FOTOT: Ja kush është i riu që vrau gjyshen në Durrës, zbardhet dëshmia e 21-vjeçarit: Kishim debate që pas vdekjes së babait

28 Shtator 2018, 08:38Politika TEMA
FOTOT: Ja kush është i riu që vrau gjyshen në Durrës,

Një ditë pasi një 81-vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, Policia e Durrësit ka vënë në pranga nipin 21-vjeçar, me dyshimin për vrasje.

Sipas policisë, dyshohet se Floresha Shkurti është vrarë nga Redmon Gruda, 21 vjeç, i cili jetonte bashkë me të.

Redmon Gruda ka pranuar autorësinë e vrasjes së gjyshes 81-vjeçare.

Gazeta Shqiptare ka zbardhur dëshminë e të riut, i cili ka bërë të ditur se që pas vdekjes së të atit nuk ka shkuar mirë me gjysen.

“Kisha debate të vazhdueshme me gjyshen. E godita në gjaknxehtësi e sipër.

Që kur vdiq babai nuk kemi shkuar mirë. Madje, dje kemi pasur një debat që ccoi në këtë akt ekstrem”, mësohet të ketë thënë i riu.

21-vjeçari, sipas policisë, i ka ngulur thikën në kokë gjyses së vet, pasi nuk i kishte dhënë lekë për hashash.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje