Banda "Bajri", Veliu takon homologun holandez: Do pasohet nga operacione të tjera të përbashkëta

26 Shtator 2018, 13:47Kronika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu mori pjesë në takimin e Drejtorëve të Policive Evropiane që u zhvillua në qendrën e Europol në Hagë, Holandë.

Në këtë takim drejtori i Përgjithshëm shoqërohet nga shefi i Zyrës Kombëtare Europol dhe oficeri i kontaktit të Policisë së Shtetit në Europol.

Gjatë kësaj vizite ai zhvilloi një takim të veçantë me Drejtorin e Përgjithshëm të Holandës z. Erik Akerboom.

Në këtë takim ai falënderoi Drejtorin e policisë holandeze për bashkëpunimin gjatë operacionit të fundit të koduar “OAZ”, që u finalizua në bashkëpunim me Policinë holandeze ku u godit një grup kriminal që operonte në Shqipëri dhe Holandë.

Në fjalën e tij, Akerboom theksoi se ky operacion tregoi nivelin e besimit ndërmjet dy policive dhe konfirmoi se do të pasohet nga shkëmbime të mëtejshme informacionesh dhe operacione të tjera të përbashkëta.

Nga ana tjetër, Drejtori i Policisë holandeze shprehu falënderime për punën e policisë shqiptare dhe të oficerëve të kontaktit në të dy vendet.

Në fund të takimit Veliu ftoi Drejtorin e Përgjithshëm Akerboom për një vizitë në Tiranë, ftesë e cila u prit me kënaqësi nga homologu holandez. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje