Në Kazakistan, pedofilët e dënuar po i nënshtrohen tredhjes kimike të detyruar. Qeveria ka aprovuar fondin që do të mbulojë 2 mijë injeksione të tilla.
I pari që do t’i nënshtrohet këtij procesi do të jetë një pedofil nga rajoni i Turkestanit, i dënuar për abuzim me fëmijët në prill të vitit 2016. Ai do t’i nënshtrohet injeksionit, nën vëzhgimin e një ekipi të Ministrisë së Shëndetësisë.
I dënuari në fjalë do të jetë i pari që preket nga ligji i ri që hyri në fuqi në fillim të këtij viti.
Presidenti Nursultan Nazarbayev ka firmosur për alokimin e një fondi prej 23 mijë euro, që do të mbulojë këto procedura.
Kastrimi kimik konsiston në një përzierje ilaçesh që reduktojnë libidon dhe aktivitetin seksual të një indidvidi. Këto të fundit janë të kthyeshme nëse trajtimi me këto ilaçe nuk vijon.
Krimet seksuale kundër fëmijëve dënohen me të paktën 20 vjet në Kazakistan. Në vitin 2015, prokurori i përgjithshëm i vendit tha se ka pasur një rritje të këtyre krimeve.
Rusia, Koreja e Jugut, Polonia dhe Estonia, si edhe disa shtete amerikane përdorin këtë praktikë mjekësore për të ndëshkuar pedofilët. (TemA TV)
Inshalla[ne gjuhen tuaj] edhe ne Albanistan,kazaket e Zike sumes jane shume,kshq dicka duhet bere…………..allah uakbar!