Veliaj: Autori i ligjit që detyron fëmijët të paguajnë biletën e autobusit është Lulzim Basha, e bëri në 2007

27 Shtator 2018, 12:12Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak se ish ministri i Transporteve dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha është autori i ndryshimeve ligjore që detyronte fëmijët nga mosha 0 deri në 6 vjeç të paguanin biletën e udhëtimit në transportin urban.

Ai sqaroi se administrata aktuale e Bashkisë Tiranë i ka kërkuar kompanive të transportit urban në qytetin e Tiranës që fëmijët e kësaj moshe të udhëtojnë falas në autobusët urban.

Kjo pasi, sipas tij, qeveria e mëparshme e Partisë Demokratike e kishte hequr këtë detyrim për kompanitë me ligj, duke i lënë atyre dorë të lirë për të detyruar fëmijët që të paguanin biletën.

“U ngrit një histeri për çmimin e biletës për fëmijët.

Në fakt ligjin e transportit urban në Republikën e Shqipërisë e ka bërë ish-ministri i Transportit, Lulzim Basha në vitin 2007, që ka hequr ligjin e kohës së Adil Çarçanit që thoshte nga 0 deri në 6 vjeç udhëtimi është falas.

Bashkia jonë në kundërshtim me ligjin e Lulit ministër i transporteve i ka kërkuar në mënyrë të paligjshme nëse flasim në sensin juridik të këtyre profesorëve të Juridikut që sa bojkotuan mbledhjen.

 I kemi kërkuar ne në kontratë që fëmijët të udhëtojnë falas.

Po të ishte për ligjin e Lulit ministër Transporti, oligarkët i kishte pasuruar me biletat e kalamajve nga 0 deri në 6 vjeç. E kishim ministër Transporti, partia tjetër aleate kishte të tjerë ministër Transporti pas Lulit. 10 vjet Ministria e Transportit o PD o LSI.

Ja ku jemi. Prandaj ikin, nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

5 komente në “Veliaj: Autori i ligjit që detyron fëmijët të paguajnë biletën e autobusit është Lulzim Basha, e bëri në 2007”

  1. Skënder says:

    Mirë more, ky Lul krimineli e ka bërë ligjin pse nuk e ndryshoni meqë keni dhe shumicën në parlament? Po të kishte bërë Luli ligj që lejonte pallimin e gomerëve e dhive ju do vazhdonit ti pollonit meqë e bëri Luli ligjin?

    1. Flm says:

      E c’fare gallate …. te gjitha vendimet skandaloze qe mer PS-ja, ja ngarkon qeveris se 6-7 viteve te kaluara.
      ###
      Per sa budallenj e kaloni kete popull o LALI Eri, per sa akoma do te te kaloj ky mashtrim.

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    po keto vitet e fundit kush ka qene minister transporti, se nuk po me kujtohet?!

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    po keto vitet e fundit kush ka qene minister transporti, se nuk po me kujtohet?!!

  4. kls says:

    Veliaj – HAJDUT E PERVERS!
    Edhe ne Ministrine e Mirëqenies Sociale ‘SHPIFI” nje formule se si te rripte pensionet!!! Pensioni social nuk ka lidhje me pensionin me kontribute.
    Pensioni social lidhet per ata qe nuk kane punuar nje dite! Veliaj merr si baze kete pension per te llogaritur pensionin e kontribuesve, nderkohe qe ka mundesi nga me te ndryshmet per tu marre si reference! Ne Shqiperi pension social marrin hajdutet, ata qe nuk kane dhene asnje kontribut shoqeror gjithe jeten e tyre.
    Turp! Denigron E VJEDH punen e gjithe jetes te njerezve!
    Vetem nje HAJDUT I PADITUR si Veliaj mund te bej te tilla perverslleqe e SHEFI i tij te na e shese per SHPIKJEN e madhe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje