VIDEO: 40 mijë bletë “pushtojnë” tavanin e hotelit, punëtorët nxjerrin 55 kg mjaltë

21 Shtator 2018, 13:37Lifestyle TEMA

Rreth 40 mijë bletë kishin zënë vend në tavanin e një dhome në një hotel privat.  

Kolonia masive kishte krijuar fole në hapësirën mes dy kateve të tavanit. 

Pamjet e filmuara në Brighton tregojnë ekspertin Adam Strawson në një proces të pastrimit të bletëve, të cilat u zhvendosën në një vend të sigurt dhe të pastër. 

Ai arriti të nxirrte rreth 55 kg mjaltë nga folea e bletëve. 

Kolonia mendohet të ketë qenë aty që prej verës së vitit 2017 dhe u zbulua nga pronari i hotelit pasi një student u largua. 

“Unë isha i habitur nga vendi i madh që kishin zënë.  

Në vizitën tonë fillestare prisnim që kolonia të ishte relativisht e vogël, por në fakt mbulonin një sipërfaqe prej rreth 30 centimetrash katrorë”, tha eksperti i bletëve. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje