Pikëpyetjet e një akuze publike për Taulant Ballën dhe deputetin e Krujës

27 Shtator 2018, 11:14Politika TEMA

Brenda 24 orëve opinioni është bombarduar me informacione për një histori që në mëngjes nisi si skandal dhe në mbrëmje përfundoni si mashtrim, i njërës prej palëve të përfshira.

Emiljano Nuhu ish-nënkomisar i Policisë së Shtetit në Fushë-Krujë, sot në azil jashtë Shqipërisë, ka denoncuar zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste dhe drejtues të rëndësishëm të institucioneve të shtetit dhe policisë si autorë të fshehjes të një krimi.

Konkretisht oficeri i policisë pretendon se deputeti i PS në Fushë-Krujë, Rrahman Rraja, numrin dy të PS, Taulant Balla dhe zyrtarë të tjerë, se kanë ndërhyrë për të shpëtuar nga arrestimi për akuzën e përdhunimit të një vajze, Xhiesila Maloku nga djali i deputetit të PS, Rexhep Rrahja.

Pretendimi i ish-zyrtarit të policisë është një akuzë serioze që flet për një krim të rëndë shtetëror. Ish-oficeri i policisë ka hedhur akuzën dhe është larguar nga Shqipëria, ndërkohë që për të kuptuar të vërtetën duhen dëgjuar edhe palët e tjera që janë të përfshira në këtë histori dhe mbi të gjitha vetë vajza rreth të cilës vërtiten gjithë zhvillimet.

Sipas oficerit Emiljano Nuhu, djali i deputetit të PS në Krujë, Rahman Rahja është denoncuar nga Xhiesila Maloku për përdhunim, kërcënim me armë dhe dhunë fizike.

Po sipas oficerit, vajza ka shkuar në disa komisariate për të denoncuar dhunën e djalit të ligjvënësit, por sipas asaj që thotë Nuhu, oficerët pasi njiheshin se kishin të bënin me djalin e një zyrtari nuk hapin procedim penal.

Xhiesila Maloku ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë denoncim në komisariatin numër gjashtë. Pasi është regjistruar procedimi, çështja i është transferuar komisariatit të Krujës dhe konkretisht oficerit Emiljano Nuhu.

Ky i fundit ka marrë në pyetje djalin e deputetit dhe pas urdhrit të prokurorisë i ka komunikuar arrestimin për disa vepra penale.

Në historinë që ai tregon për gazetarin Basir Çollaku, këtu hyjnë në lojë zyrtarë e lartë të PS, sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, deputeti Rahman Rahja, kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi dhe vëllai i deputetit, Xhelal Rrahja.

Oficeri thotë se personat e pranishëm i kanë kërkuar që të mos arrestonte djalin e deputetit edhe pse ndaj tij kishte një urdhër të prokurorisë. Pas debateve nga brenda komisariatit, në zyrën e nënkomisarit, vëllai i deputetit të PS, Xhelal Rrahja sipas dëshmisë së oficeri i ka vendosur pistoletën në kokë duke e kërcënuar me vrasje.

“Xhelali e ka kapur nipin për krahu dhe i ka thënë dil përjashta, unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë prit të flas me prokuroren dhe pastaj merre dhe nxirre përjashta.

Në këto momente ka nxjerrë një pistoletë dhe ma ka vënë në kokë dhe më ka thënë hiqi duart dhe s’do flasësh me asnjë njeri në telefon dhe këto gjëra do të mbeten vetëm këtu në zyrë, përkundrazi do të zhduk. Kjo ndodhi në prani të vëllait të tij, deputetit Taulant Balla, dhe kryetarit të bashkisë, dhe këta me ironi i kanë thënë: “hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djali i mirë ai nuk i bën ato gabime”,- deklaron në intervistë oficeri Emiljano Nuhu.

Pas kësaj ngjarje, oficeri thotë se ndaj tij kanë nisur kërcënime dhe presione të tjera për të mos folur dhe për të mos paditur incidentin. Në këto kërcënime, sipas oficerit të policisë, është dhe porositja e vrasjes së tij nga deputeti Rahman Rahja.

Ky pretendim sipas Emiljano Nuhut, ku janë deputetë që marrin pjesë në një krim shtetëror, prokurorë, oficerë të korruptuar policie dhe kërcënime me vdekje hidhet poshtë nga vajza që është personazhi kryesor në këtë histori.

Xhiesila Maloku në një intervistë dhënë për “Report TV” mohon thuajse gjithë pretendimet e oficerit. Së pari, ajo mohon se është përdhunuar nga djali i deputetit dhe pranon se më herët ka pasur miqësi me të. Gjithashtu pranon se ka bërë një denoncim pas një konflikti të përkohshëm që kish pasur me djalin e deputetit, por më vonë e ka tërhequr duke zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin.

Në dëshminë e saj vajza rrëzon dhe pretendimin e oficerit se deputeti Taulant Balla ka qenë në komisariat. Madje, varianti i saj ngre pikëpyetje për gjithë rrëfimin e oficeri të policisë, kur deklaron se në datën 21 korrik 2018, dëshminë nuk ia ka dhënë oficeri Emiljano Nuhu, por një tjetër oficeri tjetër dhe se asnjë deputet nuk ka qenë i pranishëm.

Deklaratat e vajzës se oficeri i policisë Emiljano Nuhu nuk ka qenë në komisariat më 21 korrik 2018 konfirmohen edhe nga Policia e Shtetit.

Në sqarimin e policisë thuhet se në datë 21 korrik 2018, oficeri Nuhu nuk ka qenë fare në detyrë dhe se nuk rezulton se asnjë deputet ka qenë i pranishëm në komisariat.

“I gatshëm në datën 21 korrik 2018 dhe që ka kryer veprimet ka qenë një tjetër punonjës policie, me iniciale G.Ç. Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se asnjë nga shtetasit e pretenduar në deklarimet mediatike të oficerit Nuhu, se e kanë kërcënuar, nuk kanë hyrë në ambientet e Komisariatit siç pretendohet prej tij”,- thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Vetë Taulant Balla thotë se në datën për të cilat akuzohet se ka qenë në komisariatin e Fushë-Krujës, 21 korrik 2018, ai mund të provojë me fakte se ndodhej në Librazhd dhe në Pogradec.

Lidhur me denoncimin e policit, Balla shprehet se është një skemë vetëm për të fituar azil politik në ndonjë nga vendet e BE.

Në deklaratat e djeshme kemi dy palë që pretendojnë se “thonë të vërtetën”.

Përballë një ish-oficeri policie në azil kemi deklaratat e vajzës, Policisë së Shtetit dhe Taulant Ballës që hedhin poshtë variantin e tij për kërcënime dhe ndërhyrje.

13 komente në “Pikëpyetjet e një akuze publike për Taulant Ballën dhe deputetin e Krujës”

  1. Selek says:

    Thjeshte far:Eshte nje sajese mehistori politike dhe penale per te motivuar legjitimitetin e azilit politik. Kaq dhe ska asnje gje tjeter. Nje budalla ka hedhur nje gur ne lum e mblidhen gjith ata njerez normal e nuk e nxjerrin dot.

  2. Kalec Dega says:

    Nuk ka mundesi, Tualeti dhe Rrahmani, cne, a kini pa formen e tepsise / tenxherese se Palles? Most ja futni Tojotes kot!

    1. Muli says:

      Foli dhe vrasesi Kolec Dega miku i Sali kriminelit.

  3. Arben Presheva says:

    Aman ore ju me kete Xhensila Malokun. Kjo tashme nuk merret per baze. Si do te thoje nje vajze e gjore pas asaj qe ka ngjare. Intervista e Nuhut eshte e vertete te kete ngjare, pavaresiht se kete ngjarje ai e shfrytezon per azil dhe mire ben. Te rrije ketu ta vrasin bandat e se majtes thoni ju. Pastaj çfare keni me Zaganin. Te gjitha qe tha ai dolen.Po pse si thoni ju qe Taulant Balla nuk eshte i lidhur me krimin. E beson njeri kete. Kush merr vesh pak nga gazetaria, ngjarja ne zyren e Nuhut ne vecanti dhe ne pergjithesi intervista e tij jane mese te verteta.

  4. Basir-Olldashi,babale-zagan-nuhu= sal rahm brrish! Pse e lejoni me kete njeri kriminel akoma te lire?

  5. shqip says:

    Hajt gezuar Ramazonin . Zagani , Babalja , dhe se fundmi Nuhu . Prite kur te kerkoje azil edhe Grida me Salianusin .

  6. nduja says:

    Ky rast qe eshte i tipit BABALE nuk dishtohet por, qe femijet e deputeteve jane plera dhe kjo nuk diskutohet…… Edukoni femijet o plera te te gjith kraheve.

  7. Arber iliri says:

    Hahaha do e deportojne.

  8. Alidemsi dixhital says:

    Natyrisht qe nuk ka mundesi, po te jesh Kali i Kalec Deges nuk ke tru per konkluzion…..

  9. Merati says:

    Eshte e vertete e femijet e deputetve jane plera se dhe deputetet vete jane plera nuk kane kohe ti edukojne se mendjen e kane cfar do bejne keto 4vjet per ndonje pisllek se kater vite ikin shpejt dhe ju duhen pare ata jo vetem femijet ju dalin jashte kontrollit por dhe grate ju ikin nga ju do qefi se dhe vete bejne cfar ju do qefi

  10. SS says:

    SA …KEQ CFAE NUK PO I BEJNE NJERIUT ME TEORITE E KOMUNIKIMT TE TEKNOLOGJIVE MODERNE TE MESHTRIMIT PER TJA MANIPULUAR MENDJEN E NJERIUT GJATE 24 ORESHIT TE DITES NE CDO SEK. CDO PARTI NE PUSJTET OSE OPOZITE KETO FORMA OI APLOKN FALE KURSEVE QE TRAJNOHEN NE USA E VENDE TE TJERA TE ZHVILLUAR SI TEORI KONSPIRACIONI DHE FALE KETYRE INVESTIMEVE KANE PAS EDHE REZULTATE NE ZGJEDHJE POR EDHE NE PUSHTET PER TE DALE NGA SITUATAT KRITIKE GJATE LUFTES ME KUBNDERSHTARET E TYRE POLITIKE .POR FALE KESAJ POPULLI ESHTE KTHYER NE SPEKTATORIN BUDALL QE PO I MER ME TE VERTETE DUKE RENE NE GRACKEN E TYRE DUKE U BERE PJESE E LOJES QE NE PERFUNDIM FITON AI QE ESHTE NE PUSHTET OSE AI TJETRI NE OPOZITE PER TE ARDH NE FUQI . KUJDES ….MENDJA NJEREZORE PO MANIPULOHET DHE OLGARKET E MENDJES NJEREZORE POA NA E SHFRYTEZOJNE ATE…..

  11. Endri Tirane ( Beratas ) says:

    nuk ka me bajga ne sex se grate e deputeteve ..Jane te gjitha fshatarka , e te pa mesuara sidomos ato LIBRAZHDIOTET E KAVOJSET ..Bejne si te uritura e te papara ,e tregojne ate mikun e burave te tyre shume te vogel e te pazhvilluar …mbase edhe genjejne , por eshte e vertete qe fshataret e kane peosin shume te vogel besoj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje