Rreziku që vjen nga peshku i importuar, si mashtrohet konsumatori

25 Shtator 2018, 16:02Sociale TEMA

Peshku është një prej produkteve me të cilat konsumatori mashtrohet shpesh. Një raport i FAO-s, (Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës në OKB) ka analizuar mënyrat nëpërmjet të cilave manipulohet ky produkt, për qëllime përfitimi. Mashtrimi me këtë kategori të ushqimit është provuar sidomos në vendet e zhvilluara, ndërsa më pak informacion ka për mënyrën se si mashtrohet konsumatori në vendet në zhvillim.

Një raport i Europolit i hartuar në vitin 2015 nxori se peshku i tregtuar ndërkombëtarisht renditej i treti në kategorinë e ushqimeve më të rrezikuara nga manipulimi.

Mashtrimi ka të bëjë me hedhjen në treg, për qëllime përfitimi, të produkteve me origjinë të panjohur apo të tjetërsuar.

Ka disa teknika të mashtrimit me këtë produkt, të cilat aplikohen në disa pika përgjatë zinxhirit të furnizimit me peshk. Kjo ndodh për një numër arsyesh, nga më e thjeshta – keqkuptimi i rregulloreve – deri te synimi për të mashtruar konsumatorët për të rritur fitimet, ose për të përfituar nëpërmjet peshkut të mbledhur në mënyrë të paligjshme apo deri te falsifikimi i dokumentacionit tregtar.

Forma të ndryshme të manipulimit të produkteve ndodhin në zinxhirët e marketingut vendas dhe ndërkombëtar të peshkut.

Disa nga format më të zakonshme janë:

Zëvendësimi i llojeve, ku një specie me vlerë të vogël zëvendëson një varietet më të shtrenjtë, për qëllime përfitimi; apo kur një specie me vlerë të lartë paraqitet si një specie me vlerë më të ulët për qëllime të evazionit fiskal;

 Etiketimi qëllimisht i gabuar i peshkut për të fshehur origjinën gjeografike, ku është peshkuar në mënyrë ilegale

Tregtimi i produkteve të falsifikuara, ku emrat e markave përdoren me mashtrim;

Përdorimi i padeklaruar i aditivëve ushqimorë, siç janë agjentët për lidhjen e ujit, çka e rrit artificialisht peshën e produktit

Përdorimi i paligjshëm i aditivëve ushqimorë si monoksidi i karbonit për të rritur cilësinë vizuale të peshkut

Shtimin e ujit në produktet e ngrira për të rritur peshën

Etiketimin qëllimisht të gabuar të përbërësve për produktet e përpunuara me bazë peshku

Një studim i vitit 2017, i kryer në Itali me peshkun e importuar, arriti në përfundimin se 22.5% e produkteve ishin etiketuar gabim në mënyrë të qëllimshme. Pjesën më të madhe të këtyre produkteve e përbënin ato të importuara nga Kina, Vietnami dhe Tajlanda.

Një vëzhgim i ngjashëm në Greqi dhe Spanjë tregoi se 30 % e produkteve të peshkut ishin në të vërtetë specie që vinin nga vendet afrikane.

I njëjti fenomen është vërejtur në SHBA, Kanada, Amerikën Latine etj.

Cilat janë pasojat për konsumatorin?

Edhe pse shumë prej këtyre produkteve nuk përbëjnë rrezik të madh për shëndetin publik, në disa raste ato kanë rezultuar me dëmtim të shëndetit të konsumatorit. Rastet më të rënda mund të jenë ato kur specie toksike shiten si të pastra apo kur ato të kultivuara në ujëra të ndotur shiten si peshq detarë. Raste të rënda janë konstatuar në Bangladesh në vitin 2008, kur një lloj peshku i blerë në tregun vendas u shkaktoi vdekjen 17 personave. (TemA TV)

2 komente në “Rreziku që vjen nga peshku i importuar, si mashtrohet konsumatori”

  1. shvejku says:

    Boll hengrem ushqim komunist BIO , sa jemi merzitur!
    Dhe kjo duket ne fytyrat e shgendeteshme te te burgosurve,internuarve etj,qe ndonese ankohen se kane ngrene ushqim me cilesi te dobet dhe ne sasi te vogel,arriten te mbijetojne deri sot per mrekulli!
    Ndersa sot semundja me e perhapur nuk eshte gripi,si dikur,por …KANCERI!
    Ja pra jemi ngritur disa shkalle me lart!
    Tani nuk jemi vetem ne ketre bote,prandaj varrezat soit kane me shume te rinj se sa pleq!
    Peshku i qelbur?
    Ha ha haaaaa!
    Po pse cfare ushqimi sot eshte i sakte?
    Kush po e kontrollon ushqimin?
    Pse si u bene milionere pushtetaret keto 28 vjet?
    Dhe nje peshk i qelbur shitet 10-12 mije leke kg,gjoja se eshte i fresket nga deti!
    Dhe ministria e ushqimit hesht!
    Po buka qe prodhohet me miell kanceroz,pse hesht kryeministri Rama?
    Populli nuk ndihet,se eshte i lumtur qe nuk po vdes nga nje semundje e lehte si gripi,por nga KANCERI!

  2. Che Guevara says:

    Rama,pas ketij shkrimi do pergjigjej:
    -Shqiptaret asnjehere,qe nga mesjeta nuk kane ngrene peshk me shume dhe me te shijshem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje