LSI sulmon Arta Markun, Luan Rama: Pse çdo akt i nënshkruar prej saj është antikushtetues dhe i pavlerë...

24 Shtator 2018, 18:57Politika TEMA

LSI ka vijuar sulmet ndaj Prokurores së Përgjithshme të përkohëshme Arta Marku, duke akuzuar se ajo është e paligjshme në atë detyrë.

Numri dy i kësaj partie, Luan Rama, i acaruar ndoshta dhe nga komentet e shumta kundër tij për sulmin e parë ndaj Arta Markut, ka nënvizuar se Prokurorja e Përgjithshme nuk mund t’i drejtohet popullit dhe qytetarëve me letra.

Për më tepër nuk mund të nënshkruajë me termin antikushtetues si Prokurore e Përgjithshme e përkohëshme.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Edhe një herë për zonjën Artë dhe për Prokuroren e Përgjithshme…

Më duhet ta them përsëri për të gjithë ata që nuk e dinë, por edhe për ca të tjerë që bëjnë sikur nuk e kuptojnë, a thua se nuk e dinë që vetëprezantimi si i paditur nuk e përligj injorancën, se Prokurori i Përgjithshëm, e afërmendsh, edhe të gjithë prokurorët e tjerë, nuk komunikojnë me letra të hapura me askënd, me asnjë institucion e aq më pak drejtuar popullit!

Kushtetuta u njeh atyre vetëm një instrument, dhe ky është ligji, prej nga ku buron edhe autoriteti që ata kanë si bartës të tagrit kushtetues për të përfaqësuar akuzën në emër të shtetit!

Kësisoj, letrat a pamfletet publike që nuk janë instrument ligjor i punës së prokurorëve, s’janë asgjë tjetër, por dëshmi e paaftësisë për të kuptuar dhe zbatuar ligjin në përmbushje të detyrës, janë tregues se ata nuk dinë se cila është praktika zyrtare e komunikimit në e për zbatim të ligjit!

E në këtë kontekst, nëse ka një situatë problematike në funksionimin institucional e ligjor brenda prokurorisë, Prokurorja e Përgjithshme nuk mund e nuk duhet t’a trajtojë atë nën refrenin populist “të dashur qytetarë të vendit tim”, që është motivi i letrës së saj publike, sepse kjo praktikë, më së shumti tipike e sjelljes dhe gjuhës mediokre politike, bie ndesh me përcaktimin kushtetues sipas të cilit, “Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit…”.

Duke besuar e shpresuar se të gjithë ata që si jeniçerët kokëboshë e trutharë janë gati të fillojnë e të bëjnë shërbëtorin e verbër, të paktën këtë koncept bazik do ta kuptojnë, të tjerët i ftoj të pranojnë se qëndrimet e mia publike nuk kanë të bëjnë fare me qytetaren Arta Marku dhe as me atë si grua, si nënë a si zonjë shtepie në shtëpinë e vet.

Madje, kurrë e asnjëherë nuk jam marrë e as merrem me jetën dhe privatësinë e të tjerëve, e në zbatim të këtij parimi, ju siguroj se e respektoj privatësinë e zonjës Arta Marku shumë më tepër nga ata që po e përdorin politikisht e publikisht nën moton “të dashur qytetarë të vendit tim”!

Ndërkaq, të gjithë ata që më shkruajnë se “pse e kritikon Prokuroren e Përgjithshme se “ajo është grua e mirë”, “është e urtë”, “është prej rradhëve të të përndjekurve politikë”,”ti je rritur në Mirditë e nuk të takon të sulmosh një mirditore”, “është nga Veriu e duhet ta mbrosh”, e të tjera përgjërime të këtij lloji, fatkeqësisht po më dëshmojnë se nuk kanë kuptuar asgjë nga realiteti kriminal e kolapsi institucional në të cilin gjendet prokuroria edhe për faj të politikës, por jo vetëm prej saj natyrisht!

Legjitimiteti dhe ilegjitimiteti ndahen jo prej emocioneve, po prej ligjit e zbatimit të tij në zgjedhjen apo emërimin, në rastin tonë të Prokurores së Përgjithshme!

E nga ky përcaktim, zgjedhja në kundërshtim me detyrimin kushtetues e bën ilegjitime zgjedhjen e saj, e bën ilegjitim e të pavlerë autoritetin e saj!

Dhe për fat të keq, këtu fillon e keqja, këtu fillon abuzimi, këtu fillon shpërdorimi!

Këtë e di shumë mirë edhe zonja Prokurore e Përgjithshme, e cila edhe letrën e vet publike, pasi e fillon me refrenin “ të dashur qytetarë të vendit tim”, e nënshkruan në fund, Arta Marku, Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, një emërtim antikushtetues dhe i paligjshëm, sepse edhe në Kushtetutë, edhe në ligj asnjeherë e asgjëkundi nuk flitet për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm!

Mjafton edhe vetëm ky element formal, për ta konsideruar jo vetëm letrën e saj publike, po çdo akt të nënshkruar prej saj me këtë atribut si të paligjshëm e të pavlerë. Ose më e pakta nul, meqë përcaktimi nul është edhe koncept juridik!

7 komente në “LSI sulmon Arta Markun, Luan Rama: Pse çdo akt i nënshkruar prej saj është antikushtetues dhe i pavlerë…”

  1. kasemi says:

    Po more koqe, por nuk te pyet kush ty. Prokurorja me guxim mori masa te cilat duhet te ishin me drastike. Kush refuzon detyren per te cilen paguhet nuk ka vend ne administraten publike, se per privatin eshte me kollaj. Cfare deshe ti zoti rama te shkaterroje prokurorine, apo te ristrukturoje ate. Veprimi i markut eshte me se i drejte, sigurisht ligjor (parate me te cilat paguhen prokuroret nuk i jep lesh e lia, se ajo vetem di te vjedhe dhe tu trashet qafa, por i japin qytetaret me djersen dhe gjakun e tyre). Edhe opozita nuk duhet te paguhet perderisa nuk shkon ne kuvend. Deputetet duhet te paguhen vetem per punen qe bejne. Punet qe ben opozita jane pune partiake dhe duhet ti paguajne partite.

  2. Shvejk says:

    Nuk i pelqen ktij krimbit te Monikes, qe kryeprokurorja ti drejtohet direkt popullit, pa kaluar me pare portat e blinduara te poltikes.

  3. skrapari says:

    O kokelope ! E harruat Fatmir Xhafen e Sajmir Tahirin ? Do nxirni ndo nje Babale per Arta Markun ? Po edhe pse eshte e perkoheshme s’paska te drejte te pezulloji ata qe nuk bejne detyren ? PO perse u emrua ajo,per te hapur e mbyllur deren ? O idioter, eshtee perkoheshme ,por jo te mos drejtoje institucionin? Po zotrote ia vleje per minister te brendshem ?

  4. Luan Rama mund te thuash c’te duash per Ramen por me prokuroren bej kujdes! Ajo eshte grua dhe nuk eshte e korruptuar si Likja-mona dhe e gjithe LSI!

  5. katarakti says:

    Mos na u hiq si shume i zgjuar. Nuk je te Zeri i Popullit ku u jipnje mend edhe atyre qe ishin 100 here me te mençur se ty. Prokuroria ka te drejte si kryeministri, presidenti, deputeti dhe kushdo nepunes civil te spjegoje boterisht arsyet e veprimeve apo mosveprimeve te saj. Dhe ketu ajo nuk bie ndesh me asnje ligj. Na trego ligjin ku thuhet se ajo nuk ka te drejte te komunikoje me qytetaret e ketij vendi! Ajo u zgjodh nga parlamenti si kryeprokurore e perkohshme dhe eshte plotesisht e ligjshme. Kur eshte i ligjshem presidenti qe zgjidhet edhe me 71 vota pse nuk qenka e ligjshme zgjedhja si kryeprokurore e perkohshme edhe e Arta Markut?! Ju ose doni t’i keni te gjitha institucionet nen thundren tuaj, siç i keni pasur 28 vjet me rradhe, ose doni te bllokoni teresisht mbarefunksionimin e tyre. Nuk e votuat ju si opozite qe ajo mbeti e perkohshme. Si nuk donit te votonit as Vetingun deri sa ua beri rrup sup BE-ja dhe SHBA-ja! Me keto mend qe keni dhe me ate “çizmen” qe mbani ne krye edhe 100 vjet ne opozite do ngelni. Boll hengret me 2 luge.

  6. durrsaku says:

    Kur Luan Rama ishte ministër i Brendshëm i Tos Nanos, është akuzuar se ka drejtuar trafikun e kokainës nëpërmjet portit të Durrësit. Kur Luani i shkarkuar me demonstratën e gazetarëve se kishte goditur kolegun e tyre Babaramo shkoi tek LSI-a në qeverinë Berisha, zëvendëskryeministërishte Ilir Meta, të cilit amerikanët i arrestuan shhefin e kabinetit si narkotrafikant. Ai është ende në burg.në SHBA. Mos vallë Luan Ramën e PS-së e lidhin me LSI-në trafiku i kokainës?

  7. Monitor says:

    Luan ke te drejte! Te gjithe hajduteve dhe te korruptuareve, urdherat e Prokurores i duken antikushtetues!
    Psh te japesh urdher per rihapjen e ceshtjeve si e 7%, te gerdecit, te rruges 230 milon E, te detit, ose te urdherit per 10 (jo) prokuroret, nga kend veshtrimi i LSI eshte antikushtetues! Thuhet Z. L se ne Lsi edhe nje pjese e mire e anetaresise jane te korruptuar, ose se paku kerkojne pune shteti per te aplkikuar kete praktike. Pra te godasesh kete praktike eshte pikerishte kushtetuese. Ndonje detaj jo thelbesor si ” e perkoheshme” ne fakt nuk de.ton kushteturshmerine e urdherave kunder krimit dhe korrupsionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje