“Studentet përdhunoheshin dhe liheshin te dera e konviktit” Rudina shpjegon fjalinë që tronditi rrjetin

23 Shtator 2018, 11:25Lifestyle TEMA

Ka nxitur shumë reagime një shkrim i gazetares Rudina Xhunga, i cili qarkulloi së fundmi online me titullin: “Ishte koha e targave të zeza. Vajzat studente, përdhunoheshin dhe liheshin te dera e konviktit”.

Fjalia e përdorur në titull është shkëputur nga teksti po vetë shkrimi në fakt nuk fliste për përdhunimet.

E pyetur nga DITA se çfarë ka dashur të thotë me këtë fjali gazetarja e njohur u përgjigj se shkrimi në të vërtetë është një fjalim diplomimi dhe titullin ia kanë vendosur portalet që e botuan.

“Asgjë konkrete. S’kam gjë për veten, mua nuk më ndodhi gjë, veç tregova vulën e viteve të para të demokracisë”  – thotë Xhunga për DITA.

Ajo shton se qëllimi ishte të fliste për të ardhmen jo për të shkuarën.

“Po besoj është përdorur për titull. Nuk ka qenë qëllimi im të flisja për kohën nga vija por për kohën ku po shkojmë. Të gjithë ankohen, të gjithë shajmë. Po hajde flasim njëherë. Unë ndalova dhe fola . Asgjë personale, asnjë propogandë. Me studentet u kuptuam. Këtë doja të bëja dhe e bëra” – thotë gazetarja për DITA.

5 komente në ““Studentet përdhunoheshin dhe liheshin te dera e konviktit” Rudina shpjegon fjalinë që tronditi rrjetin”

  1. Mendon ti se,
    ata qe te kan keqkuptuar ,ose s’te kane kuptuar drejt ,
    do perpiqen te kuptojne ?
    Asnjiher ,
    sepse atyre i mungon ajo pjes e Trurit ,
    te mendojne si qytetare dhe gjithcka ne kokat e tyre
    orinetohet politikishte – vandalishte !

    Un ,
    si nji qytetare e njohes i mire i vlerave dhe edukimit /Kultures qytetare ,

    u skandalizova ne shkrimin bere nga Rudina para krij shkrimi
    ate te Fake News dhe Realiteti i cili ishte nji shkrim Brilant ,
    qe i duhet asaj shoqerie qytetare sot me shume se kurr ,ta kuptoje dhe
    nga ana psikologjike ,domosdoshmerine e reagimit te shoqerise ne te mir te saj ,te vlerave qytetare ,

    kur ,

    ne ate shkrim te mrekullushem nuk u tregua asnji interes nga lexuesi shqiptare
    dhe perfundoj ne erresire !
    Kjo me beri te kuptoj qarte se,
    ne cfar gjendje trishtuese ,por edhe deshperuse ,ne cfar dekadence jeton sot ajo shoqeri
    e cila ,nuk ka asnji ndjesi per Vlerat ne Shoqeri .
    Rrespekt Rudina je nji Gazetare shembull per nji shoqeri qe e do vleren .

  2. Liri says:

    E rende eshte Rudine. Ecrende eshte ajo qe pershkruan. Pothuaj aq ecrende sa ato qe bjehrri yt bente kardhi dhjetra grave me shtetesi tr husj, qe paten fatekeqesinecte merreshin ne pyetje nga “ monstra”.

    1. Burgaxhiu i lodhur says:

      Ke ndonje eksperience qe ta ka treguar plaka jote Liro apo flet ne pergjithesi?

  3. Ali babushi says:

    Ti je nder gaxetaret e rralla qe shkruan dhe flet reslisht, po kujt ja thua 140 budallenjeve qe nuk dine nga lidhet gomari dhe bejne te zgjuarin me popullin fukara, keto hajdute e kriminele qe moren ne qafe nje popull te tere ,mallkuar qofshin te gjithe pa perjashtim zotie Marte hak mbi ta.

  4. UK LABI says:

    Edhe keshtu, edhe ashtu bravo gazetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje