“Perlat” e Berishës: Nga heqja e vizave me SHBA, deri tek mbjellja e 2 milionë rrënjë ullinjve për… 4 muaj

27 Shtator 2018, 10:46Politika TEMA

Ndër premtimet që kapërcejnë çdo imagjinatë dhe pamundësi për t’u realizuar, janë premtimet e dhëna nga ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në fushatën zgjedhore të vitit 2013, deklaroi liberalizim të vizave me Shtetet e Bashkuara brenda 4 viteve të ardhshme, premtim që rezulton i parealizuar.

Por jo vetëm kaq.

Ai brenda mandatit të tij, në vitin 2009 tha se janë mbjellë me subvencionim mbi 2 milion rrënjë ullinj në 4 muaj.

Por kjo është e pamundur në aspektin kohor, pasi duhen 14 vjet që të mbjellësh këtë numër ullinjsh.

Gjithashtu, po në këtë periudhë, Berisha premtoi ndërtimin e një centrali bërthamorë në Shkodër, por që nuk u realizua kurrë.

1.2013 – “Do heqim vizat me SHBA”, – Premtim absurd pasi ky premtim nuk varet nga reforma e qeverisë shqiptare por nga vetë politika e SHBA-së.

2.10 shkurt 2009 – Kryeministri Berisha premtoi ndërtimin e një centrali bërthamorë në Shkodër, por që nuk u realizua kurrë.

3.18 maj 2009 – “E vërteta është se janë mbjellë me subvencionim mbi 2 milion rrënjë ullinj në 4 muaj, sa asnjëherë më pare”. – Por kjo është e pamundur në aspektin kohorë pasi duhen 14 vjet që të mbjellësh këtë numër ullinjsh.

2 komente në ““Perlat” e Berishës: Nga heqja e vizave me SHBA, deri tek mbjellja e 2 milionë rrënjë ullinjve për… 4 muaj”

  1. Kalec Dega says:

    Ne fakt perlat me te bukura jane:
    Greqia do pjese nga deti Jon
    Saliun do ta burgosim po te fitojme zgjedhjet
    Do ndertojme aeroport ne Vlore dhe Sarande
    Kemi ndertuar 17 km rruge te kombit
    Avionat e Divjakes ishin thjesht charters per mua dhe Tahirin
    Do ta bajme Shqiperine Lazarat
    Autobuzat elektrik te Lali Erit
    Italia nuk ka mundesi te ricikloji mbetjet por Shqiperia e Ramutit ka.
    Shqiperia ja mere Kroacise dhe ne futboll

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Pinoku ne kokaine..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje