Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ishte i ftuari ditën e sotme në “Top Talk”, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ku ka folur mbi nismën e PD-së për sekuestron e kompanive me kontrata korruptive.
Fillimisht, deputeti demokrat shpjegoi ndryshimin midis sipërmarrësve dhe oligarkëve: “Para se të bëheshin palë me qeverinë, mund të kenë qenë sipërmarrës, por kur përfitojnë tendera dhe koncesione pa garë, thjesht se ashtu ka vendosur kryeministri, automatikisht ata bëhen oligarkë”
Agron Shehaj, u shpreh i bindur se nisma e PD-së për goditjen e oligarkëve nuk ka asnjë mundësi që t’i kthehet kundër vetë nismëtarëve.
“Në asnjë mënyrë nuk i trembemi. Nëse ka brenda PD-së deputetë, ish-ministra apo dhe anëtarë që kanë bërë diçka dhe duhet t’i tremben, le t’i tremben. Vetëm ata që kanë çfarë të fshehin duhet t’i tremben”, deklaroi Shehaj.
Deputeti shtoi në studion e emisionit “Top Talk” se korrupsioni nuk mund të zhduket, por mund të ulet: “Korrupsion ka kudo dhe ne nuk themi që do ta zhdukim, por do ta luftojmë e do ta ulim. Duhet të shohim se si e gjeti Shqipërinë Edi Rama dhe se si është ajo sot. Të gjithë treguesit janë përkeqësuar. Aplikimet për Lotarinë Amerikane në vitin 2013 kanë qenë 140 000, ndërsa vitin e kaluar kanë qenë mbi 400 000 aplikime. Ky është tregues”.
“Nëse shoh një ministër me rrogë 2 milionë lekë dhe del me makinë 200 000 euro, nuk ka nevojë për prova të tjera. Kështu mendojnë edhe të gjithë shqiptarët”, nënvizoi Shehaj.
Ky eshte burre shume i ndershem. Meleonat $ qe ka i ka vene se ka shpikur ilacin kunder kancerit. As qe behet fjale per ndonje trafik. Ne Vlore ky lloj zanati nuk njihet.
Titulli i cunguar nga Zyra Gëbelsiane e Rilindjes.Deputeti milioner i PD-së:As ne nuk mund ta zhdukim dot korrupsionin!!!
Me poshte:
Deputeti shtoi në studion e emisionit “Top Talk” se korrupsioni nuk mund të zhduket,por mund të ulet.
Perse mungon me siper fraza,”por mund të ulet”,qe ja humb komplet kuptimin e asaj qe thote Z.Agron Shehaj?
“korrupsioni nuk mund të zhduket,por mund të ulet”,nenkupton ne menyre realiste(dhe jo me mashtrim si ben”rilindja”)
procesin demokratik ne evolimin e tij.Ka vend ne Bote qe te kete zhdukur komplet korrupsionin more te neveritshem?
Qeveria e”rilindjes” ,me ne krye kryemafiozin Rama,nuk mundohet “ta ulë”, po ta rrise korrupsionin,duke e stimuluar
me vetedije.
o i pasur qe te qan zemra per te varferit.qe te te besoj se je burre i mire,merr nismen ne parlament per uljen 50% te rrogave te presidentit,kryeministrit ,ministrave,deputeteve dhe keto para te vihen ne dispozicion te familjeve ne nevoje,per riparimin e shtepive te demtuara nga termeti,etj.ti vete,pse nuk ve 20% nga fitimi neto te bizneseve te tua per familjet tejet te varfera ne zonen ku je deputet ose ne gjithe shqiperine,xhanem.kujtoheni te shperndani para ose thase mielli vetem kur ka zgjedhje.
Pse ministrat e Pd-es,sa euroshe i kane makinat.Pyete nje here Mul Noken,Genc Rulin,se ndoshta te tregojne