Flet deputeti i PS, Rrahman Rraja: E vërteta e denoncimit të vajzës, se u përdhunua nga im bir dhe se unë i vura pistoletën në kokë policit

27 Shtator 2018, 07:25Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste të Qarkut të Durrësit, Rrahman Rraja, mohon akuzat e ngritura nga ish-nënkomisari i Stacionit të Policisë së Fushë-Krujës.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, deputeti Rraja u shpreh se nuk e ka takuar asnjëherë oficerin e policisë Emiljano Nuhu, ndërsa i cilësoi akuzat e bëra ndaj tij si sajesë.

Ai tregon dhe precedentin e djalit të tij që e lidh me Stacionin e Policisë së Fushë-Krujës. Deputeti socialist tregon se ka pasur një denoncim nga një vajzë, me të cilën ka pasur një lidhje dhe është ndarë.

E nxitur nga xhelozia, vajza ka bërë në Polici një denoncim të cilin më pas e ka tërhequr.

Madje, sipas tij, vajza të nesërmen e denoncimit iu përgjigj dhe akuzave për përdhunim të bëra nga Sali Berisha, duke deklaruar se familja Rraja është një familje e nderuar në Krujë dhe nuk meritonte ato akuza.

Sipas deputetit, kjo marrëdhënie xhelozie mes djalit dhe vajzës është zgjidhur mes tyre dhe nuk kanë pasur asnjë problematikë tjetër me Policinë dhe ligjin.

Rrahman Rraja mohon kategorikisht akuzat se në Stacionin e Policisë ai ka qenë bashkë me vëllanë dhe persona të tjerë siç e akuzon ish-nënkomisari i Stacionit të Policisë, Emiljano Nuhu.

Zoti Rraja, ju jeni akuzuar nga ish-nënkomisar i Stacionit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu se e keni kërcënuar në zyrën e tij. Keni një përgjigje ndaj kësaj akuze?

Ju faleminderit që më kontaktuat, por unë nuk e njoh fare këtë person dhe as kam shkuar ndonjëherë në zyrën e tij. As jemi takuar ndonjëherë. Gjithçka që ai thotë, janë sajesa, ndoshta për të përfituar azil politik.

Keni dijeni se ku ndodhet Emiljano Nuhu, në cilin vend?

Jo, nuk e di, s’kam ndonjë interes për të.

Djali juaj, Rexhep Rraja, ka pasur ndonjë precedent me ligjin që është paraqitur në Komisariat?

Djali ka pasur një problem me një vajzë para dy vitesh, me të cilën është ndarë pasi u lidh me një tjetër. Kjo ndarje është sqaruar në Komisariat. Në fakt, ajo ka bërë një deklaratë dy ditë pasi ish-Kryeministri Berisha bëri postimin e tij në “Facebook”, duke thënë që familja e Rrahman Rrajës është familja më e respektuar në rrethin e Krujës dhe se me këto postime, duan t’i ulin dinjitetin dhe integritetin kësaj familjeje. Ajo ka deklaruar se problemet, që unë kam pasur, i kam zgjidhur me djalin dhe se nuk kam asnjë problem.

Djali nuk është thirrur ndonjëherë në Komisariat apo të ketë qenë për t’u arrestuar, pasi marrëdhënia e tij me vajzën ka qenë e zgjidhur mes tyre?

Vajza ka shkuar, ka bërë denoncim nga xhelozia pse djali im e la dhe shkoi me një të dashur tjetër. Këtë kallëzim ajo e sqaroi përsëri në Komisariat, përmes deklaratës që ju thashë më sipër.

Por ju nuk jeni thirrur ndonjëherë dhe nuk jeni ballafaquar me nënkomisarin Nuhu?

Jo, jo asnjëherë.

As ju, as vëllai juaj apo kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, nuk keni qenë bashkë në Komisariat, siç denoncon ishnënkomisari Nuhu?

Jo, jo, as bëhet fjalë, nuk jemi takuar asnjëherë me të. E thashë edhe njëherë, nuk e di përse ai është shprehur kështu, por nuk e kam takuar asnjëherë.

14 komente në “Flet deputeti i PS, Rrahman Rraja: E vërteta e denoncimit të vajzës, se u përdhunua nga im bir dhe se unë i vura pistoletën në kokë policit”

  1. Gimi prej Tirone says:

    Rexhep Rrahman Rrah Syleman Abdallah.
    Femrat per ta jane qenie per te shfryre pasionet dhe pjellur femije.

  2. rumpallhana e ripjelljes says:

    Komplote te medha per keto rilindasit. Ky vend ka mberdhif, edhe 10 here te tjera ta nxjerrin keto te Bolinos ne iterviste ate gocen pak rendesi ka. Ky vend me keto lloj fytyrash deputet veshtire. Mbroni te pa mbrojteshmen rilindas po mos haroni krimineli nuk njef ngjyre dhe nuk eshte per tja uruar asnjerit kete drame.

  3. Free says:

    ju maloket gjith rrena jeni….vajza paska pas gjith kte kurajo te bej denoncim fallco ….tyrbe malokesh.

  4. Kalec Dega says:

    Jane rrena babalia, duhet ekspertize laboratori britanike ose nga FBI te zbulojme te verteten, duhet edhe nje konference shtypi nga Tualet Palla te sigurohemi, ky horr nuk po rren.

    1. Dega Kolec says:

      Ty sikur te mjafton laboratori Saliut, c’ne tani me laboratorin e Anglise!
      Ta ka qeth Saliu trunin “kare kinzce”.

  5. MAJAKOVSKI says:

    Jam socialist me rrenje por I pa rreshtuar ne PS por kete Rahmanin Rahja, mbiemri flet vete, edhe pse nuk e kam degjuar apo pare ndonjehere, nuk do te desha te quhet socialist. Edi Rama duhet ta pastroni PS nga keto rahjet se po ndyjne imazhin socialist. Foto e tij flet shume. Largoheni nga PS se do demtoni te ardhmen.

    1. Dostojevski says:

      Edhe une socialist jame por kur Edi vendosi Ilir xhambazin president c’fare do presesh per deputetet.

  6. kasem gahinji says:

    te gjitha mund te jene shpifje.po i pranoj.por djalin tend,i nderuar deputet qe nuk ta kam degjuar zerin ndonjehere,madje as nuk e dija qe ne qarkun durres qenka nje deputet me kete emer,pra,djalin tend si e gjukon?a na thua dicka per kete ceshtje?na e prezanto ti ,siprind.paska dale me pallosh ne dore yt bir?merr e ler femra si ne harrem?ky eshte morali qe servirin familjaret e nje deputeti?pse yt bir la shkas per tu pergojuar nga te tjere dhe u be objekt per nje skenar alla babale?e ka per here te pare dhe gaboi,por nxorri mesime?pergjegjesia para zgjedhesve qe iu beuan,para antaresise se ps duhet te jete me e madhe,sepse demi qe shkaktoni eshte e i madh.edhe sikur 90%e atyre akuzave te jene te paverteta,njolla qe keni lene pas eshte e madhe.kjo vlen per te gjithe deputetet.une do ti benja thirrje te gjithe zgejdhesve:-mjaft me me lista kryetaresh.kandidatet duhet te perzgjidhen nga antarsia.mjaft me me llsta te mbyllura.ose sistem mazhoritar ose lista te hapura,publike,qe te gjukohen nga njerezit. zgjedhesit nuk jane qole,qe ti terheqin nga hunda partite apo kryetaret.ndaj kemi deputete horra,mediokerdhe te pergojuar.keto dhe veprimi i vetinget nga spak dhe bkh do te garantojne nivelin e parlamentit,me me te miret,o me me makutet.

  7. Fotografi says:

    O. Plako. … fotografia flet vête ……qe ti ke te drejte ,mos ki merak. Foto shume domethenese ….pasqyrim i « virtyteve » qe te karakterizojne si baba shembullor.

  8. nik says:

    si ka mundesi o popull qe te votoni per deputet ket fytyre krimineli ???

  9. Eshte komunisti konspiratori tip sigurimi serb Sal Rahm Brrishs!

  10. Nuk kemi perse cuditemi ! Individi (Polici) synon azilin, Partia (PD) “pushtetin”. Kur emigrantet futen ne zyrat e emiracioni per te dhen intervista,nderin dhe burreirin i kan len jasht asaj Zyre,sepse qellimi esht perfitimi i Azilit. Para se te jepni Intervisten keni nje bised te shkurter me perkthyesin,dhe kur perkthyesi e kupton se historia juaj esht trilluese,dhe jo bindese,ai mund te tregohet “bujar” duke te servirur nje histori,nga ato me mijra qe ka degjuar ,per te then gjat intervistes . Un e vlersoj Policin se ai ka treguar nje histori “trimerie”duke then se i “rrezikohet Jeta” (po sikur ai te kishte then se jam Homoseksual,a do ta bente publike historin e tij )? Sa per PD ,ne dhenien e lajmit “bomb” prioritet i vihet tonacionit te zerit,dhe mimikes tragjike te Fytyres,e nderthur me pak egersi.

  11. Strong says:

    Kriminelët e të gjitha kategorive kanë veshur petk politik. Tashme ata janë të pamposhtur dhe mund të bëjnë çfar tu dojë qejfi. A ka kush i ndalon? Berisha, Meta dhe Rama u kanë dhënë mbrojtje, kriminelët janë pararoja e këtyre monstrave të politikës sot e 30 vjet. Ajo vajzë që ka bërë denoncimin ka treguar guxim të madh, është një jetime dhe e pambrojtur. Bandat e Niklës janë me nam për rrëmbime vajzash, vrasje, përdhunime, tregti droge dhe krime pa fund. Tashme këto kriminelë mbrohen nga shteti dora vet, në rastin konkret nga Rama dhe Balla, ashtu si dikur mbroheshin nga Berisha, më pas Meta. Ka shumë histori horror me bandat e Niklës. Dëshmia e policit është mëse e vërtetë. Përse ka ikur? Për të shpëtuar kokën, e përse tjetër.

  12. mirel says:

    Osht bo xheloze goca se ka baben deputet…eeeheeejj..deputet ore.
    Si me qene mret..edhe nje fytyre gaforre si puna e ketij.. e meriton me qene xheloze goca..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje