Historia rrëqethëse e të riut nga Kuçova: Dua një punë dhe kurim për të motrën, e kanë përdhunuar të sëmurë

24 Shtator 2018, 15:06Sociale TEMA

Jeta është bërë më e vështirë për një të ri nga një fshat i Kuçovës. Eraldit i vdiq i ati dhe vuajtjet që kanë nisur që në moshën 14-vjeçare tani i janë shtuar. Ai kërkon ndihmë për të motrën që është e sëmurë

Eraldi nga fshati Gegë bashkia Kuçovë 23 vite më parë humbi nënën. Që atëherë jeta ka qenë e padrejtë me të dhe të motrën. 14 vjeç ai mori rrugën e emigrimit për të mbajtur edhe babanë e sëmurë.

Babai u nda nga jeta 3 muaj më parë, dhe Eraldi nuk mundet t’ia dalë më i vetëm.

“Kur del ndonjë punë, dal e punoj. Çdo gjë e përballoj vetë”, shprehet ai.

Lana, e motra nuk e ka njohur kurrë nënën. Ajo vdiq ditën që e solli në jetë.

Për të, Eraldi do vetëm kurimin. Lana është e sëmurë me depresion dhe e abuzuar seksualisht në mungesë të të vëllait siç thonë familjarët nga njerëz që kurrë s’janë vënë para drejtësisë.

“Dua vetëm një mbështetje. Që të shkoj të punoj, mos rri këtu i mbyllur”, shprehet ai.(tch)

6 komente në “Historia rrëqethëse e të riut nga Kuçova: Dua një punë dhe kurim për të motrën, e kanë përdhunuar të sëmurë”

  1. Kaltra says:

    O palo shtet dhe palo pushtetarë ku jeni,dëgjojeni thirrjen e këtij djali dhe ndihmojeni!!!!!Mbetët duke vjedhur e zhvatur dhe nuk shikoni zinë që ka mbuluar këta njerëz.Ku janë strukturat sociale që paguhen nga taksat tona.Ta marrin vajzën e sëmurë dhe të kujdesen për të.Djali do të punojë (nuk do të vjedhë si ju )gjejini punë o hijena ,gjejini të punojë e të jetojë si gjithë bashkëmoshatarët e tij në botë.O biznesmenë miliardderra bëjini një shtëpi nga miliardat që keni…

  2. mirel says:

    Tragjike! Eraldi te shpalle PPP se e financon banka boterore.
    Ose minimumi te punoje gomist te gomisteria e asaj vajzes nga Elbasani. Mbase i ecen me martesen.
    Humor i rende apo jo?
    Cilat jane mundesite e Eraldit?
    Shtet i degjeneruar si puna e ketij nuk te jep asnje mundesi.
    Ndonjehere del ndonje tarallak si Kikia dhe na thote qe jemi dembele.
    Pune ka po nuk duam.
    Pastaj pasojne horrat e kuvendit qe derdhin lote per pronaren e dhive ne Burrel.
    Jepini ca toka Eraldit.
    Te mbjelle grure, apo te kullosi dhi.
    Pastaj derdhni lote.
    Futeni dhe beheni anetar Partie. Se PS si PD ka ne gjirin e vet biznesmene te fuqishem..me disa apartamente, prona, makina..ca jane dhe 20 e ca vjecare.
    Mbase i ecen me partite dhe Eraldit.
    Por deri atehere mos ja lini motren te vdese.
    Krim i dyfishte.
    Mire qe nuk denohen kriminelet, por te pakten jepini mundesine te jetoje.

  3. Mergimtari says:

    Ah sa gjyna mer zot .bota esht mbushur me njerez te pa meshirshem shteti esht inegzistent kur vjen puna per mbrojtien e qytetarve te vet ,vari teneqet kur nuk ke vet munci me e nimu sja vle me fol . Ka ren leku ne dor te kriminelve te politikes vari trapin , mjer ky pa as nje mbeshtetie sa gjynof.

    1. gjithashtu malok says:

      shteti nuk esht agjensi punesimi. po te prisni nga shteti mir tju bohet qe vdisni per buk. parazita levizni bythen.
      une kam pune per ty Erald si mund te te kontaktoj. nje pune qe zgjat te pakten 1.5 vjet.

  4. Illyria-Shqiperia says:

    Ndihmojeni Mero kete djale. Ju e keni mundesine. Po ashtu edhe te motren. Ka plot shoqata per mbrojtje te femrave qe veprojne ne Tr.

  5. Kolera turko-greke says:

    Kjo eshte fytyra e Shqiperise se vertete… Mjerim dhe vetem mjerim ka pare ky vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje