Rama nxit shtimin e popullsisë: Japim 400 mijë lek bonus për beben e parë, 800 për të dytin dhe 1 milion e 200 mijë për të 3-tin

26 Shtator 2018, 11:16Sociale TEMA

Kryeministri Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp, së bashku me ministren e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Duke folur për reformat e ndërmarra, kryeministri Rama theksoi se ato kanë qenë të mundimshme, por sot ato po japin frytet e pritura.

Kryeministri ka theksuar se falë reformave gjatë 2019 do të kemi rritje pagash dhe ulje taksash, por me e bukura,  theksoi ai, do të jetë politika e re për bebet.

Duke kujtuar atë që ka bërë me çekun e bebeve kur ishte kryetar i Bashkisë Tiranë, Rama dha lajmin e mirë se nga 1 janari i 2019 çifti që lind femijën e parë merr 8 fishin, pra 400 mije lekë, për fëmijën e dytë do të merren 18 fishi, pra 800 mijë lekë dhe për fëmijën e 3-të, 24 fishi, pra 1 milion e 200 mijë lek  të vjetra.

“Kjo tregon edhe se e gjithë vëmendja e qeverisë është të njerëzit, theksoi kryeministri Rama, duke shtuar se këto çeqe do të jenë për të gjitha familjet pa asnjë përjashtim.

Kjo është shumë më tepër nga ajo që bëjnë disa prej vendeve kryesore të Bashkimit Europian. Italia, sa për të dhënë një shembull, ofron këtë shpërblim vetëm për familjet në nevojë“, tha ai.

Në vitet 2.000 pata lançuar si kryetar i bashkisë, çekun e bebes, 50 mijë lekë të vjetra, që u prit shumë mirë, por mbeti aq për shumë e shumë vite.

Por u kthye dhe në problem, dhe në malin e borxheve nga qeveria e mëparshme kishim edhe borxh 5 milionë dollarësh për bebet që nuk kishin marrë çekun, po e shlyem.

Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, çdo fëmijë i parë i një çifti do të marrë tetë-fishin e kontributit, 400 mije lekë, fëmija i dytë, 800 mije lekë dhe fëmija i tretë 1 milionë e 200 mijë lekë.

Çdo bebe që lind në maternitetet e vendit do të regjistrohet aty, nuk do të jetë për të bërë gjithë procedurën e komplikuar në gjendjen civile aty dhe do të marrë menjëherë çekun për mirëseardhjen në jetë si ndihmë direket për familjet”, tha Rama

24 komente në “Rama nxit shtimin e popullsisë: Japim 400 mijë lek bonus për beben e parë, 800 për të dytin dhe 1 milion e 200 mijë për të 3-tin”

  1. Kalec DEGA says:

    Hajde Erdogan hajde po pse budallenj jane shqiptaret ti lindin femijet dhe ata ti shfrytezojne skllavopronaret brenda dhe jashre vendit….por nuk eshte kjo e vetmja arsyeje…..keto shifra jane fllucka sapuni dhe mashtrim i radhes…

    asnje shkrim ne tema per Bajrat dhe lidhjet me mafjozet e PS e Ditmirin e Bushatajve….

  2. fcb says:

    Opaaaa….shiko kur te fillojne Oligarket tani me bo kalamoj.

  3. ME EMER says:

    .. do emigrante europa{b.e.-ja} si dhe made in USA , PASI NUK PO MARTOHEN NJEREZIT NE TO ,SEPSE JETOJNE NE ” LUMTURI “..!! .. SHIH ATA QE I KE FUTUR NE PIKELLIM DHE PO TE VDESIN PARA KOHE ..!.. LERI AVENTURAT..! JEPI LEK FSHATARIT QE E PAGEZOVE “FERMER ” ,PENSIONISTIT , PASI ATO QE MER NUK I HARRIJNE AS PER DRUTE E ZJARRIT ..!.. PRIJAU DUART “KERMAVE ” QE “FITOJNE” TENDERAT “, ME MELEONA DHE MILIARDA LEK FITIME …, QE TE TE URROJE ZOTI ..!

  4. Aksi says:

    Cekun ashtu sic do e marrin, do ja japin doktorin per lindjen. Po ngeli gje, duhen pare dhe infermieret pak, nese s’ngelet gje, duhet shtuar nga xhepi. :))

  5. ME EMER says:

    .. MJER FSHATI I IM QE NGA FSHATI I KULTURES , TANI “NXIN “..! .. NUK JAM RACIST , POR TE VERTETEN DUA TA THEM ..! TANI DO TE NXIHET SHQIPERIA ..! MOREN TOKEN “ESMERET “, E SHITEN , PO VJEDHIN PRODHIMET E TE TJEREVE , POR DHE PO PJELLIN ..! .. AJDE ME KETO PARA C`KANE PER TE BERE ..! NJIHENI DHE JETOHENI REALITETIN ..!.. RACA SHQIPTARE PO SHKON DREJT GREMINES ..!

  6. Albani says:

    Meriton nje BRAVO shume te madhe se je nje SHQIPETAR i VERTETE. BRAVO …..

  7. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Jepi 400 mije leke. Dhe meri te taksat 400 milion. Ti dhe ai ka.i i bashkise. Ku te vizitohet ai femija mbasi te lindi ? Ku te arsimohet ? Cfare te haj ? Cfare te pije ?Po e linde femijen ne shqiperi, kur te rritet do mallkoje prinderit.
    Keto jane pasojat e 27 viteve qeveri hajdutesh dhe injorantesh.
    DO ZOTI I FSHIN NGA FAQJA E DHEUT, POLITIQENERIT BASHKE ME SOJI E SORROLLOP.

  8. Illyria-Shqiperia says:

    Po me ne fund. U erdhi mendja ne vend. Te pakten stimulim, sa do qe te jete shuma.

  9. Astriti says:

    Putini prej vitesh ka ndjekur nje politike te tille ne Rusi dhe si rrjedhoje popullata u shtua shume shpejt. Sipas numrit te femijeve per cdo familje jep nje kuote te caktuar ndihme financiare.

  10. Kuq e zi says:

    Zgjebe te ndyra…
    Te jap 400 mije per nje femije qe mbas 18 vjetesh te marre rruget e europes
    Ke jashte gjysmen e popullsise ate me te re, ne vend qe te krijoni kushte qe te kthehen si ne rastin e polonise jep 300 € qe nuk mjaftojne as per ekografi
    E dine zotrote sa kushton materniteti per te lindur nje femije?

    1. peter says:

      Po he more kuqe zi ,sa do ti?po ti hape gojen a i vrare.

  11. leka i madh says:

    nuk e kuptoj pse vazhdoni te mashtroni popullin me leket…nuk mund te jene 400.000 leke por 40.000. Apo kur ju leverdis flisni me “te vjetrat” qe jane te stervjetra sepse te “rejat” jane vendosur ne 1967.

  12. moni says:

    Shumat per nivelin ekonomik te Shqiperise jane te mira, por nuk eshte vetem bonusi i lindjes qe duhet dhene, por dhe nje ndihme progresive sipas numrit te femijeve deri ne moshen 3 vjec kur femija ka shpenzime ekstra si ushqim i vecante, panolina etj. Vetem nqs ben kete mund te stimulohet lindshmeria. Me mire, bonusi te ishte po 400 mije pavarsisht se i sati femije eshte, por nga mbrapa familja te merrte nje ndihme deri ne nje fare moshe, qofte dhe 30 mije leke ne muaj.
    Si nje hap i pare nuk eshte keq, por duhet reformuar me vone, sepse nuk besoj se do japi rezultat ne rritjen e lindshmerise ne kete forme.

  13. Olimpia says:

    Rama, jo shperblime per lindjet por kuote mujore per cdo familje qe ka mbi 2 femije.Ky eshte shteti social.Te pakten 100 mije ne muaj per femijen e dyte , 200 mije per femijen e trete.

  14. petriti says:

    O njerez,planeti Toke vuan nga mbipopullimi dhe nuk ka nevoje per shtim lindjesh,por ndarje te drejte te pasurise dhe ushqimit.Duan qe te shtojne kontribuesit e taksave,por harrojne qe pas 60 vitesh do te behen barre per taksapaguest e rinj.

  15. realisti says:

    Dhe pastaj i rrit komentuesi Albani me “bravot” e tij.

  16. shoku says:

    Po pse o Edi leket jane shkaku qe ne kemi mbrritur ne te situate??!!
    Biles mendoj se ai qe ska, qe eshte i varfer si ekonomikisht por dhe menderisht ben me shume femije.
    Me keta mendon se do ta shtosh popullsine??!!
    Familja ime ka te ardhura 120.000 lek ( te reja per ata qe jane me te vjetren), burre e grua me dy djem ( 10, 6 vjeç).
    Nuk jam penduar per ta ( po te isha diku gjekte do te beja nje skuader futbolli), por cfare shkohin femijet e mi ne shkolla, cfare degjojne, cfare hane, pijne, cfare ajri thithin ne Fier ti e di??!!
    Ti e di qe nese nuk je i forte, te zihesh, te gjakosesh mbetesh i fundit.
    Ti e di qe femijet ( 11 16 vjeç) kane filluar hashashin dhe per MODEL MARRIM ATA HORRAT ( me makina lusoze) QE MERRNI JU TE POLITIKES SI MAJTAS DHE DJATHTAS neper fushata dhe pastaj i beni drejtore.
    Ke model ta marri o Edi, ate qe une i them meso, mos u bier te tjereve ne qafe ( atij te madhit) shiko veten, kujdes rruges hap syte, kujdes kur blen panien, apo ate model te mesueses qe çirret pse nuk i ben fotocopie aty para shkolles ku ka dyqanin, apo drejtoreshen qe ndryshon ngjyren e flokeve ( alla soj) dhe behet modele dhe konkurreese per koleget e saj per gjatesine e minifundit ( ETIKA )???
    Per çfare ta shtoj une popullsine ne kete vend???
    Ah se harrova. Im bir i madhi ka nje shoke, (djale i nje politikani), ska njdonje inteligjence te madhe ( e njoh), por kur moren deftesen e klases se katert ai i kishte te gjitha 10. Ky neser do te jete deputet.

  17. aurora says:

    po lejen e lindjes qe eshte shume e rendeshishme pse se ndryshon. leja e lindjes duhet te llogaritet mbi pagen bruto jo neto.

  18. Doni me per Belulin? says:

    Me leke te vjetra apo te reja, mashtrimi mbetet i vjeter dhe do te forcohet, deri sa “uthulla te thyej shishen e vet”.

  19. Linda says:

    400 mije per cdo vit derisa femija te bohet 6 vjec atehere po’ osé bonus 100euro ne vit derisa te mbushi moshen18 vjec

  20. Lani says:

    O shtet i degjeneruar komplet. .ja mendhe ti nji miljon. Po deri kur te behen 18 kan vdek per buke

  21. E thene e mrekullueshme. Le te behet nje ligj kudhtetues dhe te miratohet nga Kuvendi. Pastaj nga janari 2019 te hynte ne fuqi. Ky do te ishte nje vendim madhor, nje kontribut real per te miren e shoqerise, rritjen e vitalitetit, etj.

  22. Bledi says:

    Edhe per kete e ka fajin Berisha. Ai e la popullin e varfer qe tani nuk do te beje me as femije e duhet stimuluar me bonuse. Rama dhe Rilindja nuk kane faj si gjithmone..

  23. Pellazgos says:

    Sa te egzistoje pabarazia dhe potenciali ekonomik,keto tertipe nuk kane efekt.
    Shqiperia,Greqia,Maqedonia Veriore,Serbia etj nuk mund te mbijetojne perpara shteteve te Veriut te Evropes dhe si rrjedhim ata duan forca te reja pune.
    A nuk eshte padrejtesi te nxjerrin lotto per popullsite ne vendet e pazhvilluara?
    Si mund te mbijetojne keto shtete kur shtetet e fuqishme te marin popullin dhe a ka mundesi ky popull i plakur te mbijetoje pa borxhe?
    Nga do paguhen pensionet apo administrate shteterore kur burimi i te ardhurave po shterohet nga largimi i popullsise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje