Gjatë muajve të parë të administratës Trump, Rusia raportohet se ka paralajmëruar Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis se mund të përdorin armë bërthamore në rast të një lufte në Evropë, dhe kjo është arsyeja pse Mattis-it ka nisur t’i duket Moskë si një kërcënim i madh për mbijetesën e Shteteve të Bashkuara, sipas librit “Frika” të Bob Woodward, raporton Business Insider.
Është e paqartë se në cilin kontekst është bërë ky paralajmërim, por të dy vendet janë deklaruar se në cilat rrethana do të përdornin armë bërthamore.
Sipas librit botuar së fundmi rreth trazirave në Shtëpinë e Bardhë, paralajmërimi që ka marrë Mattis nga Moska, lidhej me një konflikt potencial në shtetet baltike, aty ku janë paralajmëruar ndërhyrje ruse në rritje.
Estonia, Letonia dhe Lituania ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe kishin lidhje të thella me Rusinë. Pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe rënies së kampit lindor, Moska ka dashur rivendosjen e ndikimit të saj në këto vende, të cilat preferuan Perëndimin me anëtarësimin në NATO.
Në libër thuhet se paralajmërimi rus është bërë gjatë ose para verës së vitit 2017, kohë kur administrata Trump ka filluar të flasë mbi të ardhmen e marrëveshjes bërthamor të Iranit. Siç dihet, më pas presidenti Trump shpalli tërheqjen nga marrëveshja, duke argumentuar se Irani shkelte kushtet, kujton Business Insider.
Të tjerët, duke përfshirë ish-ministrin e jashtëm Rex Tillerson, e kundërshtuan këtë, duke theksuar mungesën e provave të ndonjë shkeljeje. Megjithatë, në tetor 2017, Trump nuk pranoi të jepte një dritë jeshile për marrëveshjen dhe u tërhoq nga kjo në maj 2018.
Mike Pompeo, atëherë drejtor i CIA-s, dhe Mattis nuk ishin kundër Tillerson, por ata me takt iu përgjigjën qëndrimit të presidentit. Sipas autorit të librit, Mattis, për të cilin për një kohë të gjatë mendohet se ishte kundër prishjes së marrëveshjes me Iranin, u zbut dhe i dha përparësi aktiviteteve të tjera në lidhje me luftën.
Armët bërthamore taktike, zakonisht kanë më pak performancë dhe po ashtu zakonisht përdoren për përdorim të kufizuar në fushat e betejës. Armët strategjike bërthamore zakonisht kanë më shumë performancë dhe përdoren për më gjatë, thotë Business Insider.
Hans Kristensen, drejtor i Projektit të Informacionit bërthamor në Federatën e Shkencëtarëve amerikanë, tha në fund të 2017 se Rusia ka më pak armë strategjike në raport më SHBA se ato taktike mund të jenë më të përshtatshme për shkak të orientimit rajonal të Moskës.
“Forcat konvencionale ruse nuk janë në gjendje të mbrojnë territorin rus në një luftë të gjatë. Ata do të humbasin dhe rrjedhimisht kanë vënë theksin në përdorimin më të madh të armëve bërthamore taktike si një barazim force”, shtoi Kristensen. (tesheshi)
Putin nuk mund te beje nje gare armatimesh sasiore me SHBA—per dy aresye .E para nuk ka mundesite financiare dhe ka nje popullsi sa gjysma e SHBA.Edhe interesat gjeopolitike dhe ekonomike te Rusise jane te ndryshme dhe te percaktuara. Prandaj Rusia ka realizuar ne politike armatosje shume inteligjente largpamese .Synimi themelor i RUSISE eshte te mbroje hapsiren e pafund me rezervat gjigante te mbitokes dhe nentokes te cilat i garantojne ne periudhe afat mesme dhe afatgjate burime te shumta zhvillimi dhe mireqenieje.HISTORIA I KA MESUAR SE BURIMET E PAFUNDME NATYRORE kane qene dhe jane endrra e shume fuqive te huaja.Prandaj PUTIN ka realizuar dhe po realizon nje program per zhvillimin e armeve superiore ne te gjitha aspektet.te fuqise shkaterruese,te distances se perdorimit ,te penetrimit ndaj te gjitha sistemeve mbrojtese.Kush mendon se Rusia do te angazhohet ne nje lufte te mundeshme konvencionale KU KUNDERSHTARET E MUNDESHEM JANE SUPERORE gabon rende .Praktikisht Rusia nuk do te hezitoje te perdore armet berthamore e termo berthamore edhe si nje …sulm i pare,,,ne se sulmuesit do te jene shtete superiore ne njrez dhe armatime konvencionale-Sidoqofte nje perplasje ushtarake midis NATOS pra SHBA ,RUSISE APO KINES do teishte nje katastrofe boterore .REALISHT ASNJE NUK ESHTE NE GJENDJE TE MBROHET NGA RAKETAT NDERKONTINENTALE ME SHUME MBUSHJE BERTHAMORE—-si rrjedhim shkaterrimi do te jete total dhe ne kete mes EUROPA do te jete objektivi i pare .LE te shpresojme qe dikush te mos cmendet.