Matematikani britanik, Michael Atiyah, ka njoftuar se ka gjetur zgjidhjen për një prej problemave që i ka bërë kolegët e tij me dhimbje koke prej 160 vitesh.
Atiyah e bëri këtë njoftim gjatë eventit Heidelberg Laureate Forum. Megjithatë, shumë matematikanë nuk janë optimistë.
Problema njihet si hipoteza e Riemann-it. Ajo është formuluar në vitin 1859 dhe që atëherë për zgjidhjen e saj kanë punuar matematikanët më të mëdhenj të kohës.
Hipoteza e Riemann-it ka të bëjë me shpërndarjen e numrave prim, d.m.th. ata që pjesëtohen vetëm me veten dhe me 1-shin. Zgjidhja e kësaj probleme nuk është vetëm një sfidë intelektuale, por edhe një çështje akademike.
“Ajo është si një aeroport me rëndësi në rrjetin e fluturimeve interkontinentale.
Zgjidhja e saj do të bënte të mundur të kuptohen çështje të tjera matematikore që lidhen ngushtë me të”, thonë matematikanët.
Ata janë paksa skeptikë deri në momentin e publikimit të punimit shkencor.
“Michel Ayah është një prej matematikanëve më të mëdhenj që janë gjallë.
Do të na vinte keq nëse në moshën 90-vjeçare, një lajmërim i tillë do ta zbehte famën e tij.
Në varësi të rezultatit mbetet të kuptojmë nëse kjo arritje e pretenduar do të vërtetojë se kreativiteti matematikor nuk bie me avancimin e moshës”, thonë ata. (TemA TV)
Pretendon se e ka zgjidh…90 vjeç ka rrjedh i shkreti…pastaj nuk eshte problem por hipoteze ….me shume se ju qe e keni shkruajtur artikullin e nuk merrni vesh nga matematika padyshim qe din
Event, Kreativitet =injorance
—- MOREeeeeeeeeeee..!!!!..
— Pa shikoni pak !!,,, Po me ATE , …. TEOREMEN……. qe kish shpikur SKENDER GJINUSHI kur kish mbrojtur diplomen [ pas spesializimit] ne FRANCE. CFAR PO BEHET, Apo pynon kush ta zgjidh se ka kne kaluar shume vite dhe nuk dim gje . !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!…
Ky eshte nje problem qe lidhet me perllogaritjen e numrave prim, kur keta numra behen shume te medhenj. Numrat prim aplikohen me sukses ne disa fusha. Prandaj, nese zgjidhet problemi per te cilin behet fjale, do kete efekte direkte ne teknologjine e sotme dixhitale me pasoja ne fusha te vecanta te komunikimit.