Testi moral i Berishës: Pse e publikoi denoncimin dixhital për ish-studentin kirurg dhe a e meriton titullin Doktor?

24 Shtator 2018, 10:43Politika TEMA

I ashtuquajturi “qytetari dixhital” e ka vënë në një test moral ish-kryeministrin Berisha, duke i përcjellë denoncimin për një ish-student të tij, kirurg në spitalin e Peshkopisë, që sipas asaj çfarë shkruhet në denoncim, ka ngatërruar objektvin e operacionit te një pacient, duke i sjellë këtij të fundit pasoja.

Por denoncuesi, rezervon ca rreshta dhe për statusin familjar të doktorit dibran, faktin që ai është bashkëshort i deputetes së PS-së. Dhe mu prej këtij detaj, siç mund të kuptohet qartë, te Doktor Berisha ka predomonuar politikja mbi profesionalen, e gjithashtu politikja mbi etiken.

Pa një pa dy, me një hyrje të tijën duke bërë një lidhje alogjike mes doktorit dibran dhe kryeminstrit Rama (alogjike, sepse doktor Gazmir Xhembulla e ka ushtruar profesionin e tij edhe kur Berisha ishte kryeministër), ky i fundit, pa e kaluar në asnjë filtër vërtetësie atë që i ka ardhur, siç në fakt nuk kalon askënd prej “qytetarëve dixhitalë” mjaft që të ushqehet me ta politikisht, e publikon atë çfarë i vjen nga ambientet spitalore, ku mjafton gjuha katastrofike, për të kuptuar kualitetin njerëzor të atij që ia çon iDoktorit këtë lloj “mbetjeje spitalore”.

“Kjo eshte mjeksia e Kallam Deshtakut!

I semuri operohet tjeter per tjeter!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha.!

Per te mos u indetifikuar po te shkruaj anonim.

Ne spitalin e Peshkopise me dt 20.9.2018 eshte paraqitur ne spitalin e Peshkopise nje djal rreth 20 vjeç te cilit i.kishte dalur nje puçer pas shpine. Pasi e kontrollon kirugu Gazmir Xhembulla i cili eshte dhe burri i deputetes se PS Almira Zebi Xhembulla i thote qe do te operohesh. Pasi e fut ne sall te operimit ne vend qe ti heq puçrren i ka hequr opendesitin.

Kur djalit i ka dalur narkoza ka pare plagen ne bark dhe u ka spjeguar se çka ndodh me te. Mjeku i ka thene te hoqem opendesitin se ti me the per ate apendesitin. Ka plasur sheri me familjaret e djalit dhe familja ka vajt ne kom per kallzim po e kan mbajt te fshehur kete rast budallek te mjekeve tane. Drejtoria e Spitalit esht ne dijeni dhe gjith Peshkopia e din kte budallek.Ju lutem publikojeni se po mbahet fshehur kjo maskarade pasi kirurgu esht burri deputes se PS dhe rin tap me alkol.

Per ta verefikuar me sakt personi ndodhet aktualisht ndodhet ne repartin e kururgjise dhoma tre”, ishte  statusi i Berishës.

Dhe vjen më pas statusi sqarues etik e profesional bashkë, i doktorit të denoncuar, ish-student i Berishës, ku dhe në këtë rast, gjuha që bën diferencën është tregues kuptimplotë i asaj çfarë nuk shkon në të gjithë këtë histori.

“Ndjehem thellësisht i keqardhur nga disa informacione të pavërteta që janë përhapur gjatë ditës së sotme. Në respekt të familjarëve dhe opinionit publik, ndjej detyrimin të jap këtë sqarim:

Si mjek kirurg, me një eksperiencë mbi 20-vjeçare, deklaroj nën përgjegjësine time të plotë, morale dhe profesionale, se ndaj pacientit E.S. janë zbatuar rigorozisht të gjitha rregullat dhe procedurat, sipas protokollollit mjekësor në fuqi.

Jam gati të mirëkuptoj shqetësimin e pacientit dhe familjarëve, por ndjej keqardhje të thellë kur shoh që një akuzë e pavend dhe aspak profesionale, është bërë sot nga një ish mjek dhe ish profesor i imi.

Që nga dita e parë e punës time si mjek, u kam shërbyer dhe u shërbej qytetarëve me profesionalizëm dhe devotshmëri, për këtë dëshmitarët më të mirë janë kolegët e nderuar dhe ata mijëra bashkëqytetarë të mitë.

Po kaq e padrejtë dhe dashakeqe është lidhja që i bëhet rastit në fjalë me punën e bashkëshortes time. Unë punoj përditë për ta luftuar sëmundjen, më vjen keq që dikush sot ka zgjedhur të bëjë politikë me të.

Në çdo rast, jam i hapur dhe u kërkoj strukturave përgjegjëse që të bëjne të gjitha verifikimet e nevojshme për t’i shkuar deri në fund të vërtetës”, shkruan doktori kirurg Gazmir Xhembulla.

Ky i fundit, pinjoll i një prej familjeve më qytetare dhe më fisnike të Dibrës, për më tepër dhe me bindje politike të djathta, gëzon një autoritet të padiskutueshëm si njeri dhe si bluzë e bardhë. Ndaj dhe reagimet e dibranëve në rrjete kanë përcjellë shock-un e implikimit të një ish-kryeministri me pocaqinë e një anonimi.

Po pse duhet të bënte këtë Berisha, një njeri që mban dhe cilësorin e përnderuar Doktor, përderisa dhe vetë ka qenë i tillë, e për më tepër e ka patur student kirurgun e denoncuar në atë formë, që besohet dhe duhet ta mbajë mend meqë kujtesën thuhet se e ka top? Me gjasë dhe pa shumë sforco, përgjigja gjendet te “tradhëtia” që ai prej vitesh i ka bërë bluzës së bardhë të një mjeku, si në kuptimin profesional – pa u marrë në mënyrë absolute me të, pra pa u ballafaquar qoftë dhe me një pacient në emër të pasionit si doktor –  e si në atë politik, pasi politikja, në kutimin më pa-etikë të fjalës, ka dominuar mbi gjithçka; mënyrën e të menduarit, të komunikuarit e të vepruarit.

Te Berisha, ka mjaftuar vetëm detaji që kirurgu ka për bashkëshorte një deputete të PS-së në Dibër, Almira Zebi – Xhembullën, dhe për të kjo është e mjaftueshme, madje krejt e justifikueshme që ta godasë bluzën e bardhë pa vetëpërmbajtje etike, që në këtë rast duhej të ishte dhe profesionale. Vetë zonja në fjalë, deputetja Xhembulla, për profilin e lartë të saj qytetar dhe cilësitë morale, është një grua e respektueshme dhe nga vetë demokratët e Dibrës. Dhe besohet që dhe këtë fakt, Doktori di fort mirë. Po ai, duke qenë se mendon vetëm politikisht, ka humbur çdo kut etik mbi gjykimin ndaj tjetrit. Dhe kjo e ka shndërruar Berishën në një ndotës të madh moral me gjuhën e tij, ç’prej kur u shfaq në politikë.

Ndaj, cilësori Doktor për të, që në kohë është mbajtur aktiv me dy konotacione– profesional dhe autoritativ –prej kohësh nuk vlen më ta ketë. Është një “ish” i tillë, që i përket vetëm asaj kohe kohe kur përballë kishte pacientë e jo kundërshtarë politikë, kur para kishte recetën e shërbimit dhe librin e dijes, në vend të një iPad-i ku orë e çast merr lloj-lloj shfrimesh nga çdokush duke u bërë zëdhënës politik i çdo marrëzie që i vjen, mjaft që aty të goditet kundërshtari.

Ndërsa në një tjetër aspekt, në lidhje me atë që po ndodh me mjekë ngado, të cilët shndërrohen në viktima mediatike sa herë del ndokush për t’i akuzuar, atyre u takon që të reagojnë deri dhe me padi ndaj çdo telendisjeje në publik, nëse janë të bindur që e drejta është me ta. Nuk ka përse mjaftohen të dalin të pafajshëm. Për rastin konkret, kirurgu Gazmir Xhembulla duhet ngrejë padi ndaj “qytetarit dixhital”, sigurisht duke kaluar nga Berisha, që më pas të jetë ky që ta mbajë përgjegjësinë edhe si bashkëautor në denoncim. (tesheshi)

10 komente në “Testi moral i Berishës: Pse e publikoi denoncimin dixhital për ish-studentin kirurg dhe a e meriton titullin Doktor?”

  1. Per Vejushen e Zeze, Sali Xhunglinin says:

    Meriton titullin Bagel dhe Jashteqitje Historie!

  2. Ky vampir meriton totullin kriminel.
    Titujt e kohes enverit i perdorin dhe mburren keta maskarenj nderkoh qe erresojn cdo arritje te asaj kohe.
    Pse nuk i dorzoni titijt more maskarenj

  3. Germicoku says:

    Kur lind gomari quhet krric ose pulisht. Ndersa kur rritet quhet gomar e asnjehere kale. Ndaj edhe Saliu nga krric u be gomar e mos kujtoni se quhet kale edhe pse disa kohe pati samarin e kalit. I zoti,( POPULLI) ,kur pa se zamari ishte per kale e jo per gomar,ia hoqi ate samar dhe e la pa te fare.

  4. "BOHOTINA" says:

    Ky perbindesh qe quhet Salih (jo Sali, siç i thoni rendom), e ka goditur dhe e godet shume rende kete vend. Edhe gruan time e ka patur studente, po shyqyr qe nuk ka ndonje denoncim nga “dixhitali budalla”. Ky qe ndau si me thike gjithçka ne kete vend meriton perbuzjen, denoncimin, denimin… Ky nuk do qe spitalet te vihen ne sherbim te njerezve, por i do rrumpalle, si ne kohen e tij, qe geluan duqanet, kioskat, shitjet ambulante, kazinot brenda spitaleve…

  5. Pse merreni me te cmendur e kriminel si Sali Berisha?

  6. Foto bukur e pinokut hajdut kriminel uriah hip.

  7. Iliri nga Gjermania says:

    Ky meriton Titullin Dr. i Plerave te Tropojes.

  8. Komentuesi says:

    Me kete qe po bene Sali Berisha,po godet rende pd-ke.Te shpifesh nuk eshte mire.Saliu e ka kthyer ne profesion.Ka harruar profesionin e mjekut.Me keto shpifje,Saliu largon besimin e elektoratit,dhe fiton urrejtjen e popullit.Ja pse nuk fiton pd-ke pushtetin.Mos ta kerkojne te Edi Rama te keqen,por te Saliu Basha shume qener te tjere qe meren gjithe diten me shpifje.Jame i mendimit qe mjeku i cili akuzohet nga Berishmuti,ta hedhin ne gjyq Berishen qe bene direkt shkrimin,dhe akuzen.

  9. Franci says:

    Llaxorja Berisha duhet te paditet rregullisht nga çdo qytetar shqiptar pa prejashtim nga shpifjet e tij te perditeshme, perndryshe familjet shqiptare do te kene shqetesime te vazhdueshme nga ” gorja ” Berisha.

  10. Nik says:

    Padi ndaj Sali Pykes o gazetar se qytetari “dixhital” eshte anonim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje