VIDEO: Momente prekëse në "Selman Stermasi", Leo Cara tifozi që fitoi duartrokitjet e të dyja tifozerive

28 Shtator 2018, 19:04Sport TEMA

Skuadra e Partizanit është përballur me një lajm shumë të hidhur këto ditë, pasi tifozi i vogël i tyre, Leo Cara, humbi sfidën me sëmundjen dhe u nda nga jeta në një moshë shumë të vogël.

E ndeshja derbi kundër Tiranës nuk do të kalojë pa një veprim nderues për djaloshin e vogël.

Në dhomat e zhveshjes të “Demave të kuq”, është parë një fanellë e kuqe me emrin e vogëlushit Cara, që me shumë gjasa mund të mbahet veshur nga lojtarët e Partizanit.

Nuk dihet ende nëse do të ketë një organizim ose ceremoni më të madhe për vogëlushin e ndjerë, por të paktën një fanellë me emrin e tij ndodhet në dhomat e zhveshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje