Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar pas akuzave të Taulant Ballës, se në kohën kur ishte ministër ka firmosur kontratat për ti dhënë me qira tokat shtetërorë, Klement Balilit.
“Nuk ka kontrate te lidhur as nga Ministria e Bujqësisë dhe as nga Edmond Panariti, me trafikantin Kelmend Balili… zoti Taulant Balla!! Ky është një mashtrim…lehtesisht i verifikueshem dhe i hetueshem…
Keni nje vit që vetëm hetoni dhe auditoni procese dhe procedura për të cilat janë shprehur që nga KLSH e me radhe.
Vazhdoni!! Por, se kush shoqërohet me trafikante, dhe madje e deklaron hapur këtë, publiku e ka tashmë të qartë. Por kjo nuk ju ndihmon në fshehjen e deshtimit spektakolar te Bujqesise, ne vitin tuaj te tepsisë!!
Për here të parë në vitin 2018, pas nente vitesh, eksportet bujqesore rane me – 5,5% pas një rritje dy shifrore për katër vite me radhe.
Ndersa Importet bujqesore në vitin e tepsise u rriten me 11%. Kete nuk e them unë, por Instat i juaj.
Ndersa ju shpalosni sot në Kuvendin e gënjeshtrave rritje imagjinare me 70% të bujqësisë aritmetika është më e forte se propaganda dhe ajo ju nxjerr me MINUS dhe madje me germa kapitale”, reagon Panariti.
https://lapsi.al/2018/07/17/edi-rama-mban-me-para-biznesin-e-klement-balilit-3-5-milione-leke-tenderi-ne-gjirokaster-foto/
Je hajdut ordiner o Panarit
Te genjenin me ne peshk oo antishqiptar
Panariti, nje kalli pa kokrra. Turp kur mendon kush ka qene minister ne bujqesi e per punet e jashtme. Barcoletat qe tregohen per te eshte deshmia me e mire per nje injorant, por qe gjoben nuk e kishte te vogel. Gjurmet qe ka lene ai ne kontekstin e te keqes jane te dukshme dhe pse rilindasit nuk i nxjerrin ne mejdan, duket e habitshme, megjithse te dy palet ziejne ne te njejtin kazan.
Ky pervers ish Minister duhet derguar prapa hekurave sepse eshte me i rrezikshem se Balili. Ky me kriminelet e LSI-se shkaterruan sektorin bujqesor duke ju dhene te gjitha fondet matrapazve dhe kriminelve te LSI-se.