“Zagani nr.2” i Fushë Krujës: Pse te Shijaku e sërish te Basir Çollaku dhe ç’mendojnë kolegët policë për dëshminë e Emiljano Nuhut

27 Shtator 2018, 16:48Politika TEMA
“Zagani nr.2” i Fushë Krujës: Pse te Shijaku e sërish

Mbrëmja e së mërkurës rezervoi “Zaganin nr.2”, dëshminë e një ish-oficeri policie në Komisariatin e Fushë Krujës, i cili nga arratia denoncoi rastin e tij, duke thënë se ishte kërcënuar me jetë – pistoletë në kokë – nga vëllezërit Rahman e Rexhep Rraja, i pari deputet i zonës, për çështjen e një denoncimi ndaj të birit, bërë nga një vajzë që ishte e lidhur me të.

Emiljano Nuhu me origjinë nga Berati e me detyrë në policinë e Fushë Krujës, ia rrëfeu historinë e tij, ashtu si dhe ish-oficeri i anti-drogës së Vlorës Dritan Zagani, gazetarit Basir Çollaku, duke zgjedhur si ekran Shijak TV.

Pra, një zgjedhje e qartë politike. Shijak TV, edhe pse një televizon i dalë jashtë tregut dhe më shumë se periferik, ende përpëlitet me linjën e saj editoriale tradicionale si anti e majtë, ndërkohë që dhe gazetari Çollaku, është qartazi i pozicionuar politikisht.

Serioziteti i çështjes, lipset të ketë një përzjedhje cilësore dhe për ekranin – që mirë është të jetë brand e jo mall pa vlerë në treg, e po ashtu për gazetarin para së cilit do jepet rrëfimi.

Basir Çollaku nuk është ende një histori gazetarie. Përballë Zaganit e Nuhut, në dy raste ai ka bërë përcjellësin e një dëshmie, por jo krijuesin e një dosjeje që ka në thelb një punë të mirëfilltë investiguese. K

ëtu është rasti për të kujtuar se vite më parë, kur kolegu Çollaku morri drejtimin e një televizoni të ri, MediaSat – kthyer më pas në Scan – inicioi një emision investigativ.

Meqë ekrani i ri ishte afër pushtetit të kohës  – bëhet fjalë për vitet 2006 – 2007 – 2008, pra kur qeveriste PD – goditja e parë iu rezervuar kokës së opozitës, Edi Ramës.

Produkti investigues ishte vrapi i mëngjesit që ai bënte në lëndinat e Pezës, pasi zgjodhi të jetonte një farë periudhe pikërisht në Pezë, në pronat e mikut të tij Dash Peza.

Ish-gazetar i pavarur, koleg në një redaksi me Artan Hoxhën gjatë viteve kur punonin që të dy te faqja e Kronikës e Shekull-it, ndryshe nga Hoxha që mbeti gazetar, Çollaku pati një devijim si rrogëmarrës gjatë viteve të qeverisjes së PD-së, kur në administratën shtetërore pati dhe disa pozicione në distancë me gazetarinë e mirëfilltë, siç ajo e zëdhënësit të Arsimit(!); e ndërkohë, kthimin si gazetar, e pati me Zaganin.

Gjithsesi, duke iu referuar tregut të gazetarëve të kronikës, Çollaku nuk është zgjidhja më e duhur në aspekt të seriozitetit të çështjes, paanësisë së saj politike të pretenduar, kur është fjala për dëshmi denoncuese siç ajo e Zaganit apo kjo e Nuhut së fundi.

Fakti që Nuhu zgjedh Çollakun e TV Shijak, më pas fut fraza ekstra politike në dëshminë e tij, të cilat dalin jashtë kuadrit të ftohtë profesional, shtoi kësaj dhe një shoqërim me Zaganin në Zvicër – siç e ka faktuar së fundi gazetari Hoxha – e ngarkojnë me shumë hije dyshimi tiradën denoncuese të policit në arrati.

Kolegë të tij në Fushë Krujë, në pësh-pëshet e kësaj dite, duke qenë se edhe e kanë njohur nga afër, nuk kanë asnjë dyshim se ai është investuar në sajimin e kësaj skeme në funksion të marrjes së azilit.

Preng Laska, një prej oficerëve më me përvojë në zonë, është i bindur për këtë.

Nga ana tjetër, familja e deputetit Rraja, siç dhe ai vetë, nga dëshmitë e banorëve vizatohet si “pa probleme”, paçka sjelljes së të birit me vajzën, ku një incident privat mes tyre ka prodhuar zinxhir një tjetër sagë të ngarkuar policore e politike bashkë.

Kryetar komune për disa mandate në Nikël, Rahman Rrahjas i dedikohet rregullimi i furnizimit me energji elektrike i zonës, për të cilën ka vuajtur për vite me radhë.

Por e gjithë ngjarja, me anët e saj të qarta e të errëta, ka në qendër të saj dhe kreun e deputetëve socialistë, nr.2 të PS, Tauland Balla.

Racionalisht, prania e tij në komisariat, prezenca e tij kur dikush nxjerr pistoletën dhe ia vë tjetrit në kokë në kushte zyre, siç oficeri Emiljano Nuhu pretendon se ka ndodhur me të, është e pamundur. Balla, edhe në qoftë i inkriminuar, nuk mund ta shesë veten kaq lirë për vetë staturën e lartë politike që ka, duke pranuar të gjendet në situata e rrethana ekstremisht kompromentuese e me risk të madh mbi të.

Më pas, vizatimi që Nuhu i bënte Ballës, duke i dedikuar një pjesë të mirë të dëshmisë së tij me gjuhë politike me shumë se të ftohtë – profesionale, e ul ndjeshëm kofiçientin e vërtetësisë se atij zhvillimi, referuar gjithë asaj çfarë ka thënë polici në arrati. Vetë arratia e tij, alla Zagan, e kompromenton dëshminë.

Denoncimi në emër të së vërtetës dhe moralit, duhet shoqëruar dhe me riskun përkatës kur tentohet të jetë sa më e plotë dhe e besueshme. Zerimi i riskut me “ikje”, aq më tepër kur ta bën “me sy” azili, të kthehet në boomerang më pas (siç).(Tesheshi)

6 komente në ““Zagani nr.2” i Fushë Krujës: Pse te Shijaku e sërish te Basir Çollaku dhe ç’mendojnë kolegët policë për dëshminë e Emiljano Nuhut”

  1. njaci says:

    PD KA NDERRUAR EMER QUHET PARTIA BABALE.

  2. TV shijak koti says:

    Ky Basir leshi i Pd, kruhet shumë ai nuk eshte gazetar, por zagar i paguar per poshtesi…. dikush duhet t’i trgoje se kur shpif dhe nuk te denon ligji, duhet t’i themi “maliqit”

  3. Qytetar says:

    Devijim i vemendjes nga pergjigjia qe ka mbritur nga Anglia,per “Babalen 1” !

  4. Komentuesi says:

    Eshte e vertete.Pd-ke ke nderruar emrin ne parti BABALE.Eshte parti per t’u tallur,se ne perberjen e saj ka deputet budallenj,qe kane ardhur se kane paguar qindra e mijra euro te Basha,siç eshte Klevis Balliu nga i jati Fahriu.

  5. Sajesa pa kripe says:

    Me siguri regjizori i kesaj maskarade eshte prape Salihani. Vetem nje mendje tejet e trashe mund te sajoje gjera te tilla qe as ne fshatin e tij nuk mund ti besojme. Kemi nevoje per sajesa fine, te kene lezet jo biseda lopcaresh
    Personalisht e ndjej vehten te fyer jo nga Salihan xhigiti por nga ata qe e tjerin kete histori duke na ulur te gjitheve ne nivel lopcaresh. ERE BAJGE, humbi dhe humori.

  6. Alban Dega says:

    STOP BABALIZMIT BERISHIST !

    – Te njoftohen urgjentisht autoritetet italiane, Zvicerane… apo edhe amerikane per mashtrimet skandaloze te Nuhut, Zaganit e co.

    – Te kerkohet ekstradimi me perparesi i cilitdo qe mashtron, falsifikon dhe perdhunon ligjet shqiptare dhe nderkmbetare per azilantet politike !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork.

    Eshte bere mode nga Partia Babale dhe cifligari i saj Sali Havalja i Shqiperise, nga qehajai i tij Lulezim Basha dhe Mona Flori Cizmja te sajojne e mashtrojne pafytyresisht vetem e vetem per te shpetuar e shtuar miliardat e vjedhura shqiptareve e Shqiperise dhe per sabotuar Vetingun dhe Reformen ne Drejtesi qe po shkallmojne folene e grenxave te kamikazeve te tyre ne cdo hallke te antidrejtesise dhe antiligjit te tyre.
    Sulmet the thirrjet per zgjidhje perfundimtare ala Basri Himler Collaku, ala Enkeled Gebels Alibeaj, ala Saleh Ramollah Hitleri , ala Mona Cizme Floriri, ala Lulezim Fazlic Bashici… jane grahmat e tyre te fundit per te vonuar, sabotuar dhe zhbere Vetingun e Reformen ne Drejtesi, jane perpelitjet per te shpetuar koken e ketyre kucedrave te Bandes se Gangstereve dhe te kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit !
    A e ndoqet mbreme fytyren tipike ala GESTAPO te Basri Collakut, lehjet e tij te terbuara ala qen te SS-ve
    naziste, tonin prej diktatori ala Dyvalje e Pinocet ne Opinionin e Blendi Koran Toptanit qe nuk la analist e gazetar profesionit hulumtues ala Artan Hoxha te shpalosin faktet dhe deshmite e pakundershtueshme me ze e me figure per te verteten nga goja e vet “viktimes “ se traumatizar nga shpifjet e nje polici ala Babale te Havales se Shqiperise, te kryeshpifesit, kryekriminelit, kryekzekutorit Sali Berisha dhe Mafias se tij politike, oligarkike, biologjike e mediatike qe zhbene shtetin shqiptar deri nen themele mbi 13 here ne 13 vjet Salikraci !
    Eshte detyrim kombetar e nderkombetare i qeverise dhe ligjzbatimit shqiptar, qe rrjedh nga Konventa e Gjeneves , qe ajo te njoftoje jo vetem qeverite italiane, zviceriane, gjermane, franceze, britanike… dhe amerikane, por edhe Komisionerin e OKB-se per Refugjatet per kete rast dhe raste te ngjashme ala Dritan Zagani e ala Emiljano Nuhu!
    Po ashtu ligjzbatimi shqiptar te hetoje me perparesi raste te tilla mafioze dhe te kerkoje ne rruge ligjore ekstradimin e ketyre kamikazeve te Sali Berishes dhe Bandes se tij te Gangstereve per shperdorim detyre, mashtrim, dizinformim dhe krime te tjera!
    Po ashtu te hetojne edhe per nxjerrjrn e perseritur te sekreteve shteterore nga Presidenca e Shqiperise, sic ishte rasti i letres dizinformuese te Emiljano Nuhut per Presidentin e Republikes, qe u publikua nga bashkeshortja e tij, cka perben shkelje te rende te ligjit dhe dhunim flagrant te Kushtetutes se Shqiperise !
    Jo vetem te tyre, por edhe te gjithe atyre qe shpifin , falsifikojne, dizinformojne, qe i nxisin, instruktojne, ndihmojne, propagandojne mashtrime te tilla dhe ti ndeshkojne ashper me gjithe fuqine e ligjit per nje varg shkeljesh te renda te ligjeve shqiptare dhe nderkombetare !
    Stop Babalizmit te politikes shqiptare nga kryehavalja e Shqiperise dhe Banda e Gangstereve politike, biologjike dhe mediatike te tij!
    Askush nuk eshte mbi ligjin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje