Ky është momenti i frikshëm kur tajfuni i shkatërron dasmën një çifti në Filipine.
Ngjarja ndodhi vetëm pak çaste pasi çifti i tha “po” njëri-tjetrin.
Randy Manaois dhe Jennifer shihen në video duke ecur krah për krah njëri tjetrit, ndërsa ajo përgatitet të hedhë buqetën e luleve.
Por buzëqeshjet e tyre ngrinë. Për disa sekonda një zhurmë shurdhuese dëgjohet nga bubullimat dhe shkëputet energjia elektrike duke lënë vendin në errësirë, ndërsa era thyen dritaret.
Të ftuarit vrapojnë për të shpëtuar duke bërtitur nga frikë ndërsa tajfuni përfshin vendin duke thyer dritaret dhe shkatërruar kabllot e energjisë.
Fatmirësisht nga incidenti nuk ka pasur të lënduar. (TemA)