Popull i zgjedhur?!

17 Shtator 2018, 09:40Bota TEMA

Nga Gideon Ley*

Do të doja të takoja përfaqësuesit e asaj shumice absolute, përcaktuese, arrogante dhe patronizuese që rezulton nga sondazhi i fundit i Haaretz dhe t’i pyes: Me gjithë mend e keni? Si ju shkon ndërmend një gjë e tillë? Për kë e keni fjalën? A jeni ju, shumica absolute, kaq të sigurtë se ne (hebrejtë) jemi – të zgjedhur, më të mirë, se ne jemi kampionët, koka dhe shpatullat mbi trupin e të gjithëve?

Si dolët në këtë përfundim? Do të doja të të pyesja e dashur shumicë: mbi ç’bazë jeni të bindur se ne jemi populli i zgjedhur, se ne dimë cdo gjë më mirë sesa kombet e tjera; se ne meritojmë më shumë sesa të tjerët; se ajo që vlen për ata nuk vlen për ne, sepse ne jemi superiorë?

Ja si u përgjigj shumica e izraelitëve në sondazhin e dialogut  publikuar javën e kaluar nga Haaretz: Ne jemi një popull i zgjedhur. Një shumicë, 56% , janë të sigurtë për këtë. Të dhënat rriten në 79%, një shumicë absolute, mes atyre që vetëidentifikohen si të krahut të djathtë. Në një vend ku 76% e njerëzve besojnë në Zot, apo në fuqi të tjera sipërore, ndoshta një gjë e tillë është e kuptueshme. Por ndërsa besimi në Zot është një çështje private, besimi i të qenit një popull i zgjedhur zbulon konturet e një politike që shpjegon shumëçka rrethe veprimeve të Izraelit.

Le të kalojmë nga teologjia te patologjia. Hebrejtë e Izraelit që mendojnë se i përkasin një populli të zgjedhur dhe përzgjedhur kanë një detyrim ndaj vetes dhe të tjerëve. Është e lehtë të deklarosh se Zoti ekziston ose jo. Askush nuk pret prova, por kur shumica e një kombi është e bindur se është superiore ndaj të gjitha kombeve të tjera, disa prova janë të domosdoshme. Në rastin e Izraelit, është e thjeshtë të provosh se kemi të bëjmë me një shkëputje nga realiteti, një deluzion i rrezikshëm. Në çdo ngjarje, një popull që është i bindur se është i zgjedhur përbën rrezik për veten dhe ata që e rrethojnë.

Hebrejtë janë në të vërtetë specialë, me një histori të përgjakur dhe të lavdishme. Hebrejtë e Izraelit kanë po ashtu me çfarë të krenohen. Pork ur ata thonë se janë popull i zgjedhur, kjo zbulon psikozën e tyre. Është e dyshimtë nëse ndonjë komb e mendon këtë gjë për veten. Edhe hebrejtë e Izraelit nuk kanë arsye ta mendojnë veten të zgjedhur. Në ç’mënyrë janë ata të zgjedhur? Në cilat gjëra janë ata më të mirë? Dhe çfarë duhet të mendojë një suedez, francez, amerikan, britanik apo arab për këtë arrogancë të padurueshme?

Nuk ka nevojë të elaborohet shumë mbi pikëpyetjet morale të Izraelit si një pushtues. Çdo izraelit me një fije ndërgjegjeje  e di se një komb pushtues nuk mund të jetë një popull i zgjedhur. Nuk vjen gjë e keqe as edhe nga pak përultësi kur vjen puna te disa karakteristika të njerëzve në Izrael, përpara se të vetëkurorëzohemi një fener mes kombeve. Unë rekomandoj p.sh të lexohet analiza gjithëpërfshirëse dhe tmerruese e Dan Ben-David, publikuar në Haaretz mbi sistemin arsimor në vendin tonë, e cila nuk u shoqërua me reagimin e duhur. Gjysma e fëmijëve në Izrael marrin një arsimim si ai në Botën e Tretë.

Na duhet edhe pak modesti për ne si qytetarë të një shteti që renditet në vendin e 87-ë në Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2018, poshtë Togos dhe Bregut të Fildishtë. Edhe vendi i 32-ë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, publikuar nga Transparency International në vitin 2017, nuk është diçka për t’u festuar. Kujdesi shëndetësor është edhe kjo një fushë ku vetëvlerësimi i Izraelit duhet të përkulet: vendi renditet i 28-i në shpenzimet për kujdesin shëndetësor, nga 36 që janë vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe i 30-i për numrin e shtretërve në spitale.

Sjellja e turistëve izraelitë nuk u përshtatet përherë kërkesave të një populli të zgjedhur. Ndoshta Izraeli renditet në krye në një indeks për blerjen e nëndetëseve gjermane dhe ndoshta ky është çelësi për të kuptuar ndjesinë e epërsisë.

Përkëdhelja me vetëglorifikim është kthyer në tipar të spikatur të karakterit kombëtar izraelit. Thjesht lexoni të përditshmen “Izrael Hayom” apo dëgjoni kryeministrin. Sa të dashur që jemi nga mëngjesi në darkë!

E djathta e shpërndan këtë gënjeshtër për qëllimet e veta. Populizmi lajkatues nuk po lulëzon vetëm në Izrael, por vetëm këtu pabarazia mes ëndrrës dhe realitetit është kaq e madhe. Një popull i zgjedhur? Sikur të ishte më në fund si të gjithë kombet e tjerë!

Burimi: Haaretz

*Përkthimi dhe titulli: ResPublica

8 komente në “Popull i zgjedhur?!”

  1. mark says:

    nga te gjitha faktet hebrejte jane nje popull alien, i ardhur ne toke……………………..dhe pike.
    fakti me i thjeshte eshte qe jane sundues ne toke.

  2. moni says:

    Komb pushtues? Cfare pushtoi dhe kujt ja pushtoi Izraeli? Ne 1948 ato territore ishin nen administrimin Britanik, i cili ja kishte pushtuar Perandorise Osmane, para se ciles kishin kaluar dore me dore qe nga Perandoria Romake, Bizantine, pushtimet Arabe, pushtimet e Kryqezatave, perseri Arabe, perseri Kryqtare, perseri Arabe. Ishin keta te fundit qe zhvendosen popullsi arabe dhe sot kemi ata qe pas 1967 u quajten Palestineze, ne te njejten menyre qe sllavet bullgare ne lindje te Shqiperise u quajten Maqedonas. Totalish arbitrate, nje trillim identiteti kombetar.
    Edhe Jeruzalemin Lindor Izraeli ja mori Jordanise e cila e kishte pushtuar vete me pare.
    I vetmi territor i pushtuar jane Lartesite Golan, te pushtuara per arsye sigurie pasi Siria bombardonte sistematikisht Izraelin prej aty.

  3. lalai says:

    Kjo është lavazh truri……për skllevërit modernë!!!

  4. jon says:

    Gideon Levy, Norman Finklstein, David Cole, Israel Shamir, Gilad Atzmon, Miko Peled, Ron Unz etj, etj jane cifute te shkelqyer dhe se kontributi i tyre per te zbuluar te verteten eshte shume i madh. Por statistikat qe jep Levy jane shume te rendesishme, por pak njerez e kuptojne. Ne thelb artikulli tregon se cifutet ne te vertete jane rraca me e manipuluar ne bote. E vetmja gje qe mendoj se s’eshte e vertete eshte se shume me pak se 76% besojne ne zot. Ky zot ne te vertete eshte jo i njejti me zotin e Krishtiti. Ky zot eshte Jehovah. Ne te vertete shumica e cifuteve ( ata pak qe besojne) jane pjese e SOS ( Synagoge of Satan) kurse shumica e cifuteve evropiane ( ashkanazi) qe jetojne ne USA, Evrope, Australi etj as duan te dine per Izraelin, thjeshte “thone” fjale te mira.

  5. ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

    kur thone sumqiret e Zike turkut qe jemi ”njishi” [edhe pse njendundrake shkretetire]………..!!!!?

  6. Pellazgos says:

    Kur Avrami apo Abrahami fliste me “Zotin” Greqia e Lashte krijonte Polis qe nga Pyles tou Irakleos qe do te thote shtyllat e Herkulit ne Gjibraltare deriiiiiiii ne Persi,Aleksandri,Kostandinopol,Rome,Romiii,Apolloni e Fierit,Epidhamnos ne Durrazzo,Persopolis ne Persi etj.
    Cfare kane ndertuar cifutet,ndonje Thetro,Lojera Olimpike,Mathimatiqi,Akropol,Parthenon,Dhimokratia,Tragodhia,Dhrama,Komedhia etj?
    Cifutet e shekullit te 19te po shkaterrojne boten te ndihmuar nga antigreket angleze,franceze vrasesit e Kapodhistrias kryeministrit te pare te Greqise se Arvanitasve dhe te revolucionit te Pare ne Evrope,amerikabeve qe ja lane Kostandinopolin Turqise.
    Cifutet e dine ke kane armik Greqine,se sa per popuj pa histori barbare nuk e kane problem.
    Kjo eshte aresyeja pse krijuan kete shtet islamik te ashtuquajture Albania se ky vend me histori Greke me mire tje jeper islamikeve se sa Epiroteve,Ilyreve,Pellazgeve.
    ,ush e njeh Sh1iperine ne bote?
    Eshte nje shprehje gjeografike,mirepo Hamzave,Sulejmaneve,Idrizave,Qemaleve qe marrin arratine per nje jete me te mire,kujtojne se me ndrimin e emrave nga Novruz ne Ilir Meta,Eduart,Elvis,Erion,Elton jane popull me “histori” ,por i luftojne se i kane “zili”.
    Keta jane cifutet e bankave dhe parase,te shkaterrimit te shoqerive dhe shteteve qe jane kthyer si Hani i Stavros qe hyn edhe del kur te doje refugjati dhe meqenese quhet i palugjshem nuk ke te drejte ta kthesh ne atdheun e tij.

  7. h says:

    Kjo eshte arsyeja qe perandori Adriano e rrafshoi Jeruzalemin
    dhe ndertoi tempuj pagane.

  8. NNP says:

    Greqiria eshte nje shprehje e demoduar gjeografike qe si somnabule rron me me mitet e heleneve te lashte qe i vodhen Lindjes e ja prezantuan Perendimit vulgar si te tyret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje