FOTOT/ Rasti historik: Në samitin e OKB-së merr pjesë një... foshnje tre muajshe

25 Shtator 2018, 12:31Lifestyle TEMA
FOTOT/ Rasti historik: Në samitin e OKB-së merr pjesë një...

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardem, ka tërhequr vëmendjen e opinionit, pasi në mbrëmjen solemne në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, u paraqit bashkë me foshnjen e saj tre muajshe Neve Te Aroha, raporton Anadolu Agency.

Në prag të sesionit të rregullt të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, u mbajt Samiti i Paqes, kushtuar 100 vjetorit të lindjes së ish liderit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.

Vëmendjen më të madhe në mbrëmjen në fjalë, e tërhoqi shefja e qeverisë së Zelandës së Re, Ardem, e cila gjatë gjithë kohës, mbante në duar beben tre muajshe.

E përditshmja “Herald“, shkruan se bashkëshorti i kryeministres, Clarke Gayford, i pranishëm në mbrëmjen, publikoi në Twitter akreditimin me të cilin bebes i është lejuar prania në event.

Akreditimi ka qenë i titulluar “Bebja e Parë e Zelandës së Re”.

“Për fat të keq, nuk munda t’i fotografoj fytyrat e befasuara të anëtarëve të delegacionit japonez kur hynë në dhomën ku po bënin ndërrimin e pampersit”, shkroi Gayford.

Kryeministrja Ardem, pritet t’i adresohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 27 shtator dhe nuk do të ishte aspak surprizë nëse sërish shfaqet në shoqërinë e “bebes së parë të Zelandës së Re”.

Pas ish kryeministres së Pakistanit, Benazir Bhutto, Arden është kryeministrja e dytë që lind gjatë mandatit.

1 komente në “FOTOT/ Rasti historik: Në samitin e OKB-së merr pjesë një… foshnje tre muajshe”

  1. o papas says:

    .. eshte mbushur bota me karagjoze ..! si mund te vene punet mbare ..?! ..nuk ka faj bebja ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje