Arrestimi i disa mjekëve dhe infermierëve në Shkodër disa ditë më parë, ka shkaktuar shumë polemika.
Sipas një raporti të KLSH-së, ata kishin blerë për spitalin, më shumë materiale nga sa nevojiteshin.
Mes të arrestuarve ishte edhe doktori Luan Dragusha, që kohë më parë u promovua si një histori suksesi nga Rama, pasi la SHBA-në për të ardhur në Shqipëri.
Dhe në fakt, sipas shkodranëve, ai është vërtet një histori suksesi.
Dragusha raportohet se ka kryer 519 ndërhyrje për vendosjen e stendave në zemër për të gjithë pacientët me probleme në zemër.
Një numër i lartë ndërhyrjesh që në spitalin e Shkodrës është kryer falas, ndërsa në spitalet private kjo ndërhyrje kushton rreth 600-700 euro e deri në disa mijëra euro, në varësi të problematikës së ndërhyrjes.
Ajo që të bie në sy është se në raportin e KLSH-së, emri i Luan Dragushës, nuk figuron mes emrave përgjegjës për shkeljet të cilat pretendohen.
Sipas raportit të KLSH-së, ndaj 13 punonjësve është propozuar masë disiplinore me “vërejtje”, kurse është kërkuar shkarkim për 7 të tjerë.
Në listën 20 personave, për të cilët KLSH ka kërkuar masa disiplinore, nuk përfshihet mjeku kardiolog Luan Dragusha, i arrestuar nga Prokuroria për shpërdorim detyre.
Ndërsa policia, çuditërisht i ka arrestuar, pas kërkesës së Prokurorisë.
“Personazhi” kryesor i gjithë kësaj historie, është Luan Dragusha. Madje, në një farë mënyre ai është edhe “fajtori” që u arrestua ai vetë dhe kolegët e tij.
Edhe këtu për një arsye të thjeshtë: Ishte i suksesshëm më shumë nga sa parashikohej në punën e tij, duke u shkaktuar dëme jo të vogla kolegëve në Tiranë, sidomos atyre në spitalet private!
Lehtësoi barrën e shpenzimeve për mijëra familje që ekzaminimet e zemrës, i bënin “dy hapa” larg shtëpisë.
Dhe çfarë është më e rëndësishmja, ishte i suksesshëm 100% në të gjitha ndërhyrjet e tij në Laboratorin e Hemodinamikës në Shkodër”, shkruan një nga portalet e njohura në Shkodër.
Vështirë ta besosh këtë, por është e çuditshme që urdhërohet arrestimi i mjekëve dhe infermierëve për abuzime me spitalin, ndërkohë që normalisht të parët që duheshin proceduar, duhej të ishin drejtuesit e spitalit, që merren me menaxhimin e tij.
Pas kësaj eksperience, mjeku i njohur Luan Dragusha, thuhet se ka vendosur të kthehet sërish në SHBA, pas lirimit nga Gjykata. (TemA)
gjuha e folur krijon kombin, ndersa gjuha e shkruar krijon shtetin………………….
me duket se jemi ne kushtet e luftes se analfabetizmit akoma…………………………..
Luan Dragusha le të shkojë ku të dojë dhe i lumtë për kaq sa bëri, por nqs duam mjekësi dhe rend sipas standarteve evropiane, duhet që Arta Marku të hetjë çështjen në drejtimin që thotë artikulli dhe …E dini vetë ju!
Dhe bashke me Ramen t’i kerkojne falje publike personalisht.
Ka nje dalldi te çuditshme tek ne, nuk duam te miret, por te keqen. Them keshtu nga sa lexova me lart.
E pesoi edhe ky, si gjithe shqiptaret me zemer te madhe. Vertet ka bere sukses e ka shpetuar jete njerezish por ka prish pazaret e mafies, ky eshte “gabimi” i tij. Luan, bravo te qofte per cka ke bere, duaje vendin dhe njerezit e tu, ne ste kuptojme dot ndersa ata qe te sulmojne Jane pak.
Dragusha na u be me patriot se patriotet. Edha Lasgushin me shoke me pat mundesi me i ngjall sot, nuk do i kendonin me shqiperise po na nje kombi tjeter qe do u siguronte te ardhura. Na flisni me idealizma sikur cte ishte ky vend!!!!! Eshte nje cope muti e thare ne gjithe mutin e madh te kesaj bote.
Bravo!
Bravo “LUMI” per komentin e bere. Je me tru ne koke.
Dhe çakejt do qeshin nder male. Shqiperi leshi, shtet qe mbeshtet mafiozet nuk duren dot qe e mira te triumfoj. Mjeku ne fjale mund te kete cenuar drejtues te larte qe mund te kishin pjese ne keto operacione. E kush te len ketu te ndertosh dicka te bukur.
Kisha njehere nje kompani Amerikane qe erdhen per te investuar ne Shqiperi dhe pervec te tjera flsinin se me fitimet e tyre mund te ndihmonin ne edukimin dhe persimin e jetes se te rinjeve dhe shqiptaret qe i degjonin (ZYRTARE SHQIPTARE) murmerisnin ore ca na japin neve pa spo na duhet edukimi. KJO ESHTE SHQIPERIA
Dr. Luanin e njoh personalisht. Per ikjen ne Shkoder fliste me shume pasion dhe synonte ta kthente ne spitalin kryesor per nderhyrjet ne zemer. Kur doli lajmi mu duk e cuditshme perfshirja ne nje afere te tille pasi nuk kishte arsye. Koha dhe faktet po tregojne te verteten.
Shpresoj qe ai te mos largohet dhe te vazhdoje punen e tij pavaresisht sa ndodhi dhe si ndodhi.
Nese nuk i vihen prangat te gjith atyre qe qendrojn prapa kesaj poshtersie,eshte Shteti ai qe i mbetet borxh Z.Luan Dragusha.
Mbas poshtrimit te Mjekeve te nderuar,Mentor Petrela dhe Roel Zoga,qe u publikuan ne listen e 100 zyrtareve te denoncuar
nga qytetaret,qendronte inkuizitori Edvin Rama,qe nuk i kerkoi kurre falje Zoterinjeve ne fjale.
Luan Dragusha uhet te vije ne spitalin “Nene Tereza”, sespe i shkon edhe te jete djali shpirteror i saj. Edi Rama duhet ta ndaje shapin nga sheqeri!
Kuptohet sa i sukseshem ka qene Dragusha heroi juaj!nese do ishte profesionalist ashtu sic e thoni do kishte zgjedhur te jetonte ne Amerik,ku nje mjek ne muaj merr sa i gjithe personeli i spitalit te Shkodres.Lereni more patriotizmin,se po te ishte per flamur nuk vine jo,por ka ardhur per fitime,mjekimi i njerzve ne Shqiperi,as tek kafshet nuk aplikohet ketej ne Perendim,dhe kete e di Dragusha fort mire.Tani coheni e i thurni lavde kur me te veretete ai i implikuar ne dallavere,inoranc totale i dilet ne mbrojtje nje ajduti,sic i dilet ne mbrojtje nje politikani ordiner.Lereni more shtetin te veproj, zbatoni ligjet,dhe mos beni mbrojtje kolektive te ajdutllekut.Sa Per dijeni ketej Dragushen nuk e kane punesuar as si ndihmes infermier.Sa raste ka mjeke te tjere si Luani ketu kane ardhur e kane ikur me bishtin ne shale,keto jane profesionistat e Shqiperise.Ku e ku mjeksia juaj me kete ketej o popull,bene nje operacion ne zemer,mbas tre oresh iken ne kembet e tua ne Shtepi,ndersa atje kalbesh ne krevatin e spitalit,duke paguar ryshvet cdo dite qe gdhine!
Emigrant, ne kete rast nuk behet fjale per nje mjek qe nuk e ka qasur SHBA, behet fjale per nje mjek me Licence Amerikane per ushtrimin e profesionit te MJEKUT ne SHBA.
Ore zigur qorri.
KEte see di Po per mentor petrelen di qe eshte nga me te pasurit e te pasurve. Reth 3000 Eur ne dite ka fitimin thone.
Dhe na nxjerr menjehere Biografie e se eshte antikomunist, se gjyshi kulak u fut ne burg.
Po qe ai shteti socialist qe dergoi 3 vjete ne France qe u be neuro- kirurg. Te tjereve nuk U dha kjo mundesi.
E tani njesoj si tritani e halim Kosova e te Tjere na bejne pdheistin.
Tani petrela e merr thjeshte megjitgese se operacioniet I bejne te tjeret.
ATA ai EDI Rama Po i mban e ti thu EDI Rama I godet.
Hahaha na shkrive to.
Po te ishte shtet ai ATA do ishin te gjithe ne Burg.
Ne cfare Bote Jeton ti zigur, KE a ske Sy e veshet ti?