë e BE Maja Kocijançiç, e cila ka deklaruar për Radio Evropa e Lirë, se Serbia është ajo e cila duhet të bëjë atë çfarë është e nevojshme për përparim në procesin e zgjerimit.
Koçijançiç i është përgjigjur deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili në intervistën dhënë Reutersit ka thënë se në rast të arritjes së marrëveshjes me Prishtinën, Serbia duhet të marr garanci të qarta se do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2025.
“Serbia është ajo e cila duhet të bëjë atë çfarë është e nevojshme për përparim në procesin e zgjerimit. Gjithashtu, është përcaktuar qartë se duhet vazhduar puna në marrëveshjen në mes të Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Kjo punë këtu është në vazhdim dhe ne e kemi qenë të qartë se cilat janë pritjet tona”, ka përfunduar Kocijançiç
Ae ndigjoni perfaqesues te Kosoves cfare thote Kocianic.??? ”Serbia duhet te beje”.Ajo e ka rradhen per njohjen e Kosoves dhe jo te presi leshime nga Kosova .Por Serbet me duket se na kane gjetur mendjen.