Banda e frikshme "Bajri" u shkatërrua nga një agjent i infiltruar belg, që fliste rrjedhshëm shqip?

28 Shtator 2018, 10:04Politika TEMA

Fundi i bandës erdhi për shkak të një agjenti belg, që fliste rrjedhshëm shqip dhe që ishte infiltruar brenda organizatës në Belgjikë. Burimet nga qarqet e sigurisë belge thonë se ai është një specialist në fushën e krimeve seksuale, me njohje të mira të bandave shqiptare.

“Nëse nuk paguan, do të të përdhunoj vajzën 12-vjeçare”. Ky ishte kërcënimi i Safet Rustemit, 33 vjeç, kur pronari i një kafeneje në Bruksel fillimisht nuk pranoi të përkulej para mafies shqiptare. Më në fund, ai pagoi, si thuajse të gjithë në qendër të kryeqytetit.

E njëjta histori në dhjetëra kafene në Schaerbeek, Koekelberg, Molenbeek, Anderlecht dhe Ganshoren, shkruante para pak ditësh gazeta e Antverpës. Në vjeshtën e vitit 2014, klani Rustemi mori nën kontroll botën e nëndheshme në Bruksel. Ata janë katër: Iliri, Bardhyli, Seadi dhe bosi, Safeti. Së bashku me një tjetër kushëri ata njihen edhe si Daltonët e Dobraçit, një lagje famëkeqe në qytetin verior të Shkodrës në Shqipëri.

Një burim gjyqësor konfirmoi për gazetën se emri i tyre lidhet me më së paku 40 vrasje. “Pa humbur shumë kohë, Daltonët u bënë të plotfuqishëm në Bruksel. Dy shqiptarë u zhdukën pa gjurmë pas një mosmarrëveshjeje. Pasuan edhe përplasje me armë. Klani furnizonte gjysmën e Brukselit me kokainë dhe prostituta, pronarët e kafeneve druheshin nga kërcënimet e tyre. Megjithatë drejtësia arriti t’i mposhtë pas një infiltrimi”, shkruan gazeta belge LeVif.

Por kush u infiltrua?

“Në Shqipëri është ndezur debati për këtë çështje, ndërsa disa thonë se fundi i bandës erdhi për shkak të një agjenti belg, që fliste rrjedhshëm shqip dhe që ishte infiltruar brenda organizatës në Belgjikë. Burimet nga qarqet e sigurisë belge thonë se ai është një specialist në fushën e krimeve seksuale, me njohje të mira të bandave shqiptare”, shkruan gazeta belge LeVif.

Duket paradoksale, pasi Shqipëria mund të kishte zbardhur dhe arrestuar Bajrin për këto vrasje. Këtë paradoks e vë në dukje edhe një shkrim i gazetës belge LeVif. Gazetarja Muriel Lefevre shkruan se banda e Safet Bajrit njihet edhe si ‘klani i 40 vrasjeve’ në Shqipëri. Ata akuzohen për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, organizim lotarish ilegale, pastrim parash, gjobëvënie, zhvatje, trafik dhe prodhim lëndësh narkotike.

Pavarësisht presionit nga pala shqiptare, vendimi i gjykatës belge për Bajrin ka ardhur në shtator. Madje autoritetet shqiptare e ngritën problemin edhe me ministrin e Emigracionit në Belgjikë, Theo Francken, por ai iu tha se ky është një problem i drejtësisë.

Procedurat

Ministri i Drejtësisë, Koen Geens, e pranon se ka patur një gabim njerëzor në procedura. Sipas ministrit, vonesa në dërgimin e dokumenteve ka lidhje pjesërisht me përkthimin e një dosjeje të madhe në shqip dhe për shkak të një gabimi procedural. “Rustemi ishte i dyshuar për vrasje në Shqipëri që në vitin 2001.

Në Belgjikë kjo është një arsye e mjaftueshme për arrestim. Më 26 dhjetor të vitit të shkuar ai shkaktoi një tjetër krim të armatosur në qytetin e tij dhe nuk u arrestua. Ndaj nuk mund të thuash se shtyrja erdhi për shkak të mbërritjes me vonesë nga Belgjika të dokumenteve.

Megjithatë kryesore është që banda e tij është çmontuar edhe me ndihmën e Belgjikës”. Ministri Geens vazhdon më tej, duke folur për një luftë të ashpër mes opozitës dhe mazhorancës në Shqipëri. “Vëllai i ministrit të Brendshëm, Xhafaj, është ekstraduar në Itali për trafik droge dhe korrupsion”, thotë Geens.

8 komente në “Banda e frikshme “Bajri” u shkatërrua nga një agjent i infiltruar belg, që fliste rrjedhshëm shqip?”

  1. Zigur Qarri says:

    Perderisa Safet jashtqitja,ka pasur aktivitet te”pasur”kriminal ne Shqiperi,nuk justifikohet mosarrestimi i tij,
    sepse vendimi i Gjykatës belge ka ardhur me vonese!Krimineli levizte i lire,dhe kete liri ja garantonte dikush,
    dhe dikushet jan Deputet e “rilindjes”,qe kerkuan mbeshtetje tek llumi i Shkodres.E ka verifikuar pasurine
    e Bajrave dhe burimet e kesaj pasurie qeveria,apo pasuria e kriminelave qe perkrahin PS-n,ka status te
    veçante?Jo per gje,por kur kerkojn te diskretitojne dike “Rilindja”,i gjen per dy ore,qofshin edhe para 30 vitesh.
    “Rilindja”duhet te pergjgjet per krimet e saj ne nje Gjygj nderkombetare,sepse opozita eshte vete e dhjere,
    shoqeri civile nuk ekziston, sistemi i drejtesise nuk funksionon.Te pakten ,Edi Rama duhet te gjykohet ne
    Amerike,qe te denohet ne karrike elektrike,dhe e ka pak.

    1. Dulla says:

      Bajrat nuk dolen tani ooo koke xhel po aty ishin. Pse duhet te kene ekskluzivisht lidhje vetem me rileshet ?
      Kot e ke qe cirresh. Ne fund prape dru do hash nga ndonje te PeDe’se

    2. Vjosa.al says:

      Ik mor idiot, Zigur Qarri, ose me mire duhet thene Zigur Qorri!
      Sipas shkrimit qe ti sapo lexove me lart, veprimtaria kriminale e bandes Bajraj, eshte zhvilluar ne Bruksel edhe me shume se sa ne Shqiperi.

      Dhe keta Bajrat, si shume banda te tjera kriminale vendase dhe te huaja, perfshire ato shqiptare, mbajne me droge dhe me prostituta Brukselin, gjithe Belgjiken dhe, madje, gjithe Evropen, e zhvillojne aktivitetin e tyre kriminal ne Bruksel, ne Belgjike dhe ne te gjitha kryeqytetet dhe qytetet evropiane, nen syte dhe hundet e policive te ketyre vendeve dhe te interpoliti te tyre, me konsumatore te qytetareve te tyre te “civilizuar”, qe me varesine e tyre nga marijuana, heroinat, prostitutat dhe gjithe veset perverse te nje shoqerije qe konsumon imorlitet dhe degjenerim, jane autoret dhe konsumuesit e vertete te ketij kriminaliteti mafioz vdekjeprures.

      Ti zoti Zigur Qorri, megjithe nivelin mjeran te inteligjences qe tregon ne te gjitha komentet e tua idiote dhe te politizuara e te dogmatizuara, i di keto te verteta te thjeshta e te hapura, sikurse i di cdo qytetar evropian dhe shqiptar qe ideologjia dhe propogandat fallco nuk i kane hedhur ende trute e gomarit, te me falin gomeret.
      Dhe nese ti i di keto te verteta te hapeta, athere a mund te na thuash more zog gomarit, ndjese gomereve, c’lidhje ka Rilindja qe te ka verbuar syte dhe trute, qe te shkoje ne nje gjyq nderkombetar, kur vete ato vende dhe qeveri evropiane ku konsumohet krimi e prostitucioni, nuk ju rruhet as edhe nje fije leshi prej tyre.

      Prandaj zoti Qorri, ruaji ketoi sentimente dhe delikatesa te tuat idiote militante per mitingjet e Sali Berishes dhe Lulzim Bashes dhe, po deshe t’u japesh nje dore, shko tek laboratori i shpifjeve te SHQUPI dhe tako ate zagarin, me fal gazetarin Basir Collaku, sajo ndonje dosje te re, te ngjashme me dosjen Babale apo ndonje dosje tjeter Nuhu, per t’i ardhur ne ndihme bastjonev te verteta te krimit dhe korrupsionit pedeist ne Shqiperi.

  2. Kalec Dega says:

    Belg qe flet rrjedhshem shqip? = shqypo belg

  3. Muli says:

    Në Bruksel nuk ka kriminel vendalinj vetëm bandat të tmerrshme që vijnë nga jashtë. Nuk thënë që bandat nuk kanë gjynahet dhe krimet e tyre, quhen kriminelë dhe jo të tmerrshëm, sepse çdo krim në vetëvete është i tmerrshëm. Çdo krim dhe kriminel është i tmerrshëm pra dhe bajrat janë kriminelë si gjithë t ë tjerët, dhe jo të tmershëm.

  4. Realisti says:

    Pra “faleminderit” belgeve, sepse te ishte per keta tanet, Bajrat do te benin edhe 40 krime te tjera dhe… do te ishin prape te lire.

  5. E says:

    Belg qe flet shqip ? Po ne jemi qen, si ka mundesi qe perendia e huaj mesoi gjuhen tone!!! Vetem gjuha e perendive mesohet.

    Prandaj jemi dhe sahanlepires ndaj te huajve !!

  6. Virusi says:

    Po leri lidhjet o Zigur se krimi nuk ka ngjyre. Ne vend te thuash, shume mire qe u zmontua nje bande, kerkon te besh politike. Kur behen arrestime te tilla dhe eleminohet nje struktur kriminale, duhet falenderuar policia se ka bere detyren, ka fituar shoqeria dhe eshte forcuar shteti. Ti kerkon te evidentosh lidhje qe as vet nuk I di e Jo te bindesh te tjeret, te eshte futur politika ne gjak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje