FOTOT: “Berati, një qytet i përjetshëm”

27 Shtator 2018, 14:18Turizëm TEMA
FOTOT: “Berati, një qytet i përjetshëm”

Historia dhe bukuritë arkitekturore të qytetit të një mbi një dritareve janë pjesë e albumit fotografik “Berati, një qytet i përjetshëm” të autorit Ndriçim Kulla që u promovua në sallën e konferencave të bibliotekës “Vexhi Buharaja” në Berat.

Në promovimin e librit kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj, Prefekti i Beratit, Harilla Dafa, përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore, studiues, qytetarë, nxënës të shkollave etj.
Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, theksoi se “pas prezantimit të idesë nga Kulla, ne shprehëm mbështetjen tonë pa asnjë rezervë, pasi dalja në dritë e këtij albumi, nëpërmjet pamjeve origjinale dhe mahnitëse, do të ndihmonte në promovimin e vlerave të turizmit kulturor të qytetit tonë, duke prezantuar për vizitorët vendës dhe të huaj historinë e rrallë të qytetit mijëvjeçarë, bukurinë arkitekturore të ndërtimeve të tij, të artit dhe të qytetërimit që ky qytet mbart nga koha në kohë”.

Ndërsa autori Ndriçim Kulla në fjalën e tij u shpreh se “ky album është një promocion që i bëhet vlerave tona kulturore, historike, të cilat nuk njihen nga të huajt dhe që përbëjnë një thesar të çmuar të trashëgimisë sonë”.

“Ideja për të promovuar vlerat e trashëgimisë sonë kulturore më ka lindur nga shtysa e miqve të mi të huaj të cilët e çmojnë si një burim të jashtëzakonshëm të ardhurash atë që ne kemi trashëguar në aspektin historik, kulturor prej të parëve tanë. Nga vizitat që kam bërë nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë, mendova se ne kemi një potencial të madh kulturor, i cili nuk mjafton vetëm me botime historike, akademike, por në kushtet e zhvillimit të industrisë turistike, kjo gjë duhej bërë prezent edhe përmes artit të fotografisë”, theksoi Kulla.

Ne , vijoi ai, kemi një trashëgimi unikale, historike dhe kulturore, sidomos të dy qyteteve tona, Gjirokastrës e në veçanti Berati, që kanë vlera të papërsëritshme historike e kulturore, të cilat nuk i gjen në asnjë vend nëpër botë, prandaj këto vlera duhen promovuar.

“Me dashamirësinë e kryebashkiakut Sinaj mendoj se i kemi bërë një shërbim jo vetëm prezantimit të kulturës dhe trashëgimisë sonë historike, por edhe turizmit të qytetit të Beratit”, tha Kulla.

Më tej studiues dhe të ftuar shprehën përshtypjet e tyre rreth “Beratit të përjetshëm”.

12 komente në “FOTOT: “Berati, një qytet i përjetshëm””

  1. Tani says:

    Sikur perandoria Osmane te jetonte akoma dhe pak. Sot Shqiperia do te mahniste boten me arkitekturen e saj Osmane.Cdo qytet do te ishte nje Berat me vete.

    1. Deti qe u shit nga Saliu-Rama. says:

      Ti Tani meriton nje 10 per Nostalgji ndaj pushtuesve Osmane. Po si i hoqe syte nga TV ku po shaqen filma Turk dhe gjete kohe te shkruaje me kaq dashuri dhe mall per stergjysherit?

      1. Tani says:

        Osmanet erdhen si pushtues dhe lufterat zgjaten goxha, edhe pse nderkohe qe behshin luftume me shqiptaret kishte goxha shqiptare me pozicione shume te larta ne perandori.

        Por pavaresisht ketij fakti, nje tjeter fakt kryesore eshte qe shqiptaret u bene ” pushtiesit ” e kesaj perandorie, sepse u bene populli me i fuqishem brenda kesaj perandorie me strukturat e larte qe kishte nen kontroll, aq saqe gati cdo kryengritje shtypej nga ushtaret dhe mercenaret shqiptare.

        Jane disak fakte qe duhen amrr parasysh, sepse viktimizimi, nuk te con kerrkund.

      2. Tani says:

        @Deti qe u shit nga Saliu-Rama. Po cfar i ngaterron turqit e sote me perandorine Osmane. Turqia e sotme eshte shtet multi etnik. Aty ke nga te gjitha rracat e Europes lindore dhe republikave ish sovjetike te cilat ishin pjese e perandorise osmane. Vete qyteti i Burses qe ka qene kryeqytet i perandorise sot ka si popullsi kryesore shqiptare e bullgare. As turqit e kohes se perandorise nuk ke pse i ngaterron. Turqit ne kohen e perandorise kane qene minorance se perandoria u shtri pothuajse ne te gjithe boten dhe mese shumti ne krye ka pas shqiptare. Dhe nga popullsi te ndryshme te botes. Por ti djale i mire duhet te studiosh se ta kane bere historianet e komunizmit trurin tallash.

    2. Labetia says:

      Sikur perandoria osmane mos te kishte ekzistuar shqiperia do kishte pasur nje mesjete dhe artitekture europiane cdo qytet do te kishte dicka per te treguar. Turqit paten 500 vjet sjane pak.

      1. Tani says:

        Labetia ti qenke mjaft i ceket. Sikur perandoria Osmane mos te kishte egzistuar as Shqiperia nuk do te egzistonte.Shqiperia do te ndahej midis Greqise e Serbise. Perandoria Osmane i vuri kusht fuqive te medha se nuk largohej nga Ballkani pa u krijuar nje shtet shqiptar. Te gjithe dokumentat e firmosjes se pavaresise kane qene ne osmanisht te gjithe firmetaret e dokumeteve te pavaresise kane firmosur ne osmanisht. Asnje prej ketyre nuk dinte gjuhen shqipe . As dhe vete Ismail Qemali. Keto qe po te them jane arkiven e shtetit dhe shko vertetoje me nje kopje.

        1. Didi says:

          E ke shume gabi kete qe po thua ne cdo aspekt.

          Une jamd dakord qe shqiptaret duhent te njohin rolin e madh te shqiptareve ne perandorine osmane, dhe nuk jam kunder kesaj, por kur ti flet ekshtu, nuk je me ndryshe se keta qe vetem e shajne perandorine osmane dhe qe e ngaterrojne ate me turqine dhe vetem shajne, duke mos ditur qe perandoria ishte multi etnike dhe qe shqiptaret kishin rol te madh.

          Pot kjo qe thua ti se por te mos ishte perandoria osmane shquiperia do ishte ndare midis servise dhe greqise eshte idiotllik dhe injorance masive.

          Sepse kur osmanet erdhen ne ballkan shqiptaret shtrheshin nga Korinthi der ne Koptorr dhe luftuan 100 vite, me pas u bene pjese e elites se perandorise…. as greqi nuk kishte atehehe dhe servia ishte shtet i dores se dyte.

          do flas me vone edhe per pjesne tjeter te komenti tend

    3. Enxho says:

      E ashtujatura ” arkutektura osmane” ishte thjesht pershtatje ose adaptim i arkiteturave vendase me nderfutje persiane.

      qyteti i Beratit eshte ndertuar nga Pashallare dhe bejlere shqiptare vendad dhe eshte arkiketure vendase qe Berati e ka pasur edhe ne mesjete, thjesht u zgjerua gjate epokes osmane.

      Duhet qartesi ne te tilla gjera, sepse krijohen arkiketura dhe emertime qe nuk ekzistojne dhe shqiptaret na dalin pa gje

  2. Turgutmut says:

    Tani il mor kari beratin se ndertuan osmanet e ndertoi populli i beratit o idiote u ndertua gjate pushtimit osman po’ nuk e ndertuan ato idiote

    1. Tani says:

      Ore Turgutmut. Duke ja ditur vlerat vetes ashtu ke vendosur dhe emrin tend. Perandoria Osmane udhehiqej nga shqiptare. Berati nga shqiptare eshte ndertuar por arkitektura eshte Osmane. Nese te pelqen arkitektira e atyre pallateve te shtrembura te komunizmit . E cila eshte ruse e kineze .Qe duhen shembur te gjitha nga e para,mbaj ato . Por sic duket kari ketu je ti.

  3. Enxho says:

    E ashtujatura ” arkutektura osmane” ishte thjesht pershtatje ose adaptim i arkiteturave vendase me nderfutje persiane.

    Qyteti i Beratit eshte ndertuar nga Pashallare dhe bejlere shqiptare vendad dhe eshte arkiketure vendase qe Berati e ka pasur edhe ne mesjete, thjesht u zgjerua gjate epokes osmane.

    Duhet qartesi ne te tilla gjera, sepse krijohen arkiketura dhe emertime qe nuk ekzistojne dhe shqiptaret na dalin pa gje.

    Keto gjera duhen qartesuar perfundimisht

  4. Tani says:

    Osmanet erdhen si pushtues dhe lufterat zgjaten goxha, edhe pse nderkohe qe behshin luftume me shqiptaret kishte goxha shqiptare me pozicione shume te larta ne perandori.

    Por pavaresisht ketij fakti, nje tjeter fakt kryesore eshte qe shqiptaret u bene ” pushtiesit ” e kesaj perandorie, sepse u bene populli me i fuqishem brenda kesaj perandorie me strukturat e larte qe kishte nen kontroll, aq saqe gati cdo kryengritje shtypej nga ushtaret dhe mercenaret shqiptare.

    Jane disak fakte qe duhen amrr parasysh, sepse viktimizimi, nuk te con kerrkund.

    Sa per filmat turq, shume jane budalliqe dhe nuk kane lidhje em realitetin, qe nga gjuha qe ishte osmanisht dhe jo turqisht, osmanishtja ishte 88% arabisht dhe persisht.

    Turkifikimi i Osmanishtes fakitkisht filloi nga Sami Frasheri qe verui edhe fjalorjn e pare Turqisht-anglisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje