Nga Eduard Zaloshnja
Në daljen e tij të fundit në një studio televizive (ka dalë në dhjetëra të tilla qysh kur u bë kryeministër), Edi Rama i sfidoi mediat që ato të zhvillojnë sondazhe; sepse, sipas tij, sondazhet do të tregojnë se PS-ja merr sot më shumë mandate nga sa mori vjet (vjet mori 74 mandate nga 140 gjithsej).
Nuk e di se në ç’sondazh e ka bazuar kryeministri këtë përfundim, por nga sondazhet që kam zhvilluar (disa edhe publikuar) periodikisht, më rezulton se raporti i votave mes PS-së dhe partive të tjera (të marra të gjitha së bashku), ka qenë pak a shumë i barabartë kohët e fundit (luhatjet nga sondazhi në sondazh kanë qenë brenda marzhit të gabimit statistikor).
Por mos të harrojmë se vjet, PS-ja sipas rezultatit zyrtar të KQZ-së (rezultatin real mund ta dijë vetëm i madhi zot në zgjedhjet shqiptare), mori vetëm 48.5% të votave. Dhe, për më tepër, partitë e ndryshme vjet garuan secila më vete. Në qoftë se do të kishin garuar së bashku në një koalicion të madh paraelektoral, PS-ja nuk do të merrte dot më shumë se 69 mandate…
Thënë kjo, nuk e kuptoj pse Edi Rama është i sigurt që, po të zhvillohen zgjedhje sot, PS-ja merr më shumë mandate se vjet. Mos ndoshta, ai ka bërë një marrëveshje me Lulzim Bashën (si vjet), që PD-ja të mos krijojë koalicion parazgjedhor me LSI-në (duke futur në listat e PD-së vetëm kryetarët e partive të vogla)? Apo mendon se duke përdorur forcën e pushtetit, do të jetë në gjendje t’i shtojë mandatet në zgjedhje e radhës?
Sido që të jetë e vërteta, duket se Edi Rama është i bindur se, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që të zhvillohen ato, do të jetë në gjendje të sigurojë i vetëm mbi 70 mandate parlamentare (d.m.th., tepsinë). Dhe një ide e tillë në kokën e Edi Ramës, është e rrezikshme për vendin. Siç ishte ajo e Berishës pas 2009-ës…
Në zgjedhjet e 2009-ës, partitë e djathta morën 48.5% të votave – aq sa mori PS-ja në 2017-ën, por falë sistemit zgjedhor dhe aleancës pas zgjedhore me LSI-në, Berisha siguroi 74 mandate në Kuvend. Në katër vitet që pasuan, Berisha qeverisi me një arrogancë që bazohej në bindjen se, sido që të rrotulloheshin ngjarjet, ai do t’i fitonte zgjedhjet pasardhëse. Këtë bindje ai ua përcolli edhe vartësve e përkrahësve të tij, gjë që solli dhe arrogancën e pushtetit, nga qendra deri thellë në bazë.
Se si përfundoi historia e arrogancës së mandatit të dytë të Berishës, e dimë të gjithë. Eventualisht, ai mori 1 milion shuplaka. Por ekziston mundësia që, eventualisht, edhe Edi Rama të marrë 1 milion shuplaka. Të mos harrojmë se në 2013-ën, shuplakat e LSI-së shkuan kundër Berishës, ndërsa tani mund të shkojnë kundër Edi Ramës.
Kur një kryeministër e ka të bazuar pushtetin në 48.5% të votës popullore, nuk duhet të tregohet arrogant. Dhe aq më tepër, vartësit e tij nuk duhet të ndihen të sigurt, se do të vazhdojnë të rrinë në pushtet edhe për shumë kohë. Sepse dekadat e fundit kanë treguar që vetëkënaqësia e pushtetarëve shqiptarë, ka paralajmëruar fundin e pushtetit të tyre.
Kur pushtetin e ke siguruar vetëm me 48.5% të votës popullore, duhet qeverisur me përunjësi, pavarësisht kleçkave të sistemit elektoral ose të marifeteve që mund të bëhen në zgjedhje…(AFP.al)
Ik ore pirdhu. Koqe analist.
VERTETE! AI eshte thjesht nje anal ist shqiptar..pse merziteni, zotni?
–
Ajo qe eshte e sigurte , pasi populli i kuptoi perfundimisht edhe bajgat e PS, PS mund ti fitoje zgjedhjet por ne asnje menyre me shumice absolute.
–
Aleanaca PD+PDNJ+LSI etj, dhe kjo eshte e vetmja zgjidhje per pleherat PD/LSI/PDNJ a ku ta di une cfare mbeturina te tjera ka ne Shqiperi si Parti, do shkojne ne zgjedhje se bashku dhe ato pak vota qe do marrin do jene te mjaftueshme qe PS mos te gezoje pushtet dhe ta ndaje ate me ujqerit sivllezer.
–
Pra duke marre parasysh gjendjen mjeruese te partive shqiptare, asnje nuk do kete fuqi dhe respektin e duhur te popullates qe mendoj kete rradhe do zhgennjeje horrat tane politikane sidomos Edvin Rahammutin.
Na rrofsh bolet zaloshjna . Me sondazhin mund te jemi dhe dakort por me analizen qe propozon me arrogance apo me perunjesi lere miletin te gjykoje dhe ik futja vrapit te berberi bej ate qethjen tende indiane. Se ku e shef arrogancen dhe ku nuk e kupton perunjesin vetem ti dhe nje pjese qorrash mund ta thone . Pall karri !!!
O Zaloshnja! Ja ke futur kot.E para-Rama nuk eshte arrogant dhe as ka qene,si ai Berish qe nuk la gje pa mashtruar, genjyer,e vjedhur votat. Edyta- Rama dhe ps-te, do fitoi me shume se sa ka fituar,se pd-ke me koalicionin e saj,po sillen keq ne sy te popullit, duke nxire çdo gje.Por populli shikon dhe degjon,dhe kur vjen puna te kutija e votimit,ta kendon kurani ne maj te kokes,nuk ju jep voten horrave te pd-ke.Prandaj ti Zaloshnja,te dish mire se ps-te do fitoi me shume se heret e tjera.Pd-ke eshte parti fashiste, dhe fashizmin nuk e do asnje ne bote e jo me ne shqiperi.
Po rrethanat njesoj jane si ne 2009? Ata qe drejtojne opoziten te njejtet jane si ne 2009? He pra toc,nuk jane,ne vend te tyre eshte disa qenie hibride te quajtur Monaluli DuleIdrizi dhe Nardmedishehu prandaj krahasimet nuk mund te behen. Sidomos kur kane ndryshuar rrethanat.
O numraxhi, kur te behen zgjedhjet e ardhshme nuk do kete as Lul as Sali e as Meta se do jene ne burg dhe opozites do t’i duhet nja dhjete vjet te riformohet. Rama ne 2021 do marre 80 mandate se nuk do kete me para te pista.
Si i ben llogarite ky Zaloshnja me 20% te votave te vjedhura dhe te blera se Don Luja me ate kardashesen Vlahutin iken apo kane shpikur ndonje vjedhje te re.
Zaloshnja…PS i merr votat jo thjesht nga Rama ,perkundrazi, ne se ne vend te Rames do te ishte nje lider tjeter, natyrisht me i majte ,PS do te merrte mbi 80 deputete.Ju te gjithe beni sikur nuk kuptoni qe PD nuk eshte nje parti por nje grumbullim njerezish me baze sociale heterogjene.Dhe thelbi i PD eshte anarkotribalizmi fashist i Berishes .Ne kete grupim nuk ka me idealiste liberale te 90..s sepse ata shumica kane emigruar apo jane zhgenjyer.Nderkohe ata qe kane mbetur jane ish te punesuarit nga Berisha qe kane bere kerdine mbi pasurite e shtetit, pasardhesit e bashkepuntoreve te pushtuesve, aventurieret ne kerkim te pasurimit te shpejte si dhe mafia dhe lumpenproletaret trbale.Te rinjte me fryme perendimore shumica jane indiferente dhe nje pjese e jane terhequr nga Rama .Ne Shqiperi populli i majte eshte dhe do te jete shumice .Ka shume aresye,Nderkohe PS e beri transformimin perendimor PD ka shkuar prapa ne kohe ,vertitet akoma.ne ideologjine idjote te fashizmit primitiv shqiptar ne vend qe te perqafonte frymen moderne te PPE..Nderkohe LSI eshte nje sipermarrje private qe luan me numerat e saj , por nik ka te ardhme sepse nuk ka asnje ide apo program perfshires ,vec premtimeve per pune .
Po pse,do besojne njerezit Sondazhin tend, çfsre ke ti te sigurte rrogen qe te jep Sali Plera?
Bolelepires i pd dhe lsi. Shko ne te semes me sondazhet e tua. Keshtu thoje edhe me 2017 se ps shanset pwr 71 mandate i ka 0. Por ajo mori 74. Ksaj radhe merr 90
Jo, jo Rame do marre 140 mandate.
Eshte magjistar, bir i eterve qe ne kohen e tyre dilnin 100 % per PP.
Zaloshja kerkon te bej krahasime!? Po me ke kerkon te besh krahasime? Sot per sot ne Shqiperi nuk mund te kete pike referimi per lider, apo proces demokratike! Etaloni “qoftlarg” eshte simbol i perversitetit dhe i krimit dhe per pasoj, me te askush deri me sot ne Shqiperi nuk mund te krahasohet! Sa per sondazhin e Rames, sic thua ti, te jesh i bindur, se nese vertet e ka ber nje te tille dhe e besoj se i ben, nuk eshte aspak i gabuar. Kjo jo per merite te punes se qeverise, qe per hire te vertetes duhet thene, se ne krahasim me modelin keqeqeverises te qoftlargut eshte si nata me diten, por duke patur parasysh qoftlargun dhe horrat e tij, qe ore e caste e kercenojne kete vend me destabilitet dhe lufte civile, me mire pranojme Ramen me gabimet e tije se sa qoftlargun qe kercenon me lufte per te rrembyer pushtet.
IK MORBYTHQIR I FLLIQUR ME GJITH LLOGARIT QE BEN RAMA DO FJU QIJ NE BYTH TY DHE PD RAMA SESHTE SI BERISHA QE TE VJEDH DHE TE VRET MOR TRAP SVOTON ME NJERI ATE PARTI TE MBUSHUR ME HAJDUTE E INJORANT SI MUL MALOKU E SHALE NGJITURI SALJANI E GRIDA KURVA LUL BYTHQIRI QE ESHTE KOKRRA E JADUTIT PRANDAJ TI O TRAP I KE BEREGABIM LLOGARIT KOKE LOQE
Po pse o Zaloshnje, duhet me patjeter te marre 99.99% te votave si xhaxhi qe te jete arrogant???? Po ata qe qeverrisin me 30% te votave si duhet ti quajme? Po c’i ke keto analiza or njeri i numrave??? Ty asnjehere nuk te kane dale sondazhet pasi njerezit tallin trapin me ty… pfffff
Sa keq me vjen qe je nga Zaloshnja!!!!
Megjithse edhe ne Zaloshnje ka pasur drure te shtrember,qe ai BURRI i coi tek marangozi dhe i futi ne prodhim.Mune o zaloshnjar Melove,mune……
Po pse more Zaloshja? Po ka me arrogante se keta zorzopet e kesaj opozite edhe pse mezi fituan 30% ne zgjedhjet e pergjitheshme? Keta kur sunduan para se ti shporrnin nga pushtet, nuk ishin arrogante, por ishin vrases!