Pranga në zyrë drejtorit të Hipotekës Shkodër, akuzohet për korrupsion

25 Shtator 2018, 16:53Kronika TEMA

Policia e Shkodrës pas një urdhëri të prokurorisë ka ndaluar shtetasin Zamir Leka, drejtor i Hipotekës në Shkodër.

Sipas burimeve nga organi i akuzës drejtori Leka është arrestuar teksa ai ndodhej në punë në zyrat e Hipotekës së Shkodrës.

Policia ka shkuar aty duke e prangosur drejtorin dhe duke e shoqëruar në komisariatin e policisë vendore.

Sipas burimeve drejtori Leka ka akuzë për çështje korruptive gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Shkodrës. Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i Hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion, policia dhe prokuroria e arrestojnë.

Bashkë me të sipas burimeve është arrestuar edhe shtetasja Frida Mirashi, punonjëse e hipotekës së Shkodrës.

Vetëm pak ditë më parë prokuroria lëshoi urdhër ndalimi edhe për shtetasin Mirjam Bletaj, ish-jurist në hipotekën e Shkodrës gjatë viteve të fundit si dhe shtetasin Sokol Tirana që bashkë me shtetasin tjetër Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i merrnin një mijë euro shtetasit Ndoc Taraj, ky i fundit pronar i një objekti që ishte i gatshëm të paguante para për të nxjerrë në mënyrë të përshpejtuar çertefikatën e pronësisë.

Gjykata e Shkodrës i la në “arrest me burg” ish-juristin Mirjam Bletaj dhe dy sekserët e dyshuar Sokol Tirana dhe Johan Zefi ndërsa dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin Ndoc Taraj.

Para këtyre arrestimeve në hipotekën e Shkodrës që përfundojnë me ndalimin e drejtorit Zamir Leka, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj paralajmëroi se shumë shpejt do të niste goditja e rasteve korruptive në hipoteka duke filluar kështu nga Shkodra.

6 komente në “Pranga në zyrë drejtorit të Hipotekës Shkodër, akuzohet për korrupsion”

  1. says:

    Jo mënyra komuniste me vëllezrit tanë.

  2. Thanasi qe ta plasi says:

    Po andej nga Agjencia e Pronave kur do beni ndonje arrestim se ata nuk e cajne trapin fare ta kerkojne 20% pa iu dridhur qerpiku.

  3. Pretorian says:

    Hej, andej ka ALUIZNI do nderhyni pak? Ata jane plehra komplet, jane Dore e ngrohte. E kane nje me emrin Dori aty, qe shkon ne hipoteke dhe ka bashkepunuar me ata te hipotekes, e cila kerkon qindra euro me ta kry punen.
    Per Dorin me surrat te zi te Aluiznit Shkoder jam tuj fol.

  4. Zambi says:

    Shume mire qe goditen keta plehra te korruptuar. Mire do ishte po te arresonit edhe ndonje peshk te madh. Kuptohet po jua mbajti. Problemi eshte se peshqit e medhenj hane cdo dite peshq te vegjel. Ndonje keni filluar ta hani edhe ju. Me keto ritme do mbaroje peshku i vogel e do ngelet vendi thate.

  5. Qytetari says:

    Ka te drejte Thanasi qe ta plasi, andej nga agjencia pronave deri para nje viti te mbahej dosja e pambyllur megjithsese i kishe plotesuar te gjitha dokumentat qe kerkonin, deri sa te jipje 20 % ryfshet qe te procesohet dosja per kompensim financiar; behej hapur fare te lokalet para agjencise, hajt moo ca ti besh keshtu po gatuhet e po behet ky vend; kush vjedh e abuzon nuk i hyn gjemb ne kembe; filloshin njerezit dikur me trike leshi e makine te vjeter ne shtet e sot i ke ne jete luksi per kokerr te qejfit !

  6. Arsen says:

    Ky eshte vetem fillimi e meritojne shum te tje te perfundojne mbas hekurave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje