Urrejtja ndaj bukurisë

24 Shtator 2018, 14:28Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Para se të hyja në avion, shkrepa një foto, të cilën e postova në Instastory. Isha unë dhe pas meje një pjesë e avionit me emrin Air Albania dhe flamurin kuqezi. Tagova linjën shqiptare, e cila kish një adresë në Instagram (sigurisht, do më dukej anadollake të mos e kishin një të tillë) dhe e zbukurova me emojin që duartroket dhe ‘post’.

Stjuardesat shqiptare janë pak të emocionuara. Gazetarët janë pak të rezervuar, pjesa dërrmuese reporterë e kameramanë, fotografë, me të cilët njihemi prej vitesh.

Tirana një dorë është edhe bota jonë nuk është aq multisociale. Dikush e kalon me batuta, si Anila Basha, dikush me ironi, dikush rri në heshtje para zhurmës akuzuese/mallkuese në rrjet, që shoqëron udhëtimin e gazetarëve të aeroplanit. Ulem në sediljen time, e cila është e pastër, e re, e rehatshme dhe përballë lexoj në shqip: Jeleku i shpëtimit ndodhet poshtë karriges tuaj. E fotografoj si një detaj të bukur të shqipes në ajër, pa menduar se do më duhet ta përdor.

Pak para se kapiteni të ndezë motorët, nënkapiteni Ervis Maja (që na doli edhe kushëriri i Anjeza Majës, se siç e thashë një dorë vend jemi) lexon me një emocion të lehtë rregullat në shqip dhe anglisht.

Lutfi Dervishi ndodhet pas sediljes time dhe më tregon se për të nuk është hera e parë që fluturon me një linjë shqiptare. Albanian Airlines apo edhe ajo linja e Bashës, Belle Air, qenë marka shqiptare që fluturuan qiejve, por i parkuan qeveritë.

– Çfarë ndodhi me Albanian Airlines apo me atë tjetrin e Bashës? – e pyes.

– Taksat dhe sipas qeverive e kanë pasur fatin linjat shqiptare.

-Po Lasgushi ynë sot, a thua do jetë i treti i vërteti? Inshalah!, – i them me humor, meqë jemi edhe për Stamboll, profesor Lutit, i cili më duket i vetmi që nuk e nget ajo që thuhet nëpër rrjet. Duket si i mësuar dhe fundja jelekun e shpëtimit njeriu e ka në mendje më shumë sesa poshtë karriges. Mirë bën!

Ervisi lexon në shqip ende rregullat, ndërsa Lasgushi po ngrihet për një udhëtim me gazetarë, reporterë, fotografë dhe plot thashetheme mbi fletët e trupit të tij.

Stjuardesat shpërndajnë disa kufje ngjyrë blu, të cilat lidhen me sediljen tënde dhe mund të dëgjosh muzikë. Ka muzikë klasike dhe turke, për momentin. Klasikja është më qetësuese, sigurisht!

Kateringu i avionit është i mirë. Unë preferoj gjithmonë Coca-Cola në avion dhe ndonjë panine, por kurrë të ëmbla dhe kafe.

Mbërrijmë në Stamboll. Koha është me diell dhe deti të del nga të gjitha anët. Qyteti është romantik, tërheqës dhe aq i madh sa të gjithë të thonë se, ose duhet të rrish dy javë ose ata që vijnë shpesh të tregojnë se ka gjithmonë një gjë të re për të bërë në këtë qytet.

Në autobus ciceronia thotë përmendësh pak histori. E nis me orakullin, më pas me bizantinët, Konstandinopojën e cila pushtohet nga Sulltan Ahmeti në vitet 1400 dhe nga kristiane bëhet islame por duke ruajtur kisha dhe xhami.

Istambul, quhej atëherë ose ndryshe qyteti i islamit dhe më vonë krenaria më e madhe e turqve, Qemal Ataturku, me rrënojat e perandorisë osmane shpalli Republikën Turke dhe osmanët u quajtën turq.

Vizita e parë është në Portën e Lartë, siç turqit e quajnë Topë Kapi. Është ajo porta që shihni në telenovelat e Klan-it dhe kur hyje brenda ose dilje padishah ose me kokë të prerë, si versioni i fundit rasti më i famshëm për një shqiptar, ai i Ali Pashë Tepelenës, që sot e kësaj dite nuk e kuptoj si kemi mundur të kemi një valle që e kërcejmë nëpër dasma: Koka në Stamboll e trupi në Janinë, të vranë Ali Pashë….

Brenda Portës së Lartë nuk sheh ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Madje zhgënjimi i Shpëtim Nazarkos është i rëndë: “Si ka mundësi kaq pa arkitekturë, pa vizion osmanët? Rusët janë komplet gjë tjetër. Boll t’u shohësh si kanë ndërtuar dhe jetuar. Aristokraci e gjallë!”.

Drekën e kemi buzë detit. Ermal Mamaqi është kripa (Një videokoment të tijin për Tiranapost.al në fund të artikullit) dhe sheqeri dhe duhet të gjesh momentin e duhur për të pirë një gotë ujë, se pothuaj është e pamundur. Nuk shërbehet alkool! Kanella dhe erëzat e tyre të çajnë hundët dhe nuk është se më pëlqen.

Pjesa më e bukur e udhëtimit është shëtitja me anije nën Bosfor. Pasi kalojmë Taksim Square ndalojmë tek anija dhe nisim shëtitjen. Është duke rënë muzgu dhe darkat e Stambollit janë tipike të freskëta edhe në verë. Madje në shtator bën edhe ftohtë dhe ekipi kujdeset të shpërndajë shaje të ngrohtë, por sot nuk bën aq ftohtë. Çdo gjë shkon vaj, edhe deti. Stambolli është mistik. Deti ndan dy anët e qytetit: Azinë në të djathtë dhe Europën në të majtë. Të gjitha fotot i bëra nga Europa.

Kalojmë plot dy orë në anije dhe më pas ankorojmë për të marrë autobusët dhe për t’u rikthyer në aeroport, ku na pret Lasgushi. Ulemi të gjithë dhe bëhemi gati për t’u kthyer në Tiranë. Kontrolloj telefonin, sa kam pak valë dhe internet. Një adresë anonime shkruan poshtë fotos që kisha postuar në mëngjes: një avion me emrin e Shqipërisë, një flamur kuqezi dhe veç me dëshirën e mirë për të promovuar një ambicie shqipesh me ndjekësit e Tiranapost në instagram:

“S’të ha mortja ty, moj supergazetare, që shkon me avionin e Edi Ramës…”

I përgjigjem: “Epo zi për Bashën nuk do mbajmë!”.

Kur ulemi në pistën e Rinasit, m’u kujtua Konica, të cilit po ia marr hua disa rreshta, që kanë përgjigjen e denjë për marrinë e disave online, helmin, mallkimet me vdekje, rrëzim avioni, mosgjetje jeleku poshtë karriges, kurva, lëpirës, kazanë…

“Ashtu kuptova se në të vërtetë kisha arritur në Shqipëri, një vend i bekuar me njëmijë bukurira, po i shkelur nga një turmë, e cila ushqen një urrejtje kundër bukurisë. Shqiptari e ka zakon të kundërshtojë para se të marrë vesh”.

Reportazh dedikuar Air Albania për udhëtimin e 21 shtatorit me një grup gazetarësh në Stamboll

(Tiranapost)

 

48 komente në “Urrejtja ndaj bukurisë”

  1. Loni says:

    Me parate e kujt u mundesua ky udhetim ?!
    Apo qylin e pranon dhe Mbreti, keshtu qe pse ta kundershtonit dhe Ju gazetaret nje udhetim qyl deri ne Stamboll.
    E verteta nuk ka lidhje fare me ato hartimet e bukura me natyre gazetareske qe publikon, fshehja e realitetit qe jemi duke jetuar eshte faj dhe me pasoja.

    1. Virusi says:

      Te kane share shume, une Jo. Simpatike, pene e mire.

    2. Komentuesi says:

      Brovo Mira:Te lumt per kete shkrim kaq te bukur,per te bukuren.Atyre qe nuk ju pelqen,te pullcasin e te behen mut per qent e Pd-ke e Leshelise.AIR ALBANIA,eshte vertete nje bukuri per shqiperine dhe shqipetaret e ndershem.Eshte sukses i qeverise dhe i kryeministrit Rama.Pershendetje Zonja Kazhani.

    3. Fatos says:

      Loni psikopati dhe injoranti: kur del një produkt ose shërbim i ri, kompania jep dreka, darka, udhëtime dhe produkte falas për gazetarë ose njerëz të njohur nga publiku, si reklamë. Po kujt i thua, rri ha fara aty. Flet kali në majë të malit flet dhe miza në bythë të kalit.

  2. greece is shit says:

    Cfare po na tregon,qe hengret panine Shqiptare dhe degjove muzike Turke se nuk kishte Shqiptare, se bere nje udhetim qyl per te shkruar dy rreshat – reklam – sallate- e per te na mbushur mendjen se po bejme dicka e meriten e paska doregjati me brekushe……ha sallate ha…..pabesia dhe poshtersia me e madhe e ketyre viteve pas komuzmit jane brezi i trete super i ndyre qe polli kazani bllokist i atij sistemi dhe tangat e llojit tend si pjelle OMGJ e ketij kazani te erret…….per te lare breket e tua se, aq e ke hapin ti….

  3. petriti says:

    Kompania Jone e flamurit,ka Instagram dhe jo faqe zyrtare ne internet?shume tragjikomike dhe interesante.Epo normale eshte te ne kjo gje, sepse nepermjet faqes se internetit shiten biletat,ndersa nepermjet Instagramit shiten pordhet e publicitetit.

  4. enter"" says:

    1. Nje artikull me shume per Stambollin, Bosforin, Porten e Larte, Ataturkun, dhe telenovelat turke sesa per Air Albania.
    2. Mires nuk I pelqejne sheqernat ne fluturim, ama nje kanoce Coca Cola me 35 gram sheqer e piu…Kontrast
    3. Shkruhej shqip per xhupin e shpetimit poshte sediljes, ama fotot e ushqimeve tregojne etiketa ne turqisht dhe anglisht.
    4. Mira shkruan se nuk kishte nevoje te hidhte ne shpatulla shallin e madhe kur beri xhiron me target ne Bosfor ama ne foton nr 8 e ka hedhur shallin.
    5. Nese do flasim per te bukuren dhe shpirtin e kundrshtimit te nje pjese ndaj Air Albania, nje artikull I tille me duket komplet pa vlere.
    6. Postoj, Instastory, emoji….te keqen e shqipes

  5. On says:

    Me leket e kujt vajtur? Shqiptare paguajne cminet me te cmendura ne Europe. … provincial ,servile

  6. Gazetari says:

    Leri pordhet Mirushe, por trego se me leket e kujt u financua ky udhetim?! Hajde zemra boll e sheqeroset

  7. lori2 says:

    Ja pra vete keta komentues vertetojne Konicen dhe helmet qe kane dhe hajne perdite shpellaret e opozites. Gjynah oer keta qe nuk dijne te gezojne asigjo veç mbyten me hidhesite e trurit te tyre (nese kane nje te tille).

  8. Arnauti says:

    Ne shqip nuk thuhet Taksim Square po Sheshi Taksim, ose nese e do ne origjinal, pra turqisht: Taksim Meydani. Ne shqip ka hyre edhe fjala turke mejdan, po me sa e di une ende nuk ka hyre fjala square.

    Jo per gje, po shqipja ne avion me demek te paska emocionuar (meqe bere çap deri ne Turqi:), kurse kur shkruan vete ne shqip ja fut anglisht pa te keq dhe pa e vrare mendjen se shqipja i ka fjalet e veta per te shprehur konceptet.

  9. Labi says:

    Kazhazhi!
    Ka dicka te piste ne kete udhetim. Dicka qe tregon kontroll mbi medjat,qe paralajmeron me shume kontroll mbi medjat etj.
    Lezo artikullin e kryetarit te Akademise se Firences , te kuptosh,pse ka dicka shume te shemtuar ne kete “Qerasje” te Rames. Ju nuk jeni “ zogj te lire” ,ju jeni “ zogj” kuvlie.

    1. mirel says:

      Meditojne, s’kane c’bejne.zog kurve thuaj.

    2. Durimi says:

      Ky esht labi ballist, Mira. Po tani, si na ka thene bac Saliu, jemi vellezer balliste e komuniste bile edhe me fashistet. Ndersa Loni prej betoni, Petriti prej balte apo ndonje tjeter jane te shqetesuar per udhetimin tuaj qyl….. por nuk kane qene asnjehere te shqetesuar 20 e ca vjet se si u be ai vend bordello , bile per jete ndihen te rrezikuat. Te shemtuarit ne gjithe siperfaqen dhe brendine e tyre e urrejne te bukuren dhe duan qe cdo gje ta bejne si vete. Lerini te renkojne e ngasherehen!

  10. Endri says:

    Tiço Iva sqenka veshur gje. Kurse ti goxha mire. Artikullin se lexova pasha vetem fotot. Ata tregojne cfar ke shkruar.

  11. Vk says:

    Sa shum serb paska ne shqiperi. Cudi si nuk ngrejn zerin per autonomi si pakicat greke, apo varja se u ngaterrova, keta jan shqiptar, po qe kan shitur bythen te serbi. Per mallkuesit e kam fjalen

    1. Vk.1 says:

      Vk mallkuesve. Ate pune kane ata.

    2. enter"" says:

      Koment komplet pa lidhje. Nese ty ky artikull apo fluturimi me avion I kazanit te shtypit shqiptar te duket dicka normale, atehere je me probleme

  12. Mira says:

    O anadollake, je nje tmerr i gazetarise…

  13. On says:

    Gjithe ai udhetim turistik e do nje artikull…..po Mamaqi cgazetar eshte se kuptoj

    1. enter"" says:

      Mamaqi eshte thjesht nje object cirku. Dikush duhej per te argetuar pasagjeret e Lasgushit

  14. Illyria-Shqiperia says:

    4 me yll)) kjo apo ciceroni? Po c’u be, Ahmedi apo Mehmedi? 1400 apo 1453? Ne shqipetaret kemi gjera me te rendesishme ne mendje. Nuk merremi me detajet)))

    1. Qwrty says:

      Mundet qe pervec historise, Mira te kete 4 edhe anglishten. Kush e di cfare ka thene ciceroni dhe si e ka perkthyer gazetarja e shquar. Me pak fjale gazetarja jone eshte nje anlafabete funksionale e rangut te larte. Sa per hartimin nje 7 me mik e merr. ?

  15. Kopshti zeologjik says:

    Cfare eshte ky udhetim?!
    Rinia shqiptare nen kujdesin e Partise dhe shokut Rama?!

  16. korçari says:

    Kur lexon komentet e meposhteme ku me te shumtat kane vetem sharje,kritika dhe nivel medioker sa te vjen per te vjelle se sa negative jane nje pjese e shqiptareve .Nje shoqeri ajrore shqiptare vetem te mire do te sjelle duke nisur nga imazhi,kostot,turizmi dhe krenaria kombetare ,por fatkeqesisht ka akkoma shqipare qe kur i pyet se çfare deshirojne te pergjigjen qe urojne qe komshiut t’i vdese lopa (perdor vdes pasi eshte qenie e gjalle)dhe rruga per t’u bere njerez normale mesa duket qenka shume e gjate.SUKSESE per Air Albania.

    1. Korcarja says:

      Sa ta kuptosh ti qe se kane me Air Albania po me Miren iku avioni

    2. Korcarja says:

      Sa ta kuptosh ti qe se kane me Air Albania po me Miren, iku avioni.

  17. mirel says:

    Meditojne, s’kane c’bejne.

  18. Koli says:

    Gazetare kooperative .
    Ku ishte bukuria dhe urrejtja ketu?

  19. Lani says:

    Do te ishte me mire Air SHqiperia si emer.

  20. piloti says:

    Ty te lumte pena moj vajze!Ne vend qe te pergjigjesh ti pu u them une atyre qe pyesin se me lek te kujt….-Me leket e sateme!

  21. Lily says:

    Wow ky Ermal Kllouni bashke me te shoqen nuk lene free things pa shfrytezuar! Emisionin e ka skandal. Nr cdo eveniment te njejtat fytyra shohim.

  22. Ermal says:

    PO MOS FINANCOHEJ PORTALI JOT MGA LALI ERI DO ISHE ME E BESUSHME MIRA JE VEGEL E PUSHTETIT TE RAMES

  23. ben says:

    Mira KAZANI.
    Edhe une jam shume I lumtur qe ti kalon bukur me leket e mi.
    Vetem se, jo vetem ne shqiperi po kudo ne bote
    Kur pushimet ti paguajne te tjeret
    Ose je kokra e hajdutit
    Ose je kokra e kurves

  24. MISTER X2 LIBRAZHD. says:

    Kukuvajkat vajtojn.Kukuvajkat nxjerrin helm nga goja.Kukuvajkave nuk i ri mire cdo arritje çdo përparim i vendit.Edhe flamuri Shqiptar i stampuar në avion i prish punë.Edi Rama kryeministër i bezdis.Sikur te ishte Berisha do ishte arritje e madhe.Përse kaq të prishtinë këta njerëz?

  25. MISTER X2 LIBRAZHD. says:

    Kukuvajkat vajtojn.Kukuvajkat nxjerrin helm nga goja.Kukuvajkave nuk i ri mire cdo arritje çdo përparim i vendit.Edhe flamuri Shqiptar i stampuar në avion i prish punë.Edi Rama kryeministër i bezdis.Sikur te ishte Berisha do ishte arritje e madhe.Përse kaq të peshtire këta njerëz?

  26. petrit says:

    Po pse me Mira Kazhani, me gjithe respektin per ty si gazetare, pse nuk e respekton Lutfi Dervishin per ate qe thote!.. Je vet kalorse e respektimit te historose ashtu siç ka qene?.. Ka patur kompani ajrore shqiptare si Albanian Airlines dhe Belle Air ashtu sic ka dhe aktualisht nje tjeter kompani te sukseshme siç eshte Albawings me 2 Aksionere 100 per qind shqiptare dhe jo 49 me 51. Po si ka mundesi sot ne vitin 2018 i thua shqiptareve qe Stambolli eshte i ndare ne pjesen Aziatike dhe ate Europiane???… Kazhani ska ngel gabel pa e ditur kte. Sjqiptaret e rahen Stambollin qysh ne vitin 1991..e kupton ka 40 vjet..

  27. shqip says:

    Bageti si ne kohen e Haxhi Qamilit . E vetmja gje qe mund te thuhet ;” Fali zot se s’dine çfare bejne “!

  28. Devolliu says:

    Sa shume gjarperinj e sa shume helm derdhin ne kete vendin tone te bukur. Bukuria i vret ,u shtofshin te mirat e te bukurat dhe u shofshin kjo kope gjarperinjsh. qe vetem ne rrenoja e ne shkaterrim gjallojne.

  29. moni says:

    Oj ti shoqe, Kostandinopojen e pushtoi Sulltan Mehmeti i dyte dhe jo sulltan Ahmeti, jo ne vitet 1400 por ekzaktesisht ne 1453. Eshte nje ngjarje e rendesishme ne historine boterore dhe ka nje vit kur ka ndodhur ngjarja i cili duhet respektuar. Eshte njelloj si te thuash: Lufta e Dyte Boterore u zhvillua ne vitet 1900.
    Dhe meqe ra fjala u pushtua per shkak te indiferentizmit dhe kurvllekut te Kurves Plake (Evropes).

  30. Gjergji Thanasi says:

    Jazek ju qofte ju 100 gazetareve, qe perfaqesoni ajken e gazetarise shqiptare dhe vajtet deri ne Stamboll e nuk zbuluat kryelajmin, scoop-in, qe do beje “furore” jo vetem ne mediat shqiptare,por edhe ne ato te jashtme. Me sygjerimin e Zonjushes Fu-Fu ne kryeminsitri, kryerilindasi Edvin me udhetimin tjeter te tajares, qe fatkeqesisht quhet “Lasgush”, do te coje ne Stamboll 100 cope pederase dhe lesbike! Hip Xhixhi! Hip Xhixhi! Kesaj rradhe Fu-fu-ja i kryeministrise ia kaloi per ide gjeniale Erionka Velise se bashkise!

  31. HQ-18 says:

    Meqë po bëni udhëtime testimi për nja një muaj më mirë çoni dhe sillni falas hallexhinjtë dhe tregtarët.
    Ata që kanë nevojë të shkojnë në spitale, të vizitojnë të afërmit dhe ata tregtarë që shesin e blejnë mallra.
    Jo këta , se këta gazetarë kanë lekë plotë.

  32. Martini says:

    Ti zonja gazetare gjithmon ke lene pa mberuar idene e emisjoneve apo shkrimet qe i ka cilesore.Jo vetem urrejtje ndaj te bukures por Edhe te dashiruat pas eres se shures.Cdo peridhe qeverisje e Pd ka perfunduar realisht me mbizoterimin e aromesh se shurres realisht ne Tirane e Kudo.Edi Rama nuk eshte ndonje fanua ne drejtimin e vendit por te pakten nuk dime qe pelqen eren e urines dhe nuk e ka shperndare keye ne Shqiperi.

  33. alpin maloku says:

    maloket jane msu me fjet me derra , ju i tregoni arroplana psssssss paradoks ata jane ne shekullin e morrit me bisht hahaha urrejtjen e kane ne shpirt te zi i pengon e bukura dhe cdo gje shqipetare,jane te knaqur vec kur i perdhunon prifti me ate lidhin cdo gje hajt fuck te mbare.

  34. xho says:

    Na ishte nje here ne vitin 1993 air Albania me kombesi Austriake dhe me Stjuardesat e para shqiptare. A e dini pse u zhduk kjo kompani?

  35. moni says:

    O njerez te mire. Mjafton te kerkoni pak info ne internet per te kuptuar se kjo linje eshte nje version low cost i Turkish Airlines ( ka 49 % te aksioneve). Per te dale tek artikulli i shoqes Mira, qejfi na behet qe paskan dale jashte shtetit gratis. Se arritje eshte dhe kjo. Sidomos kur sheh Kolin te veshur me strece dhe tufen e bagetise nga mbrapa, te behet zemra mal per intelektualet e shquar te vendit tone……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje