Ajo njihet si një nga femrat më të bukura në botë. Ylli i kinemasë europine të viteve ‘50-’60, Gina Lollobrigida është aktualisht 91 vjeçe.
Me një karrierë të gjatë në ekran, por edhe si fotografe dhe skulptore, ajo herë pas here i kthehet së shkuarës përmes intervistave në mediat italiane por edhe të tjera.
Në intervistën më të fundit, për “Corriere della Sera”, Lollobrigida rrëfen sekrete të jetës së saj personale.
“Pata një fatkeqësi si shumë femra. Dikush përfitoi nga unë, një futbollist i Lazios. Më drogoi, isha e virgjër”, tregon ajo.
Lollobrixhida rrëfen se ky përdhunim u bë arsyeja pse ajo u martua me burrin e saj të parë.
“U përpoqa ta bind veten se nuk kishte ndodhur asgjë, por diçka të tillë nuk mundet ta harrosh kurrë. Më pas nisa të shoqërohesha me Milkon. Nuk donte të martohej me mua, më shumë doja unë. Doja të kisha një jetë normale, ndihesha e shkatërruar”, tregon ajo.
Lollobrigida kujton kohën kur ishte në majat e suksesit dhe kinemaja amerikane e adhuronte. “Në Amerikë më llastonin. Producentët më bënin gjithnjë një dhuratë në fund të xhirimeve. Më thoshin: Shko te “Bulgary” dhe merr çfarë të duash. Njëherë kërkova një Rolls Royce si ai i mbretëreshës Elisabetë dhe e mora”, tregon ajo. (TemA TV)
…
Per mua,Gina Lollobrigida eshte aktorja me e bukur e kinematografise boterore.