Pas verifikimeve, drejtoresha e SHÇBA përgënjeshtron Nuhun: Nuk ka qenë në punë atë ditë, gënjen dhe për të tjerët. Deklaratat, të pabaza

28 Shtator 2018, 18:39Politika TEMA

Drejtoresha e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Anila Trimi deklaroi këtë pasdite se më 21 korrik, Emiljano Nuhu nuk është kërcënuar me armë zjarri në stacionin policor të Fushë-Krujës, ashti siç ai pretendoi.

“Më datë 21 korrik 2018 s’ka qenë i gatshëm Nuhu, por një punonjës tjetër i këtij stacioni. 

Nga intervistat e dokumentet, nuk rezulton që personat e përmendur si kërcënues të kenë qenë prezent në stacion as në këtë datë e as në ndonjë datë tjetër”, prezantoi Trimi mes të tjerash, rezultatet e hetimeve të deritanishme.

Deklarata e plote:

Jam sot këtu para jush për t’ju bërë me dije se SHÇBA ka filluar dhe është ne vijim të një hetimi të thellë dhe të detajuar të të gjitha pretendimeve dhe deklaratave të bëra publike nga ish-punonjësi i Policisë së Shtetit Emiljano Nuhu, të bëra publike nëpërmjet një interviste të transmetuar në media.

Në përmbushje të detyrave institucionale, SHÇBA monitoron ligjshmërinë e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.

Menjëherë me transmetimin në media të pretendimeve dhe deklaratave të ish-punonjësit Nuhu, SHÇBA krijoi një grup hetimor të posacëm të drejtuar nga unë, si Drejtor i Përgjithshëm, Altin Curri, shef i sektori ne Drejtorinë e Përgjithshme të SHÇBA, Arben Frasheri Drejtor i SHÇBA Tiranë, Fatos Balla, Shefi i Sektorit te Hetimit SHÇBA Tirane dhe Melsi Agolli Shefi i Sektorit SHÇBA Durrës

Deri në këtë moment, grupi i hetimit:

1.Ka shqyrtuar një sërë dokumentesh që mund të kenë të dhëna për çështjet e pretenduar, përfshirë librin e shërbimit të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, Urdhrin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Krujë për kryerje veprimesh hetimore, urdhrin e brendshëm për planëzimin e shërbimit të këtij stacioni dhe librin e denoncimeve të qytetarëve.

2.Ka marrë në intervistë më tepër se 20 punonjës policie, në Krujë, Tiranë dhe Berat përfshirë drejtuesit e këtyre strukturave, të cilët mund të kishin dijeni të ngjarjeve të ndodhura në datat dhe vendet e pretenduara nga Emiljano Nuhu.

3.Ka marrë në shqyrtim pamje filmike të bizneseve private në Fushë Krujë dhe Tiranë me qëllim verifikimin e pretendimeve të ish punonjesit Emiljano Nuhut.

4.Ka administruar fashikuj hetimi, fashikuj procedimi dhe gjithë korrespondencën ndërmjet Komisariateve Krujë dhe Komisariatit 6 ne Tiranë dhe Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Krujë dhe Tiranë, për këtë çështje.

5.Ka kryer kontrolle në sistemin TIMS dhe sistemet e tjera të Policisë së Shtetit.

Nga ky aktivitet, deri tani janë verifikuar disa rrethana dhe fakte:

1.Nga intervistat e drejtuesit dhe punonjësve të Policisë së Stacionit Fushë Krujë rezulton se më datë 21/07/2018, pra data e pretenduar, nga ish punonjesi Nuhu nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë.

2.Nga Urdhri i Brendshëm për planëzimin e shërbimit, rezulton se, më datë 21/07/2018, Emiljano Nuhu nuk ka qenë OPGJ i gatshëm, por një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit.

3.Nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicion, nuk rezulton që personat e përmendur në intervistë, si kërcënues të tij, të kenë qenë prezent në ambientet e Stacionit të Policisë së Shtetit në fushe Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme.

4.Nga Urdhri i Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Krujë, rezulton se vetëm në datë 27/07/2018, Emiljano Nuhu është ngarkuar për hetimin e kësaj çështjeje.

5.Nga shqyrtimi i fashikullit të hetimit rezulton se nga 11 veprime hetimore të deleguara nga Prokurori i çështjes, Emiljano Nuhu ka kryer vetëm 4 prej tyre.

6.Nga ekzaminimi i pamjeve filmike dhe komunikimeve elektronike, rezulton se Emiljano Nuhu takohet, ndër të tjerë, me personin nën hetim, në ambientet e një lokali privat, në Tiranë më datë 30/07/2018. Nga pamjet dhe komunikimi elektronik krijohet bindja e një takimi mes personash të njohur, megjithate kjo eshte nje rrethane qe do te verifikohet nga organet qe udheheqin hetimin ne kete rast.

7.Nga dokumentet rezulton se Emiljano Nuhu nuk paraqitet në detyrë që nga data 14/09/2018.

8.Më datën 15/09/2018, Emiliano Nuhu, rezulton të ketë udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës drejt një vendi të Bashkimit Europian. Në sistemet e Republikës së Shqipërisë apo ato të Republikës së Kosovës, Emiliano Nuhu nuk rezulton i regjistruar në hyrje-dalje, në asnjërën nga Pikat e Kalimit Kufitar Shqiptare apo Kosovare.

9.Me datën 16.09.2018, Emiliano Nuhu, i ka telefonuar nga jashtë Shqipërisë, punonjës policie, të cilit i ka kërkuar të marrë armatimin personal, pistoletë, te cilen e kishte lene tek vjehrri i tij, për ta dorëzuar më pas.

Nga shqyrtimi i rrethanave të deritanishme, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ish-punonjësi i Policisë Emiljano Nuhu, me veprime dhe mosveprime, ka kryer disa shkelje si:

1.Shpërdorim detyre

2.Kalim i paligjshëm i kufirit

3.Nxjerrje e sekretit hetimore

4.Shkelja e procedurave të punës në hetimin e çështjeve

5.Shkelja e rregullave mbi armatimin personal të punonjësit të Policisë së Shtetit

SHÇBA po shqyrton me imtësi të gjitha rrethanat e tjera, pretendimet si dhe ligjshmërinë e të gjitha veprimeve apo mosveprimeve të këtij ish-punonjësi policie, të personave të lidhur me të si dhe veprimet apo mosveprimet e eprorëve të tij.

Në përfundim të hetimeve do t’ju bëhen me dije rezultatet, referimet dhe propozimet e masave përkatëse të punonjesve nese do te rezultojne me shkelje.

13 komente në “Pas verifikimeve, drejtoresha e SHÇBA përgënjeshtron Nuhun: Nuk ka qenë në punë atë ditë, gënjen dhe për të tjerët. Deklaratat, të pabaza”

  1. Azili ne plan te pare says:

    Çfare i intereson atij se çfare thoni ju. Per ate ishte e rendesishme te merrte azil ne zvicer qe do te thote se ka siguruar jeten e tij dhe te femijeve. Edhe ta besh gjeneral ne shqipri atij nuk i intereson me. Ai ka arritur qellimin dhe ka bere mire por e keqja ketu eshte se nje vajze e re e dhunuar eshte bere e njohur ne gjithe shqioerine. Nuk duhet ta kishin ekspozuar vajzen .

    1. Tani says:

      KJo eshte nje dhune qe paska ndodhur por une nuk e kuptoj qe perse i tere shteti eshte hedhur ne aktivitet xhanem? Si eshte e mundur qe per nje djale deputeti qe paska edhe goditur per nje aresye apo tjeter, le te themi xhelozie, te dashuren e tij, na u ngrit nje akuze e tere qe ka shkuar deri ne Bruksel? Uau Kuvendi ka bere ligje dhe keto ligje duhen zbatuar. Vajza e terhoqi padine, pra ska ceshtje. Atehere, clidhje ka ketu depuyteti apo shteti? Le te merret Prokuroria me kete pune. Nuk e kuptoj se perse opozita qe nga Balla e me radhe i pergjigjen kesaj akuze qesharake qe nuk ka ceshtje, sepse te rinjte jane pajtuar. Po mund te kete ndodhur dicka e dhunshme por vajza eshte ne rregull, nuk ka asnje demtim, eshte pajtuar dhe gjithcka eshte ne rregull. Keto jane poshtersi te organizuara nga SHQUP-i.

      1. like says:

        ishalla po te kapin ty ndonji dite e pastaj le te degjojme se je pajtuar. pastaj o debil i sulltanerve merre vesht nje here e mire se ligjhet e shtetit nuk kane te beine fare me vetgjyqesine tende. neper bote kto ngjarje denohen edhe pa denoncuar fare viktima. ke degjuar ç´behet ne Hollywood apo jo? po Roman Polanski te ka rene ne vesh or tutkun qe na ke dale te behesh edhe avokat njesoj si majmunat me kallash qe na sollen demokracine e shimpanzeve?
        pse nuk shkon me mire te hash ndonje qofte a te pish ndonje teke raki or lummadh. ti dhe gjithe debilat si ty qe te duket se mere ke shkuar ne amerike dhe ke Turin e Ainshtainit tani.

    2. Grigor says:

      Sakte. Komenti më praktik dhe my me logjikë i vitit.
      Të tjerat Jane perralla dhe me the të thashe

  2. Alban Dega says:

    PERDHUNUESIT E XHESILES NE PRANGA !

    – NGA ALBAN DEGA, NJU JORK

    CFARE MASKARALLEKU DHE MASHTRIMI BANDITESK I SALI BERISHES DHE PERDHUNUESVE POLITIKE E MEDIATIKE TE PARTISE BABALE LULEZIM BASHES, EDI PALOKARI, GRIDA DUMA, MONA CIZMHA… BASIR COLLAKU, BLENDI KORAN TOPTANI E CO. I JANE VERSULUR SI HIENAT NJE VAJZE FATKEQE DHE PO E PERDHUNOJNE ME KEQ E ME BARBARISHT SE I DASHURI I SAJ !
    NESE AJO ESHTE MBI MOSHEN 18 VJECARE KA TAGER TE PLOTE LIGJOR DHE AVOKATI E DESHMITARI PAMOR I SAJ TREGON PA MEDYSHJE SE NUK KA PARE ASNJE SHENJE DHUNE NE TRUPIN E SAJ DITEN QE KA TERHEQUR DENONCIMIN E SAJ QE ESHTE E NJEJTA DITE ME PARAQITJEN E SAJ NE POLICI .
    PO ASHTU AVOKATI I SAJ VERTETON QARTAZI SE MARRESI I DENONCIMIT NUK ESHTE MASHTRUESI DHE CIMKA E BERISHES NE POLICINE E FUSHE-KRUJES EEMILJANO NUHU, POR OFICERI I POLICISE GJYQESORE GENTIAN CITOZI!
    TE NJEJTEN GJE E RIKOFIRMON ZYRTARISHT DHE LIGJERISHT, ME FAKTE E PROVA TE PAKUNDERSHTUESHME, DREJTORESHA SHCBA-SE Z. ANILA TRIMI QE ME 21 KORRIK 2018 EMILJANO NUHU NUK KQ QENE FARE NE STACIONIN E POLICISE SE FUSHE KRUJES.
    QE KETU BIE KREJT KESHTJELLA PREJ RERE RENASH SKANDALOZE TE REGJIZOREVE SALEH BERISHES, LULEZIM BASHES… DHE SKENARISTIT TE PAGUAR PREJ TYRE DHE TE DESHTUAR KEQAZI BASIR COLLAKU, CKA ME OSE PA PAGESE NGA PARTIA BABALE PERBEN NJE KRIM TE RENDE DHE NJE SHKELJE FLAGRANTE TE LIGJEVE SHQIPTARE DHE NDERKOMBETARE TE PERSERITUR TE TYRE PER AZILIN POLITIK DHE PER DESTABILIZIMIN POLITIK TE VENDIT .
    PERVEC HETIMIT TE NGJARJES SE DHIMBSHME TE XHESILA MALOKUT, TE HETOHET EDHE ROLI I NDYRE I KAMIKAZIT TE BERISHES DHE PARTISE BABALE, BASIR COLLAKU JO VETEM NE KETE RAST, POR EDHE ATE TE DRITAN ZAGANIT, I DENUAR ME VENDIM TE FORMES SE PRERE ME TRE VJET BURG NGA GJYKATA E VLORES.
    NJEKOHESISHT MINISTRIA E BRENDSHME, MINISTRIA E DREJTESISE DHE PROKURORIA E PERGJITHSHME TE PERGATISE DOSJEN ME DOKUMENTE E DESHMI LIGJORE DHE TE KERKOJE NGA KOLEGET E TYRE TE ZVICRES ANULLIMIN E STATUSIT TE AZILANTIT POLITIK PER DRITAN ZAGANIN DHE EKSTRADIMIN E TIJ DHE TE EMILJANO NUHUT NE SHQIPERI PER KRIME TE RENDA DHE MASHTRIME FLAGRANTE ME QELLIM QE TI JEPET FUND SAGES SE PARTISE BABALE DHE MAFIAS SE SAJ MEDIATIKE, QE, SIC E FSHIKULLOI MJESHTETISHT DEPUTETI I PS-SE DHE KRYETARI I KOMISIONET TE LIGJEVE TE KUVENDIT TE SHQIPERISE ZOTI ULSI MANJA MBREME NE “OPEN” TE TOP CHANAL , JANE KTHYER NE ZYRA AZILI POLITIK TE RREME DUKE SHKELUR LIGJET SHQIPTARE DHE NDERKOMBETARE !
    PERDHUNUESIT POLITIKE… DHE MEDIATIKE TE XHESILES NE PRANGA !
    LIGJ E DREJTESI !
    ASKUSH NUK ESHTE MBI LIGJIN !

    1. Prt 2 says:

      E i lumi ti per budallakun tend!

  3. Klea says:

    O alban na rrufsh te gjatin. Qe amerika i ben njerezit kara kete e dija por qe ti te ishe aq shume kar tani e mesova. Lere USA-n dhe kthehu tek ripjedhsat se ti je per lavaje jo per newyork. Allahu te marrofte

  4. i durumi says:

    Vertete qe politika eshte kurve ,por jo buce sic jane kthyer baxhellat e pd-s dhe lsi-s.Me vjen ndot nga keta njerez qe duan te marrin drejtimin e shqiperise ,te na drejtojne keta funderrina e mashtrues te nje kalibri te larte,Keta jane kampione te konkursit Genjen pa u skuqur.

  5. Toma says:

    Po hajduti eshte pa faj,KY eshte turp te mos thuash asnje fjale per vajzen e gjore dhe kriminelin.

  6. Korabi says:

    Ua rrofsh koqet Saliut e .Lulit dhe gjith demokratve shqiptar ti Alban Bytha nga New Yorku

  7. Luli says:

    Ooooo Korabi ore idiot I demokratve

  8. Lili says:

    Fatos balla ketu a eshte ne lidhje familjare me ate tjetrin qe nuk ishte ne fushe kruje,
    Kete sa per kuriozitet,jo nga paragjykimi..

  9. Berti says:

    Ne fakt do te ishte kulmi po te ishte e vertete, te dhunohet komisariati i policise qe duhet te na mbroje! ? Pu pu pu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje