Krimet e Rënda lënë në burg “të fortin” e Shkodrës dhe 3 anëtarët e tjerë të bandës “Bajri”

25 Shtator 2018, 12:47Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg, të “fortin e Shkodrës Safet Bajrin si dhe 3 anëtarët e e tjerë të bandës “Bajri”. 

Masa e dhënë ditën e sotme: 

Safet Bajri -Arrest me burg 

Ismet Idrizi -Arrest me burg 

Denis Brajoviq -Arrest me burg 

Klaudio Hoxhalliu- Arrest me burg 

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme u dha vendimi për 6 nga 11 të arrestuarit e këtij grupi.

Anëtarët e bandës “Bajri” akuzohen për vrasje me dashje, gjobëvënie, armëmbajtje pa leje, vrasje e mbetur në tentativë, trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje, të gjitha këto vepra në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Hetimet për ktë grup kriminal kanë zgjatur 6 muaj, ku janë kryer përgjime dhe janë kryer hetime në bashkëpunim me shërbimet e huaja partnere.

Janë kryer dhjetëra orë përgjime, mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, janë analizuar mijëra faqe të dhëna, si edhe janë kryer veprime pro-aktve në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje