Gjovalin Kola
Busti i Trifon Xhagjikes qe do te vendoset ne vendlindjen e tij ne Peshtan.
Në kuadrin e denoncimit të krimeve të komunizmit, kohët e fundit është shkruar edhe për poetin e pushkatuar, Trifon Xhagjika. Ai kujtohet për forcën e karakterit dhe krijimtarinë e tij disidente. Si pakkush ndër shkrimtarët e Pasluftës, ai bashkon në një tërësi të pandashme artin e të shkruarit me shembullin e jetës dhe moralin. T. Xhagjika lindi në Peshtan të Tepelenës më 1932. Ai kreu Shkollën Normale të Elbasanit e më pas Shkollën Ushtarake. Pas diplomimit oficer, ai shërbeu në Tiranë dhe Karaburun, në Ministrinë e Mbrojtjes si redaktor për botimet, si dhe në gazetën “Luftëtari”. Gjatë kësaj periudhe, ai boton shkrime e vjersha te Zëri i Rinisë, Drita, Nëntori, Ylli etj. Në vitin 1959 botoi vëllimin me poezi Gjurma, i pari dhe vetmi në gjallje të tij. Pasi kishte dorëzuar për botim këtë libër, poeti nis një rishikim kritik të krijimtarisë së tij. Ky moment kthese duket se është fiksuar në poezinë Ndërgjegje me katrore të zeza. Dy vargjet përmbyllëse të saj na tregojnë gjendjen shpirtërore të autorit : Nuk mund të shkruaj më,/ Pena m’u thye në vitin 1958. Në fakt, autori nuk ka hequr dorë nga të shkruarit, por nga letërsia e propagandës që u kërkohej shkrimtarëve. Ai kishte arritur të zbulonte atë që thotë Vaclav Haveli se « jeta në sistemin komunist është e mbështjellë nga një rrjetë hipokrizie e gënjeshtrash », ndaj njeriut i « duhet të jetojë me gënjeshtrën.” Proza e tij e shkurtër Stina mendimi dhe nëntitull, Pa maskë, na jep një informacion të vlefshëm për të depërtuar në disidencën e tij letrare dhe estetike. Aty janë komentuar disa ngjarje të hershme të jetës së tij, të cilat kanë pasur një ndikim vendimtar në evoluimin e mendimit e të qëndrimit të tij politik. Dhe, sikurse mund të zbulohet edhe përmes studimit të poezisë, ky ndryshim i tij ka qenë i thellë dhe i shpejtë, pothuajse brenda stinëve të një viti. Ndryshime të kësaj natyre, që vërehen edhe te disidentë të tjerë shqiptarë dhe të Evropës Lindore, duket se janë reflektime afatgjata, shpesh të shkaktuara edhe nga ngjarje spontane e personale, por që shfaqen brenda një kohe të shkurtër. Edhe metamorfoza e Xhagjikës, siç shkruan ai vetë, diktohet më shumë nga këto ngjarje, që e bënë t’i humbiste herët iluzionet për komunizmin. Pasi tregon për jetën në fshatin e tij të lindjes, ku ai bridhte duke mbledhur lulëkuqe, Xhagjika përshkruan një ngjarje të paharruar. Këtë ndodhi të jetuar në moshën 14–vjeçare ai e tregon me një stil gati kafkian: « Ishte natë atëherë, natë e shkurtit të 1947-ës. Ecja në një korridor të errët e të ngushtë, që mbaronte në një derë të hapur. Më futën brenda. Dera u mbyll. Gjithnjë ishte errësirë. Atje dëgjova: Shtoje besimin që kemi për ty, prandaj bëhu hije dhe gjurmoji shokët, pa ditur që të kanë pranë. Është mirë të mos mendosh – më tha Sykuqi, ti duhet të kesh parasysh që ç’pe dhe ç’dëgjove të mos ja thuash njeriut, përndryshe… përndryshe… mund të të kujtoj vetëm kaq se mbrëmë pushkatuam një moshatarin tënd, pasi i brodhi zagarja më parë nga mendja. » Edhe pse ishte larguar nga kjo skutë e frikshme, Trifonit i dukej se po çapitej ende nëpër errësirën e saj. Në mendje nuk i shqitej pyetja: « Unë të bëhem hije?! »Ёshtë e njëjta pyetje që autori do ta bëjë, më vonë, në poezinë e tij Pyetje Hamletit: « Të jesh apo të mos jesh? » Pra ai duhej të zgjidhte mes këtyre dy rugëve: « të jesh », pra të luftosh e të shkruash, dhe « të mos jesh »: të bëhesh hije, të gjurmosh të tjerët. Shkrimtari i ri do të ndiqte rrugën e parë. Dhe poezia e tij do të dëshmojë një stil ndryshe nga ai që mbizotëronte në kohën e tij, një stil që ishte në koherencë me mendimet dhe vetëdijën e një njeriu të lirë, i cili kishte vendosur të jetonte me të vërtetën, pavarësisht çmimit që do të paguante për këtë. Trifoni do të bënte të veten moton e Gëtes: « E vërteta duhet të përsëritet gjithnjë, sepse edhe gënjeshtra përsëritet kurdoherë. » T.Xhagjikën e arrestuan në valën e represionit pas prishjes me Bashkimin Sovjetik.Viktima u bënë individët që dyshoheshin për simpati ndaj liberalizmit që vinte nga Moska hrushoviane. Ai u pushkatua më 23 dhjetor të vitit 1963, në moshën 31–vjeçare. Natyra kryengritëse e poezisë dhe fati i tij tragjik e bën Xhagjikën të ngjashëm me poetin e njohur rus, Osip Mandelshtam : që të dy këta poetë i vrau diktatura dhe s’kanë varr. Guximi i tij, sidomos gjatë procesit gjyqësor, mund të krahasohet me atë të Solzhenicinit, i cili në letrën e tij dërguar Kongresit IV të shkrimtarëve sovjetikë, më 1967, shkruante se « askush nuk mund të më largojë nga rruga e lirisë dhe jam gati të vdes që ajo të triumfojë. » Përveç librit Gjurma, (1959), Xhagjika është autor i vëllimeve poetike të botuara postum : Atdheu është lakuriq (1994) dhe Poezi (2002). Lavdia e tij s’ka nevojë për asgjë. Por është e pakuptimtë që emrin e tij nuk e shohim të shkruar askund : në rrugë, shesh apo bulevard të kryeqytetit ! E pra, ai i bën nder Tiranës, na bën nder të gjithëve…
Hiqeni emrin e sllavit Vasil Shanto dhe vini emrin e Trifon Xhagjikes.
Rruges ja hoqen emrin e “Kater shkurtit” si perkujtim i masakres qe fashizmi dhe personalisht Xhafer Deva kreu ndaj qytetareve te pafajshem te Tiranes!? Tani erdhi koha qe ne krye te asaj rruge te vendoset edhe shtatorja e tij, per trimerine e treguar ne vrasjen e 80 burrave te pafajshem e te paarmatosur!?
kush o sllav, mer pall
Per ALBIN …emrin Vasil Shanto nuk mund ta heqim sepse luftoi per clirimin e Shqiperise nga Nazifashistet she tradhetaret. Ndryshon puna nese gjyshi yt ka bere pjese ne ato gripe per te cilet Vasili kishte vetem nje VFLP.
Ju shkerdhefsha grate moterqira, komunizmi ka 30 vjet qe ka vdekur…merruni me hallet aktuale te ketij mut vendi….
O ZOT SA PRAPA JENI.GJYNAF PER JU KY XHAGJIKA ESHTE PURO SHQIPTAR. JU NUK DINI NGA VINI DHE KU SHKONI…PO PSE PAK PARTIZANE SHQIPTARE KA PO DUHET MALAZEZI SHANTO….
Apo keni qejf emra si Dritan Hoxha ( i TOP it ) nje shperndares droge qe vdiq me breke neper kembe ne nje aksident automobilistik.Keto pelqeni ju.Vazhdoni…..
Albi kokloqja.
Autori i shkrimit, zoti Gjovalin Kola, na ka folur per letersi dhe poezi, per gjithshka qe te na zbukuroje idene e tij dhe te grupit qe rri pas tij per Trifon Xhagjiken, por pa na thene se perse eshte denuar ne te vertete, Trifon Xhagjiku, ne nje gjyq te rregullt te asaj kohe.
Sipas nje shkrimi te meparshem, jo shume kohe me pare, emri i autorit i te cilit nuk me kujtohet tani, jepet nje histori e detajuar e veprimtarise se Trifon Xhagjikes, per te cilen ai eshte gjykuar dhe denuar me pushkatim.
Fare shkurt, per ata qe kane lexuar vetem kete Gjovalin Kolen dhe nuk dine asgje tjeter:
Trifon Xhagjika, oficer i Ushtrise Popullore ne Ministrine e Mbrijtjes, u perfshi ne nje grup te organizuar kunder pushtetit, ku bente pjese edhe nje oficer tjeter, me lidhje shoqerore me njeri tjetrin, persona qe ishin kunder prishjes me Bashkimin Sovjetik, per arsye e motive emocionale apo familjare, qe organizuan disa tentativa per arratisje, krim penal i asaj kohe.
Oficeri i Ushtrise Popullore Trifon Xhagjika, duke shkelur betimin e ushtarakut, mori persiper detyren e vene nga ky grup armiqesor, per te siguruar arme luftarake, per te realizuar atentate terroriste kunder undheheqesve te kohes.
I zbuluar nga sigurimi i shtetit, grupi u arrestua dhe e dergua ne gjyq te rregullt ku, pervec denimeve te renda me burg, si nje veprimtari armiqesore e organizuar edhe me arme, ne grup te strukturuar terrorist, dy oficeret e ketij grupi, Trifoni dhe kolegu i tij, u denuan me vdekje me pushkatim.
Ne cdo kohe dhe ne cdo vend te botes, ushtarake te grupuar ne grupe armiqesore dhe me plane te veprimeve te armatosura terroriste, do te perfundonin para toges se pushkatimit.
Tani, meqenese ne Shqiperi po u ngrihen buste gjithefare tradhetareve, terroristeve, diversanteve, hajduteve, horrave e trafikanteve, birbove e kurvareve si Azem Hajdari sa per nje shembull, athere mund t’i ngrihet nje bust edhe Trifon Xhagjikes, qe se paku, kishte nje delikatese: shkruante edhe poezi.
Moderator, ku eshte replika ime per kete shkrim?