Një grua e cila dikur vuante nga anoreksia që i rrezikonte jetën sot është bërë një kampione në bodybuilding.
Chelsea Kamody nga Florida ishte në shkollë të mesme kur gjyshja i vdiq nga kanceri, humbje e cila i dha një tronditje emocionale asaj.
Në atë kohë 30-vjeçarja humbi 27 kg dhe kishte çrregullime në të ushqyer.
Ushtrimet fizike ishin e vetmja mënyrë që Chelsea të mund të përballej me hidhërimin e saj.
“Unë dhe gjyshja ishim shumë të lidhura. Ajo nisi të më mësonte piano që në moshën 3 vjeçare deri kur vdiq. Unë jam pianiste në koncerte dhe muzika është pjesë e jetës sime.
Nuk jam e mirë në shprehjen e emocioneve ndaj fillova të bëja ushtrime fizike gjithë kohës ndërsa më iku oreksi. Digjja shumë kalori dhe fillova të humbas peshë.”-tha Kamody.
Në 2017, Chelsea hyri në një konkurs në Florida dhe u rendit e para në kategorinë e bikinit..
“Sinqerisht nuk mendova se do të ndodhte. Mos u dorëzoni. Shumë herë, duket sikur është e pamundur, dhe ju keni gërmuar shumë thellë në një vrimë, por kurrë nuk është tepër vonë për të rregulluar jetën tuaj,”-tha Chelsea. (TemA)
Sme duket e njejta.