Si në filma, adoleshenti mbijeton 49 ditë i vetëm në det të hapur

24 Shtator 2018, 10:54Lifestyle TEMA

Një adoleshent indonezian ka mbijetuar 49 ditë në det, përpara se të shpëtohej nga një anije me flamur panamez dhe të kthehej në shtëpi.

Aldi Novel Adilang, një 19-vjeçar nga Sulawesi, punonte si mbajtës i llambës gjatë peshkimit, në një zonë rreth 125 km nga bregu.

I riu ishte i punësuar për të ndezur llambat e mjetit lundrues, të cilat tërheqin peshkun.

Çdo javë, dikush nga kompania e tij do të vinte për të mbledhur peshkun e kapur dhe për t’i çuar djaloshit ushqim, ujë dhe karburant.

Mjeti lundrues prej druri, njëri prej 50 të tillëve që babai i djalit ka në pronësi, u largua shumë nga bregu, pasi erërat këputën kavot e ankorimit.

Edhe pse me shumë pak ushqime në magazinë, ai ia doli të mbijetonte duke djegur dru nga varka për të gatuar dhe duke e filtruar ujin e detit nëpërmjet veshjeve, për të minimizuar kripën.

MV Arpeggio, një anije me flamur panamez, e gjeti atë në ujërat e Guamit, më 31 gusht.

I intervistuar nga kanali lokal i lajmeve, TribunManado, Aldi tha se ai mendonte se do të vdiste, pa i ardhur njeri në ndihmë.

Ai tha se kishte menduar vetëvrasjen, por kujtoi këshillën e prindërve të tij për t’u lutur në momente ankthi.

Ai përdori një Bibël që kishte me vete dhe gjeti forcën për të vazhduar përpara.

Pasi e shpëtuan, kapiteni i anijes panamez kontaktoi rojet bregdetare të Guamit dhe meqë anija po udhëtonte drejt Japonisë, djaloshi u dërgua në Tokuyama më 6 shtator.

I riu fluturoi drejt shtëpisë në Manado, më 8 shtator, i shoqëruar nga zyrtarë të konsullatës, dhe raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. (TemA TV)

1 komente në “Si në filma, adoleshenti mbijeton 49 ditë i vetëm në det të hapur”

  1. Albani says:

    19 vjec nuk quhesh adoleshent kerriç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje