Rikthehet dimri turko-gjerman, Merkel refuzon të “darkojë” me Erdogan

25 Shtator 2018, 18:27Bota TEMA

Pas një periudhe relaksi, duket se dimri në raportet turko-gjermane është rikthyer sërish.

Një numër politikanësh gjermanë, në mesin e tyre kancelarja Angela Merkel kanë refuzuar ftesën për një darkë gala në nder të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Gjermani, me ftesë të homologut Frank-Walter Steinmeier.

Është pikërisht ky i fundit që e shtron darkën, por që ka një pozicion honorifik spas sistemit politik gjerman.

“Prania e kancelares në banketin e organizuar nga presidenti nuk përjashtuhet”, u tha nga Kabineti i Presidences gjermane, para se Spiegel të konfirmonte se kancelarja Merkel nuk do të jetë në darkë.

Është pohuar se se kancelarja “vetëm ndonjëherë” merr pjesë në ceremonitë e rezidencës presidenciale, dhe hera e fundit ishte gjatë vizitës së Mbretëreshës Elizabeth II në Berlin në vitin 2015.

Raportohet se një numër politikanësh të opozitës gjermane kanë anuluar ardhjen në kështjellës Bellevue, aty ku do të shtrohet darka për nder të Erdoganit.

Do bëjë përjashtim ish-presidentit të Gjelbërve, Cem Oezdemir, një politikan me origjine turke, që edhe pse kritikme Erdoganin, ka pranuar ta nderojë atë me prezencën në darkë

Thuhet se vizita zyrtare tre-ditore e presidentit turk do të jetë kështu në hijen e marrëdhënieve të tensionuara midis dy vendeve për vite me radhë.

Marrëdhëniet u acaruan pasi Turqia akuzoi Gjermaninë që ofron strehim për të implikuarit në organizimin e grushtit të  shtetit të në verën e vitit 2016, raporton Tesheshi.com.

Pas përplasjes mes dy vendeve, aludohet se fshihet si arsye edhe ndërtimi i areoportit të tretë të Stambollit.

Në trafikun ajror, ky areoport thuhet se nxjerr jashtë loje atë të Frankfurtit.

2 komente në “Rikthehet dimri turko-gjerman, Merkel refuzon të “darkojë” me Erdogan”

  1. Hoxh Armandi says:

    Sa jane merzitir ata turkoshqiptaret e tesheshi.com qe sponsorizuesi dhe baba i tyre recep trajtohet si nje barbar.

  2. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    hahahaha,sa keq me qen……………korrak!
    c’ti besh,Zoti nuk i beri te gjithe njerezit njeloj,ju ishit pa fat qe lindet………..korrake!
    gezuar ramazonin…………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje