“Tani e kuptova Naim Frashërin, që isha vetë në kurbet"

26 Shtator 2018, 09:17Sociale TEMA

Fjala e Dashmir Zaçes siç u regjistrua me zë e me figurë nga një kameraman amator atë ditë të madhe të hapjes së shkollës së parë shqipe në Greqi, në Selanik nga shoqata “Shqiptarët e Selaniku”. Me rastin e dy vjetorit të largimit të tij nga kjo botë.

Jam nga Përmeti. Quhem Dashmir Zaçe. Kam punuar 28 vjet mësues.

Kur erdhi një qytetar përmetar nga Selaniku në Përmet më tha: “Tani e kuptova Naim Frashwrin, tani që isha vetë në kurbet.”

Qesha… Por tani që jam vetë, tani kuptoj jo vetëm Naimin, por kuptoj të gjithë ata që janë këtu (i rrjedhin lot).

Eh ! Të gjithë kështu qanin… Mbase dikush ka dy vjet, siç kam unë pa shkuar në Shqipëri, dikush ka nëntë vjet, dikush ka pesë vjet, por të gjithë e ndjejmë me dhimbje atë tokë…

Më fal (loton) Prandaj shpreha dëshirën nga të parët, jo i pari, por nga të parët që të vij dhe t’i mësoj fëmijët shqip pa shpërblim sepse e ndjej detyrë në shpirtin tim, e ndjejë detyrë patriotike që duhet ta realizojmë.

Këtyre anëtarëve të shoqatës u tregova një rast. Isha në autobus, shkoja në Korkora. Ishte një fëmijë të them katër vjeç e të ëmën ruse.

Nëna ia tregonte objektet rusisht.

Më erdhi edhe shumë mirë që e bënte këtë, por më erdhi edhe shumë inat me veten time.

Kur them “me veten time”, e them për të gjithë ne.

Ne kur shkojmë rrugës, nuk kemi njeri pranë fare dhe i flasim fëmijës greqisht.

Pse t’i flasim greqisht? Ai do ta mësojë greqishten.

Do ta mësojë në ambient, do ta mësojë në shkollë.

Në qoftë se i flasim në ambiente shumë të ngushta dhe që je i “detyruar” kur je vetëm me fëmijën dhe i flet greqisht, për mua bëjmë padrejtësinë më të madhe ndaj vetes sonë.

Duke parë këto situata unë po jua them: Jam totalisht me fëmijët dhe do tua mësoj gjuhën shqipe…

Selanik, 7 mars 2001

(Abdurahim Ashiku)

4 komente në ““Tani e kuptova Naim Frashërin, që isha vetë në kurbet””

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Ruset edhe ne amerike, kannada etj ua mesojne femijeve gjuhen. Packa do e perdore ai apo jo. Ndersa ne shqipetaret jemi spurdhjake, njerez pa edukata e intelekt (shumica), me kompkekse, por mbi te gjitha pa identitet. Jam krenar qe jam shqipetar eshte bere si leter nevojtore, se kur vjen puna tek fakte, shumica kane frike edhe te thone qe jane shqipetare. Mesojuni femijeve gjuhen tuaj, se vetem nder e respekt tregoni per veten tuaj.

  2. ELIOT says:

    Po mo zotni po kemi malle pe venin tone se aty kane lindur gjysherit jane rre njet tona ;;;Por kur shikon surraitn e Rames Metes te Berishes te Bashes ;;;;;Te ben te largohes sa me shume ng keta hajduta te korruptuar ;;;Edhe une sa here qe shikoj video nga Shqiperia ;;Kur turiste Franceze e vizitojne Shqiperine dhe tregojne per Beratin per Vloren per Tironen per Shkodren per Krujen ;;;;; Me digjet shpiri ;;;Por kur mendoj Ramen qe eshte ne pushtet dhe korrupsionn qe eshte ;;;;; Sme ben zemra te kaloje as per pushime dhe jo te jetoje ;; Eshte si babai yt eshte nje pianec nje psikopat nje alkolik qe te ka rrahur gjithe jeten dhe tani qe je rritur te kthehesh tek ai ;; Dhe kur shikoi si e kane jeten perpara femijet ne France ;;;;As qe behet fjale per tu kthyar en Shqiperi ;;;Megjithese shpesh lexoj gazetat dhe i shikoj pamjett nga Shqiperia ;;;Por njerezit nuk kane ndryshuar ;; Duhet akoma edhe 50 vjet ta kuptojne civilizmin jeten demokracine ;;;; Se enveri i la ne erresire ;;;; me propogande bolshevike ;;;;; Me shume te urren nje komunist se nje nga senegali ja ndryshimi ;;PO NAIMI ISHTE I MADH DHE E DINTE C ISHTE VENDI I TIJE SHQIPERIA ..DHE ME POEMAT E TIJE NA BEN QE TE JEMI FIER SI SHQIPTAR ….

  3. Anna says:

    I paharruar kujtimi i profesorit! Shume respekte!

  4. vang says:

    MILO DUNI,Himarjot, mesues letersie ne shkollen e mesme ne Selenice te Vlores ,ne oren e mesimit te letersise u tha nxenesve:”Sot do flasim per NAIM FRASHERIN themeluesin e gjuhes letrare shqipe.Prandaj dua te ngriheni ne kembe te gjithe per nje minut ne nderim te TIJE” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje