"Pse nuk ndjehet fare te xhepat e popullit", Rama i përgjigjet qytetarit: Do apo s’do ti ekonomia është rritur, e thonë shifrat

28 Shtator 2018, 16:26Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një qytetari në rubrikën e tij “Përgjigja ime” në Facebook, pyetjet e të cilit lidheshin me ekonominë.

“Pse nuk ndjehet fare te xhepat e popullit kjo rritje? Pse rrogat mbeten njësoj?

 Pse pensjonet mbeten njësoj? Pse nuk rriten ndihmat ekonomike por pakësohen? 

 Pse paguajmë lekë për ilaçe, për doktorra? 

Pse paguajm rryshfete kudo në administrata? Pse osshe të faturon 2 muaj pak qe ti të mos marrësh rimbursim? Pse po largohen njerëzit nga Shqipëria? 

Pse gënjeni,” ishin pyetjet e komentuesit që Rama ka vendosur t’i përgjigjet nëpërmjet një videoje.

Kreu i qeverisë fillon të rendisë fakte e shifra që sipas tij tregojnë që ekonomia është rritur, e një ndër to është konsumi.

E kam pyetur veten pse kur del ndonjë lajm i mirë për ekonominë apo punësimin, ka një kategori komentuesish që shpërthejnë si lum

Është rasti për ta nënvizuar që në fillim, që kur unë tregoj fakte për ekonominë, as nuk rrah gjoksin as nuk pres lëvdata se e di se sa shumë punë ka ende për të bërë.

Gjithnjë jam i pakënaqur me veten ama kthesa ku ka hyrë ekonomia shqiptare, është fakt jo opinion. Janë fakte në llogaritë e shtetit dhe të duartrokitura në botë. 

Ka një matës për xhepat e popullit, konsumi. Konsumi s’do rritej nëse shqiptarët nuk kanë para në xhepat e tyre. Do ti apo s’do ti konsumi është rritur.

Rroga në sektorin privat është e vërtetë është rritur pak, por njësoj nuk janë jo. Pensionet janë temë më vete, por ata qe do dalin në pension, do të marrin më shumë. As një shoqëri e ardhur nga Hëna nuk i rrit pensionet më shumë se e lejojnë llogarinë.

Edhe yt atë, jo se s’do të të japë më shumë para, ai të do pafund, po prapë po të dha më shumë para për të prishur, shtëpia përfundon keq.  E di që të tjerëve i rimbursohen 100% ilaçet.

Ke paguar ndonjëherë ryshfet ti? Sot shkruaji direkt qeverisë, siç ke bërë këtë komentin, dhe jo kush të ka kërkuar ryshfet do shkojë direkt në prokurori.

Mos më thuaj mua që gënjen, se është e paedukatë, po a i di ti shifrat e njerëzve që kanë ikur e ardhur?,” tha Rama.

10 komente në ““Pse nuk ndjehet fare te xhepat e popullit”, Rama i përgjigjet qytetarit: Do apo s’do ti ekonomia është rritur, e thonë shifrat”

  1. katarakti says:

    Le te hane mut sa te duan babalet. Le te shpifin dhe te nxijne. Edi Rama nuk eshte i pikuar nga qielli,por ai eshte kryeministri me i zot qe ka pasur Shqiperia gjate ketyre 28 vjeteve. Ata qe presin dhe shpresojne te mrekullite, le ta mabjne frymen te Sala. Te koha e tij kur haheshim rrote me rrote me Gjermanine! Rama ndaloi rrokullimen dhe rrumpallen qe kishte pushtuar vendin. Dhe vuri ne zbatim rregullat me minimale te funksionimit te nje shteti. I beri njerezit te paguajne energjine dhe ujin. Qe ishin mesuar te mos ta paguanin ne kohen e rrumpalles. Tregtaret te paguajne kuponin etj etj. Rritja vjen dalengadale. Duhen rihapur fabrikat e groposura nga flama e PD-se, duhet mbrojtur prodhimi i brendshem nga dumpingu i huaj, duhen nxitur eksportet etj etj. Por duhet djerse. Duke qendruar ne kafene dhe facebook nuk rriten te ardhurat.

  2. SPQR says:

    ne momentin qe ti merr mundimin e ben gati 10 min video-monolog, vetem pse nje qytetar te paska ngacmuar ne seder me nje pyetje, dhe e sheh te arsyeshme te heshtesh kur klane kriminale, qe ti i ke futur ne Parlament (sepse ti je ai qe vendos per listat e deputeteve) torturojne e keqtrajtojne nje femer, duke sfiduar edhe ligjin e policine, pa iu hyre gjemb ne kembe, atehere une si qytetar te them: te kam dhj.. mu ne “rritje ekonomike”.

  3. realisti says:

    Hapu dhe – do bertiste Nasi Gjymi. Qytetari i flet per xhepin qe i dhemb, Rama i tregon shifrat. Tamam si koha e enverit, kur njerezve u servireshin shifra, por dyqanet ishin bosh.

  4. Zigur Qarri says:

    Eshte ne mendesine e diktoreve humbja realitetit,prandaj edhe kan nje fund te keq.
    Genc Sejko bëhet pjesë e protestës qytetare, mesazh nga Londra Edi Ramës: Mos mi…
    Ditën e sotme qytetarë dhe aktivistë të shumtë protestuan përpara ambienteve të kryeministrisë kundër arrogancës qeveritare,
    ……Ndërkohë për t’i dërguar një mesazh nga Londra kryeministrit Edi Rama ka menduar dhe Genc Sejko, i njohur për memet e tij
    kundër qeverisë.Me një pankartë me shkrim dore, mbajtur në protestë nga miqtë e tij, në mesazhin e Gencit shkruhej: Mos mi fshi mesazhet.Shumë qytetarë, mes tyre dhe Genci jo pak herë janë censuaruar nga ana e kryeministrit Rama në profilin e tij në ‘’facebook”.
    Edhe pse nuk është përdorur gjuhë fyese nga ana e tyre, duket se rojeve të facebook-ut të kryeministrit Rama nuk iu ka pëlqyer të
    thënurit e gjërave troç.(E.K/FAXWEB.AL)

    1. prizem says:

      Lexuat “perroi psiqik” nga Sikar Qorri…

  5. Ilir says:

    Nuk keni te hani?!
    Thoni ju, por c’thone shifrat?! Lol.
    Ke do besoj une , ju apo shifrat?!

  6. Virusi says:

    Me ke meresh, me ata qe rrine kafeneve. Ku dine ata se c’ben shoqeria, leri te meren me skedinat e llotos.

  7. Lani says:

    Ekonomi me 10 mije lek ne dite a ju shplaft mortja ju shpalf politokan te qelbur. .cfar te blej me 10 mije lek te qelbura o kryeministër kot .ka 27 vjet dita e punes 10 mije lek turp edhe çmimet katastrof per cdo gje made in chinna fallco komplet edhe milelli i bukes eshte fallco ne shqiperi. Shtet legen i poshter ..kemi marr fund gre bythen perpjete kudi çjam duke bere

  8. ME EMER says:

    .. sepse kam punuar me dyqanet per vite , ndaj dua tu them te gjithe atyre qe e bejne” diten nate” se ne kohen e Enverit dyqanet ishin plot ..!Shihni pas kohes se Enverit se c`fare bene ata qe nuk vajten per “raport ” ne O.K.B. , por ne U.S.A., KU DHE U ULEN NE KONGRESIN AMERIKAN PER KRAH PRESIDENTIT TE AMERIKES , QE MBYLLEN SYTE KUR NE VEND “RRA BOMBA ATOMIKE “QE SHKATERROJ C`DO GJE , PER TE FILLUAR NGA KUOTA “ZERO”..!.. PRA VENDI I LULEVE ,DRITES , I LIRISE , I BARAZISE ,I DASHURISE ETJ, U KETHYE NE
    FERRA ,VEND ZIJE , RROBERIJE ,PABARAZIJE , URREJTJE ETJ ETJ , ME DREJTUES RRETH 30 VJECARE TE PRIVILIGJUARIT E DJESHEM , KAMELEONET E HISTORISE SE LAVDISHME TE POPULLIT , QE ME SIGURI DUHET TE PERGJIGJEN NJE DITE ..!

  9. Koço says:

    Sot shqiptaret duhet te krenohen , jo per gjendjen e pergjitheshme ekonomike momentalisht por per shpresen e besimin e pa lekundur se Shqiperiame kete Mazhorance qeverisese dhe Kryeministerin e nderuar zotin Edi Rama , shqiperia po perparon me shpejtesi të konsiderueshme kjo per vizjonin , perkushtimin , punën dhe mbështetjen nga nderkombetaret , vecoj Sh B A dhe Gjermnine , ku qartazi duket perjjekja per te dale e lene pas nga llumi ku gjirizi ku e zhyti Krye Monstra , Gjarperi i Zi ,SAhliu Ky Anti shqiptar, Otoman , Kanunor ,Krimineli e XHihadisti i pa gjendur askund ne botë . Ky Intrigant , Vrasestar ,Krye Hajdut e Bandit , vazhdon të gatuaje ne strofullen e shqupit , Inttriga , shpifje, percarje , thirje per vrasje , mos dhenje llogari para organeve te Drejtesise që po ngrihen tashme me hir apo pahir te Politikes se Bandave e Mergatave tashme te stehuar e dislokuara ne Strohullen e Shqupit, të cilet bejne i ” Duva” Miletit të ngrihet në Mos bindje civile e të ” derdhe gjak” deri në rëzimin e e kësaj Qeverie dhe të Liderit te saj Zotin Ed Ramen , dhe që me pas keta mjeshtera te Mashtrimit e Shkaterimit per me se 20 vjet , këta Monstera e Gjiriza të deskretituar do ” Kalerojnë “do qeverisin pa voten e ketij popullit , por me armet e bandave dhe maskarenjeve e mercenarece te paguar nga Sahli Sudia e Lulezim i Aferave ,Ligesirave e poshterive pa fund te tijat e bandes së Halabakeve qe perfaqeson .Shqiperia sot ka nje Mazhorance te votuar masivisht nga shqiptaret, me struktura funksjonale ne gjithe vendin , me nje ” Parlament “te vendosur per te mbeshtetur programin e reformat e kesaj Qeverie te dale e shprese dhenese per kete popull ,shume vite larg ish bandes vjedhjeve e shkaterimeve te djeshme , kesaj Opozites se sotme , Korbash , Kukuvajkash , Faqe zinjesh Maskarenjesh e lloj lloj Bandite e Qelbanikesh te degraduarish fytyrash të poshterish , ish karrike thyerish . Kjo Mazhorance meriton te qeverise edhe per disa mandate pa medyshje duke qene e vetmja drite e shprese e ketij populli , vital e me integritet të vleresuarne mbare boten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje