PD, si zyrë emigracioni për policët: Nuhut iu dhanë 10 mijë euro dhe siguria për azil,për të përmendur Ballën, dhe pastaj e dërguan te Zagani

27 Shtator 2018, 11:01Politika TEMA
PD, si zyrë emigracioni për policët: Nuhut iu dhanë 10

Partia Demokratike duket se është kthyer në një zyrë emigracioni për punonjës policie në mos sharlatanë, të dyshimtë.

Rasti më i fundit është ai i Emiljano Nuhut.

Pas denoncimit të një vajze në Krujë, se ishte përdhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, ai ka menduar ta shfrytëzojë atë për të përfituar azil.

Nuhu ka trokitur në dyert e PD-së, ku ndër të tjera, mësohet se i kanë thënë që të përmendë edhe emrin e Taulant Ballës.

Nuhu u ka thënë se “nuk e njoh Taulant Ballën”, por në PD e kanë siguruar se do t’i rregullonin letrat për azil, dhe ai është bindur.

Pasi kanë xhiruar intervistën e nxjerrë nga gazetari pranë PD-së, Basri Çollaku, mësohet se Nuhut i kanë dhënë 10 mijë euro dhe e kanë nisur drejt Zvicrës.

Aty atë e priste një tjetër ish-polic i përdorur nga PD, Dritan Zagani.

Ata janë fotografuar dje bashkë në një autobus në Gjenevë, foto të cilat janë publikuar dhe nga gazetari Artan Hoxha.

E gjithë kjo tregon inskenimin e ngritur nga PD për Taulant Ballën, e cila me këtë rast, ka devijuar edhe ngjarjen e vërtetë, që është akuza e një vajze se është përdhunuar nga djali i deputetit socialist.

PD-së nuk i intereson zbulimi i së vërtetës dhe ndëshkimi i djalit të deputetit socialist, nëse e ka përdhunuar ish-të dashurën e vet, por ka inskenuar një ngjarje tjetër, sikur në të është përfshirë edhe Taulant Balla.

Ky i fundit për vite me radhë ka qenë “armiku” numër një për familjen Berishë dhe së fundmi edhe për Lulzim Bashën, me denoncimet për paratë që merr kunati i Bashës, nga biznesmenë të ndryshëm.

Dhe për këtë arsye, ai është vënë në qendër të inskenimeve që iu ka dalë boja shumë shpejt.(TemA)

10 komente në “PD, si zyrë emigracioni për policët: Nuhut iu dhanë 10 mijë euro dhe siguria për azil,për të përmendur Ballën, dhe pastaj e dërguan te Zagani”

  1. ela says:

    sa posht ka rene gazetaria duke u mare me pacavuret e PD-se,aq me keq ish police ,turp per ate qe e quan veten intelektual te ri te te perdorin ca jhajvane

  2. qytetar says:

    Po keta merhumet e prokurorise cfare bejne ne keto raste ,pse nuk i verifikojne e vene para pergjegjesise ligjore mashtrimet e ketij kalibri, regjizoret e aktoret.Ketu ka pjerth cdo gje

  3. Agim Bajrat says:

    As une ti ai ajo e njohim Tualet Pallen prandaj ti kerkojme Edvin Rahmanit te na sqaroje kush eshte ky deputet I Elbasanit prej Berzhdice te Librazhdit, apo jo?

  4. thoma dusho says:

    Po pse nuk tregon Taulant Balla qe nuk ka qene fare aty????
    Mjafton, lidhja me celulat e telefonit per te vertetuar qe nuk ka qene aty.
    Ne gjithe kete histori, VINI RE qe Balla nuk thote se ku ka qene ate dite, por thjesht thote qe nuk ka qene ne Kruje, kur ne fakt ngjarja ka ndodhur ne Fushe Kruje. Normal, ne ditet ne vijim, do njerre ca deshmitare te thone qe kane qene me te ate dite, diku tjeter, sic ben mafia.

    Elementi tjeter qe permendet eshte qe qenka lidhur me Zaganin, edhe cfare pastaj? Kshu thane edhe per Zaganin per je kohe qe gjate, deri kur sot jane vertetuar te gjitha akuzat a tij. Kshu qe Zagani, vetem sa e verteton qe theniet e Nuhut jane te verteta. Po si ore, merrka guximin dikush te shpike nje histori, duke perfshire persona te rendesishem te mazhorances qeverisese per 10’000 mije euro????? E dini ju cfare ju gjen te dilni kundra Qeverise? I paska thene PD-ja Nuhos, edhe hajde tha tani te perfshijme, deputet, Artur Bushin, Taulant Ballen, edhe ky i paska pranuar.

    Kshu thate per djalin e LUIZA XHUVANIT, he se ekzagjeron PD_ja, derisa me pas mori 4 jete njerezish, 4 jete.

    MOS U BENI QESHARAK, qytetaret e dime se cfare ndodh neper qytete.

    1. Dush Thomai says:

      O Thoma suma qe paske filluar teorite konspirative. Eshte duke u xhiruar Babale 4 o tom shurraqi. O burra ne SHQUP me gaveten ne dore per persheshin e rradhes.Yt trushplare medioker

  5. M.....mecit says:

    O LUL bytha o me fal desha te thoja (BASHA) po mire kaq budallenj i di njerzit ti o legen, qe je bere ku te therret qameti… po si kujton ti se njerzit i kane harruar bemat e tua o bythqir, po sa do te manipulosh gjerat ti prap je i mbaruar, ae di pse se nuke ke klas, je komplet fallco… un te kuptoj tin i bene te gjitha keto per te shpetuar bythen tende se per te tjeret nuk te esht rrujtur nonje here ae more vesh ti bashke me ata xhepstat qe mban nga mbrapa per no nje lemosh… yyyyyyyyyt ju shofte rraca sa me shpejte o ndyresirat e ketij kombi….

  6. M....mecit says:

    Ju lutemi postoni komentet….

  7. Luli i vocerr says:

    E kedaj natyre ka qene edhe me pare ku kishte gazetar te gazetes RD qe inskimonin te tilla ngjare per azil politik . Keto gazetar pgauheshin 40-50 mije leke per cdo artikull dhe benin lajm te rendesishem

  8. Doni me per Belulin.. says:

    Po mire o komentuesa, cfare te keqe shihni ju tek foto e Zaganit me Nuhun? Edhe neqoftese e ka ndihmuar per
    dokumentat, mire ka bere. Te dy jane hallexhij dhe kolege e te njohur me njeri tjetrin. Apo ju mendoni se kane korruptuar autoritetet zvicerane? Ju vjen keq per Zvicren apo per rilindjen e Rames. Sa i perket shpejtesise se levizjes, nga Shqiperia ne Zvicer shkohet brenda dites dhe nuk eshte per tu cuditur. Ne fakt, cudia me e madhe eshte tek shpejtesia qe gazetari “investigativ” ka siguruar fotot e publikuara, sidomos dokumentat zvicerane..

  9. blerta says:

    PD KUJTON SE POPULLI ESHTE BUDALLA…. vazhdoni me varjantin BABALE…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje