Përpjekja për të mbajtur pastër qytetin dhe disiplinimi i tregtarëve ambulantë që shesin në rrugë e trotuare, jashtë çdo lloj kushti minimal të higjienës, duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve, e kanë shtyrë Policinë Bashkiake të japë një zgjidhje të re.
Duke qenë se në shumicën e rasteve tregjet e Bashkisë së Tiranës mbeten bosh, për shkak se tregtarët zgjedhin të shesin në trotuare, rrëzë shkollave e hyrjeve të pallateve, duke penguar edhe kalimtarët, Policia Bashkiake po zbaton një strategji tjetër për t’i dhënë zgjidhje problemit.
Siç shihet edhe nga fotot, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë vendosur që t’i ndihmojnë vetë tregtarët që t’i shpien produktet e tyre në tregun e Kombinatit, i cili ndodhet vetëm pak metra më tutje. Kjo ‘strategji’ po zbatohet prej disa ditësh në Tiranë, si një mënyrë për të mbrojtur konsumatorin nga produktet që shiten në rrugë.
Tashmë, të gjithë ata që shisnin në rrugë në mes të pluhurit dhe baltës, duke zënë në të njëjtën kohë hapësirën e kalimtarëve, nuk kanë më asnjë justifikim për të tregtuar në kushte që përbëjnë një rrezik të përhershëm për qytetarët.
Nisma për këtë qasje të re u bë publike pak ditë më parë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjatë një takimi me administratorët paralajmëroi se ata që sheshin në rrugë dhe në afërsi të shkollave do të shoqëroheshin nga Policia Bashkiake për të shitur në tregun më të afërt.
Eshte nje menyre shume e mire me edukim pastaj me ligj .
Mundesisht ndihmoni tregetarin Samir Mane te largoje mallin nga trotuari prane dyqanit NEPTUN ne hyrje te sheshit A.Rustemi ose prane hyrjes se Pazari i Ri.
Nuk e diskutoj ide shume e mire eshte.qe çdo ambulant te tregetoje brenda ne tregje.po problemi im si do ti behet Z.kryetar kam 18 vite qe tregetoj ne nje.hyrje pallati tek sheshi wilson dhe kam dy vjet qe nuk me lejoni..nuk kam asnje kundershtim nuk lejohet.po ku do me gjeni nje vend shitje po ne ate vend….flm pres nje pergjigje..
Nuk e diskutoj ide shume e mire eshte.qe çdo ambulant te tregetoje brenda ne tregje.po problemi im si do ti behet Z.kryetar kam 18 vite qe tregetoj ne nje.hyrje pallati tek sheshi wilson dhe kam dy vjet qe nuk me lejoni..nuk kam asnje kundershtim nuk lejohet.po ku do me gjeni nje vend shitje po ne ate vend….flm pres nje pergjigje..dhe nr nese me gjeni ndonje vend shitje.0685740740