"Akte që të mbeten ndërmend gjatë", një elegji për 22 vjeçarin shqiptar që u bë frymëzim për Amerikën

25 Shtator 2018, 15:02Sociale TEMA

Nga Andon Andoni

Në përgjithësi, në memorien e njerëzimit, ata që kanë shënuar një akt vetëmohimi, në mbrojtje të jetëve njerëzore, në rrethana të jashtëzakonshme,  janë të gjithë heronjtë të rinj e të bukur. Në sytë e publikut i bën të tillë akti sublim që kryejnë. Në shumicën e herës duke rrezikuar dhe humbur edhe vetë jetën e tyre.

Kudo ku gjenden nëpër botë, në çdo lloj sakrifice që përfshihen bashkëkombësit tanë, për ne është një ndjenjë krenarie dhe respekti përjetimi. Në Francë, në Itali, në Angli dhe gjetkë, mediatizimi i akteve të tyre, është shëmbëlltyre e karakterit dhe moralit human shqiptar. Shpesh aktet të tilla heroike nuk kanë fund të lumtur. Atëherë si është e mundur? Çfarë kanë të veçantë këta “heronj të rastit?”

Një akt të tillë publikuan, këto ditë  media audiovizive dhe ajo e shkruar e Pinellas Caunty në “News Chanell 8” (WFLA), Tampa,  dhe gazetari Josho Solomon, në një gazetë të Floridës, për të riun nga Ziçishti i Korçës, Dhimitri Andoni. Veçse në këtë rast, jo vetëm akti i tij, për të shpëtuar një të aksidentuar përgjatë autostradës I-275, ishte i bukur, por dhe vetë portreti i djaloshit, studentit 22 vjeçar, ishte një bukuri mahnitëse sipas televizionit amerikan. I veshur me shije, me një kostum blu, me sy bojë qielli, fytyrëqeshur, plot dritë.

Pasi kishte kryer misionin e tij të ndihmës ndaj një të lënduari, duke qëndruar makinën  në anë të rrugës, Dhimitri ishte kthyer tërë dritë dhe gaz në zemër, se kishte bërë sadopak, më dorën e ndihmës, zgjatur ndaj një motorist të rrëzuar në krah të udhës. Por fati i tij i keq, ishte se në ato pak metra, teksa kthehej për në makinën e tij, fshihej një dorë e zezë, një yshtje prej djalli.

Fshihej vdekja  brenda një të quajtur Dana Byrd, 30 vjeç, i dënuar 15 herë që nga viti 2005 për vepra të ndryshme penale,

I ndihmuar nga errësira dhe moti me shi , godet për vdekje Dhimitrin, duke e hedhur në ledhin buzë autostradës. Braktis makinën e tij dhe si

Punonte ditën në bankën “Wells Fargo” në Clearwater, dhe vijonte në vitin e fundit  në “University of South Florida” në degën e financës. Nuk është e thjesht të hetosh mekanizmat psikologjike dhe motivacionet që transformojnë një person normal në një hero! Rrallëherë djem të tillë heronj si Dhimitri, kanë mundësinë të jenë përsëdyti: akti heroik në jetë i një individi është unik, ose të paktën i rrallë.

Me siguri dihet, megjithatë, që vendimet e rrezikshme merren nga impulsi, mbi bazën e karakteristikave psikologjike, si ndjeshmëria, altruizmi, trimëria, të cilat përftohen në një ambient familjar të favorshëm, ose munden të kultivohen në rrugën e jetës.

Dhe bashkëkombësit e njihnin mirë Dhimitër Andonin për shpirtin praktik dhe altruist që shfaqte. Si një i ri i shkolluar në perëndim, (dy vitet e para të universitetit i pat kryer në Gjermani), ai ishte djaloshi që ndihte njerëzit e një gjaku dhe gjuhe me përkthimet e ndryshme kudo ku ja u lypte nevoja. Kohët e fundit kishte fituar një vend pune tek skuadra e sigurisë ndaj krimit ekonomik, në filialin e bankës, pasi kishte ndihmuar në zbulimin e një nga grupeve të falsifikimit të monedhave, me një shtrirje në disa shtete amerikane.

Por vdekja mizore ja preu në mes ëndërrta dhe shpresën për një jetë të bukur dhe plot vitalitet.

 Ai iku nga kjo jetë, por ende mbi buzë dhe shpirti i ka mbetur ndjenja e fitores ndaj të ligës, ndjenja e ndihmës humane që ishte mësuar të ndante me të tjerët, me prindërit, bashkëfshatarët, miqtë dhe shokë e punës dhe universitetit. Vështirë të imagjinohet një person bujar, të qëndrojë indiferent ndaj vuajtjeve të dikujt tjetër. I tillë ishte 22 vjeçari Dhimitër Andoni

Ndaj në memorjen tonë këta heronj të thjeshtë vijnë dhe mbeten si portretet me të bukur që ke njohur ndonjëherë, të rrethuar nga dashuria, nga humanizmi, nga dhimbja kur ikin kaq befas dhe kaq vrullshëm si vetë rinia e tyre.(TemA)

 

5 komente në ““Akte që të mbeten ndërmend gjatë”, një elegji për 22 vjeçarin shqiptar që u bë frymëzim për Amerikën”

  1. vala says:

    RIP djalosh zemermire dhe fatkeq! Zoti ju dhente durim prinderve!

  2. R.I.P says:

    Lexoj kete shkrim dhe perlotem pa ndalim. Si cdo prind qe mundohet ti jap femijve edukimin me te mire dhe ndikuar tek ato ne formimin e nje personaliteti idealist human u ndjeva teper i prekur e ndjej Dhimitrin si femijen tim aq te dashur dhe ndihem me shume dhimbje ashtu si prinderit e tij te nderuar, Sa e rende…Lutem per shpirtin e tij te bukur. Jam krah prinderve te tij ne kete dhimbje te pamatshme.

  3. Lumi A says:

    Me vjen keq per humbjen e ketij engjulli. Pushosh ne paqe heroj i yne dhe i njerzimit. Njerz si ky na bejne bejne krenar pasi vendi yne eshte mbushur me politkan hajdut, vrases, thashethemegjij, shfrytezus te popullit dhe pasurise kombetare dhe tradhtar.

  4. Sit back and relaks■●▪ says:

    Life is a bitch!

  5. Sit back and relaks■●▪ says:

    Life is a bitch!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje