Jari i shqetësuar nga zënka Grigja–Meçorape

20 Shtator 2018, 20:07Antena TEMA

Jari sot u shqetësua nga humbja  e unitetit të PD në Vlorë. Përveç Dules e Mehdiut që munguan nga inati i Idrizit, një sherr i nisur një javë më parë mes Grigjës e Meçoropes, e vështirësoi situatën. Ndaj Jari vendosi të bëjë thirrje për unitet.

“Delen që ndahet nga tufa e ha ujku”!

Jari vendosi ta bëjë postimin me një fjalë të urtë popullore se ka shumë gjëra për të shpjeguar.

Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Soç e patë në Vlorë mungoi Dulja dhe Mehdiu. Kur them që “Delja që ndahet nga tufa e ha ujku”, kam parasysh se ata që ndahen nga PD do përfundojnë keq. Mediu përfaqëson një parti patriotike shqiptare, ndërsa Dulja një parti patriotike greke dhe ata më shumë se kushdo tjetër duhet të jenë në krah të Shpëtimit, i cili përfaqëson patriotët shqiptarë me origjinë nga Greqia. Ndaj ndarja e tyre është gabim.

Po ashtu është gabim trashja e sherrit mes Grigjës dhe Meçorapes. Ato janë të dyja gra të nderuara. Është e vërtetë që para kandidimit të saj deputja në fjalë pagoi nja 300 mijë euro për partinë dhe Grigja ishte thjesht korriere, por tani nuk është e hijshme t’ia kërkojë në oborr të SHQUP-it duke ngritur zërin. E dimë që ka halle se të gjithë kemi halle, por paraja e dhënë nuk kthehet mbrapsht.

Arsyetimi i saj se ka një shoqe që ka burrin sëmurë dhe i duhen lekët që i ka dhënë Grigjës, nuk qëndron. Të gjithë duhet të sakrifikojmë për PD dhe kur kemi njerëz të sëmurë në fis apo shtëpi.

Për më tepër këto zënka para zgjedhjeve dobësojnë shumë donatorët e PD, pasi krijohen keqkuptime sikur lekët i merr Grigja për vete dhe nuk ia dorëzon Lulit. Ky keqkuptim kishte lindur dhe mes Gonit dhe Grigjës të cilit i kishte vënë çmimin 700 mijë euro, nëse donte të kandidonte këtë radhë për Bashkinë që ëndërron. Por Goni e sqaroi me Lulin dhe Luli e qetësoi duke i thënë se do ta negociojmë si çmim.

Gjithsesi është mirë që përçarjet të shmangen dhe të mos dobësojmë unitetin para zgjedhjeve. Kur them që “delet që ndahen nga tufa i ha ujku”, kam parasysh jo vetëm delet femra por dhe meshkuj. Prandaj të gjithë në unitet, drejt zgjedhjeve.

 

5 komente në “Jari i shqetësuar nga zënka Grigja–Meçorape”

  1. Temo says:

    Na cate trapin me kete jarin dhe grigjen humor qe e kupton vetem ai mjaft sajoni ndonje rubrike tjeter

  2. Gimi says:

    Grigja vdes per lek dhe per k..

  3. Ali babushi says:

    Po jari I rjedhur e sakat nga kember e trute, dhe grigja kurve, kujt I duhen o mero mos u mer me keto fundrina.

  4. Elton says:

    Komplet dava k*** ndaj u katandis Pd parti llumi dhe parti k****, per te mos haruar frocot na Salianji me shok,

  5. Luzati says:

    O Mero kaq mik e paske kete Bujarin qe do ti besh patjeter nje monument se gjalli.Edhe miqesi dhe dashuria ka nje kufi.sidomos midis burave.Boll me kaq lavderime se ska lezet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje