Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kallëzuar penalisht kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish këshilltarin e Ministrisë së Arsimit gjatë qeverisjes së demokratëve Basir Çollaku.
Balla akuzon Bashën për shpërdorim detyre dhe kallëzim të rremë, pas denoncimit të ish oficerit të Krujës Emiljano Nuhu.
Gjithashtu Balla ka kallëzuar penalisht edhe ish oficerin për deklarim të rremë.
“Sapo depozitova në Prokurori kerkesen per fillimin e ndjekjes penale per te gjithe personat e perfshire ne inskenimin e turpshem te orkestruar dhe te bere publik nga Lulzim Basha
E garantoj opinionin publik se kjo ceshtje do te jete beteja qe duhet fituar ne emer te shqiptareve qe duan nje politike ku akuzat te ngrihen mbi prova dhe se provave per cilindo eshte vetem drejtesia qe duhet tu shkoje deri ne fund.
I bej thirrje Prokurores se Pergjithshme, Prokurorise se Tiranes, Policise se Shtetit te marrin te gjitha pergjegjesite qe ju takojne ne zbardhjen e ketij inskenimi te turpshem.
E garantoj Lulzim Bashen, gjobaxhiun e rendomte te sipermarresve, mos guxo te me vendosesh edhe mua gjobe me kusht mosperballjen. Je shume i dobet per mua Lulzim. Mire kryetar partie se nuk di ta besh, duke e degraduar PD ne nje organizate banale babalesh. Mos guxo te besh me as regjizorin apo skenaristin, sepse qenke per turp.
Neser ketij kallzimi do t’i bashkengjitet si i kallzuar edhe shpifesi profesionist, Edi Paloka. I cili nuk e ka problem te vije ne gjykate dhe te thote se ai thote cfare i thote partia, prandaj eshte i pafajshem, po sidoqofte pa kete shpifes qesharak ne banken e te akuzuarve, kjo komedi e zymte nuk e merr kuptimin e saj te plote”, shkruan Balla.
(TemA)
U ngopem nga keto padi kot. Asgje nuk do ndodhe. Luli nuk do paraqitet fare ne gjykate dhe c’do gje do harrohet. Pastaj shpifje te reja nga e para.