VIDEO/ Deklarata prekëse e fëmijës nga Tirana: Nuk dua të shkoj në shkollë, më vjen turp se jam i varfër. Mësuesja na lë të ulur në bankë vetëm, sepse jemi të varfër dhe nuk jemi si ata

25 Shtator 2018, 21:54Sociale TEMA

“Pa ngrënë dhe pa pirë edhe më shanin shokët, zhuls”, këto janë fjalët e njërit prej  fëmijëve të familjes Shima, e cila jeton mes varfërisë dhe braktisjes totale.

Videon e ka publikuar një nga drejtuesit e emisionit “Stop” Gentian Zenelaj, në të cilin u transmetua rasti i identifikuar nga ‘Fundjavë Ndryshe’.

Kryefamiljari Ismail Shima është vetëm 39 vjeç, ai jeton në Kashar me bashkëshorten Flutura, e cila është e sëmurë dhe 3 djemtë. Gëzimi 13 vjeç, Arbeni 11 vjeç dhe Ergysi 8 vjeç.

E vetmja e ardhur e tyre janë mbledhja e kanaçeve.

Mes dëshirës për t’u arsimuar dhe skamjes në të cilën jetojnë, për djemtë shkolla është kthyer në një ferr. Sepse sipas tyre të gjithë i përbuzin.

“Në shkollë nuk kemi asnjë shok, sepse nuk na duan dhe nuk na afrojnë fare.

Më kanë shtyrë disa herë dhe unë i kam thënë mos më ngacmoni se jam gjynah.

Kurse mësuesja prapë ma ka shkulur mua veshin, e më rreh mua.

Mësuesja na lë të ulur në bankë vetëm, sepse jemi të varfër dhe nuk jemi si ata.

Unë kam qejf të ulem me shokë, kurse ata nuk pranojnë.

Prandaj nuk duam të shkojmë në shkollë. Kemi turp.”, thotë njëri prej fëmijëve

1 komente në “VIDEO/ Deklarata prekëse e fëmijës nga Tirana: Nuk dua të shkoj në shkollë, më vjen turp se jam i varfër. Mësuesja na lë të ulur në bankë vetëm, sepse jemi të varfër dhe nuk jemi si ata”

  1. Sokrati says:

    Po me keta femije cfare do te behet ne arsimin qe do Edi me Linditen?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje