Italia miraton ligj të ashpër kundër emigrantëve

25 Shtator 2018, 08:17Kronika TEMA

Qeveria e Italisë miratoi një dekret, që e bën më të lehtë dëbimin e migrantëve. Migrantët do të mund të dëbohen nëse gjenden fajtorë për krime serioze, të tilla si përdhunimi dhe sulmi.

Më herët, kjo ka qenë e mundur vetëm në fund të një procesi të gjatë të apelit. Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, tha se masa e re është “një hap përpara drejt të bërit të Italisë vend më të sigurt”, raporton Rel.

Dekreti duhet të miratohet edhe nga ligjvënësit. Ai po ashtu parasheh që azilkërkuesve të akuzuar për trafik droge, t’iu refuzohen kërkesat, tha Salvini.

Italia është destinacioni kryesor për migrantë që duan të arrijnë Evropën nga Afrika e Veriut. Qeveria e re populiste në Romë ka marrë qëndrim të ashpër ndaj tyre.

2 komente në “Italia miraton ligj të ashpër kundër emigrantëve”

  1. moni says:

    Me fal po ku e shihni ligjin e ashper ju? Te mos pranoje azilin per nje perdhunues, vrases apo trafikant droge? Po kjo eshte gjeja me elementare qe mund te bejne. Ata kerkojne azil per te shpetuar koken me demek, dhe u dashkan lene edhe te perdhunojne dhe te grabisin apo trafikojne droge?
    Kjo squlltesia europiane, dhe indiferentizmi beri qe gjysma e saj te pushtohet nga Perandoria Osmane dikur. E njejta gje perseritet sot me burokratet e Brukselit.

  2. WEB says:

    Hajde ashpersi hajde, une po prisja te lexoja ndonjë kastrim kimik, apo zezake te varur kokeposhte ne qendra qytetesh ndersa ketu po flitet per njerëz qe bejne krime,, me nder gallate kineze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje